Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë një vizitë të paparalajmëruar në Finlandë, të mërkurën, për të marrë pjesë një samit të udhëheqësve të pesë vendeve nordike, ka njoftuar presidenca finlandeze. Zelensky është takuar në Helsinki me presidentin finlandez, Sauli Niinisto, vendi i të cilit u bë anëtari më i ri i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), në prill, për të diskutuar “luftën e Ukrainës për mbrojtje”, raporton AFP. Udhëheqësi ukrainas do të zhvillojë, po ashtu, bisedime bilaterale me kryeministrin suedez, Ulf Kristersson, me Jonas Gahr Storen e Norvegjisë, me Mette Fredriksenin e Danimarkës dhe me Katrin Jakobsdottirin e…
Author: Hamdi Kumanova
Referendumi për mbylljen apo largimin e kazinove nga qyteti i Tetovës nuk do të mbahet deri në vjeshtë. Arsyeja e shtyrjes sipas kreut të këshillit të Tetovës, është përgatitja e mirë me qëllim që të mos dështojë referendumi, shkaku i mos arritjes së censusit prej 50 + 1%. Nga lëvizja Anti bixhoz thonë se kjo procedurë duhet të përshpejtohet. Lënia në periudhën e vjeshtës për realizimin e referendumit, sipas Jushi Emërllahut, është pikërisht ardhja e mërgimtarëve, me qëllim që të rritet përqindja e qytetarëve të cilët do të dalin në votim. “Që të del me sukses qoftë procedura e referendumit…
LSDM-ja dhe shumica parlamentare ka propozuar ndryshime ligjore me të cilët kufizohet që interesi të mos jetë më i lartë se borxhi. Bëhet fjalë për ndryshime të propozuara në Ligjin për Marrëdhëniet Detyrimore dhe Ligjin për Përmbarim, njofton KlanM. Me ndryshimet ligjore kamata ndëshkuese nuk do të jetë më e lartë se borxhi – thonë socialdemokratët duke e ilustruar me shembuj konkret. “Në praktikë, për shembull për borxh prej 500 denarëve, shuma maksimale e interesit të jetë 500 denarë. Ose për borxh 1.000 denarë shuma maksimale e kamatës të jetë 1.000 denarë” – tha Jovan Mitrevski, deputet i LSDM. Socialdemokratët,…
Të martën mbrëma rreth orës 22 e 25 minuta, në Stacionin Policor në Tetovë është denoncuar se në afërsi të një ish objekti hotelerik në fshatin Jegunoc është gjetur i vdekur 51 vjeçari me iniciale L.M nga ky fshat. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen e tij dhe se nuk ka pasur gjurmë të dhunës. Është kryer hetim me pjesëmarrjen e Prokurorit Publik, mjekut nga reparti i mjekësisë ligjore dhe ekipet e Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i është dorëzuar familjes.
Qendra shtetërore e provimeve ka ndërprerë testimin ndërkombëtar të 4500 nxënësve të shkollave fillore për shkak të grevës për paga më të larta dhe ka lënë në paqartësi mbi 15 mijë maturantë që duhet t’i nënshtrohen provimit të maturës shtetërore, transmeton Portalb.mk. Mbrëmë mësuesit e klasave të katërta dhe të teta, klasat e të cilëve u përzgjodhën për testim, morën mesazhe se anketa ndërkombëtare TIMSS që ishte paraparë të mbahej më 5 maj është shtyrë dhe do të mbahet pas datës 14 maj. Ky testim madhor duhet të përfundojë deri më 25 maj. TIMMS (Trends in International Mathematics and Science…
Sipas të dhënave të Bankës Popullore të përpunuara nga Asociacioni për e-tregti në Maqedoni, mund të shihet se qytetarët e Maqedonisë për blerje të prodhimeve dhe shërbimeve me kartela bankare për e-tregti për vitin 2022 kanë shpenzuar 156.2 milionë euro që paraqet rritje prej 46.31% në raport me vitin e kaluar Krahas velrës, rritet edhe numri i e-transakcioneve që qytetarët e Maqedonisë kanë bërë jashtë vendit e që është 3.66 milionë në vitin 2022 dhe paraqet rritje prej 21.1% në krahasim me vitin 2021. Me kartela bankare në Maqedoni më së shumti është paguar në Britani të Madhe, Hungari dhe…
