Ambasadori i Azerbajxhanit në vend, Kamil Kasiev sot do ta vizitojë Kuvendin. Siç informon shërbimi për informim i Kuvendit, Kasiev do të takohet me kryetarin e grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Azerbajzhanit, Enes Ibraim, si dhe me anëtarët.
Author: Hamdi Kumanova
Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, është ankuar sërish në Shtetet e Bashkuara pasi siç tha ai, SHBA-ja po financon organizata që kundërshtojnë administratën e tij. Këtë herë ankesën ai e ka bërë përmes një letre drejtuar presidentit amerikan, Joe Biden. Letra është dërguar me 2 maj dhe në të njejtën ditë, presidenti i Meksikës është takuar me një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë. Ai e bëri një ankesë të ngjashme përmes një note diplomatike dy vjet më parë, pak para një takimi virtual me nënpresidenten amerikane, Kamala Harris. Në letër, Lopez Obrador thekson se Agjencia…
Jemi të sigurt se ju ka ndodhur të hapni telefonin dhe të shihni se ora është 11:11 ose mund të keni vënë re se jeni në minutën 2:22 të këngës suaj të preferuar. Ndoshta disa çaste më vonë të njëjtin numër e keni hasur dhe