Presidenti i Republikës së Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, njoftoi së fundmi zbulimin e rezervave të reja të naftës në rajonin lindor të Türkiyes. “Dua të ndaj me publikun një lajm të freskët dhe të mirë. Ne kemi zbuluar rezerva nafte me një kapacitet prej 100.000 fuçi në ditë në Cuda dhe Gabar”, tha Erdoğan në një fjalim në ceremoninë e hapjes së termocentralit diellor Karapinar dhe projekteve të tjera në provincën qendrore të Konyas. Duke vënë në dukje se nafta e sapozbuluar pranë provincës Sirnak është e një cilësie të lartë, Erdoğan tha se “Türkiye nuk do të varet më…
Pjesëtarët e policisë së Tetovës, të martën rreth orës 17 e 20 minuta, në rrugën 122 në Tetovë, kanë arrestuar 42 vjeçarin nga Tetova me iniciale H.L sepse tek ai është gjetur dhe konfiskuar heroinë. Poashtu, atij i është marrë edhe një motor, për të cilin ekzistojnë dyshime se e ka prejardhjen nga një vjedhje. Personi një fjalë është mbajtur në stacionin policor dhe pas zbardhjes së rastit do të ketë padi adekuate.
Washington DC Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, Patrick Ryder, tha se vendi i tij e vlerëson luftën e Türkiyes kundër DEASH-it, transmeton Anadolu. Ryder në një konferencë për media iu përgjigj pyetjeve lidhur me operacionin e Agjencisë turke të Inteligjencës Kombëtare (MIT) ndaj të ashtuquajturit lider të DEASH-it, Abu Hussein al-Qurayshi, i cili u vra në një operacion në veri të Sirisë. “Këto lajme nuk mund t’i konfirmojmë aktualisht. Mirëpritet nëse është i saktë. Në kuptimin e përgjithshëm, vlerësojmë ato që Türkiye bën kundër DEASH-it. Ashtu sikur e dini, forcat turke kanë luftuar edhe në të kaluarën me…
Për shkak të renovimit, drogeria në blvd.“Kërste Misirkov’’nr. 61, në Bit Pazar, prej 07.05 deri 14.06.2023 do të jetë e mbyllur. Me këtë rast, dm u ofron konsumatorëve të saj -15% zbritje në ABSOLUTISHT GJITHÇKA…dhe produkteve tashmë që janë në zbritje! Këto zbritje do të zgjasin nga data 4 deri më 6 maj. Gjithashtu, deri më 05.06.2023 me çdo faturë në këtë drogeri do të fitoni një kupon me -15% zbritje për blerjet e radhës në drogerinë dm në Qendrën Vero. “Kanë kaluar më shumë se 10 vite nga hapja e kësaj drogerie. Kemi kënaqësinë të kujtojmë atmosferën e gëzuar,…
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, të gjithë gazetarëve, videografëve, fotoreporterëve, mediave dhe punonjësve të mediave, ua uroi 3 Majin-Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit. “Gazetarët duhet të punojnë me profesionalizëm dhe përgjegjësi dhe të jenë të liruar nga çdo lloj presioni. Gazetari e lirë është e barabartë me gazetari cilësore. Media të lira dhe të pavarura janë të domosdoshme për promovimin dhe mbrojtjen e demokracisë në të gjitha segmentet në shoqëri. Qytetarët kanë nevojë për informata të sakta, në kohë dhe të verifikuara. Vetëm një gazetari cilësore, e përgjegjshme dhe etike mund të sjellë deri në zhvillim të demokracisë, gjithëpërfshirjes…
Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut, javën e kaluar ka miratuar vendimin për hapjen e Urës së Ibrit, e cila është e mbyllur për qarkullim tash e shumë vite. Për këtë vendim, ish- komandanti gjerman i KFOR’it, Ehard Bühler, në një bisedë për Gazetën Express, ka thënë se është i kuptueshëm dhe legjitim. Gjenerali Bühler ka edhe disa këshilla për çështjen e Urës së Ibrit. Me propozimin e asamblistes nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Ferati-Doli, të premten Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka marrë vendim që të hapet ura që ndan qytetin e Mitrovicës në dy pjesë. Ai tha se…

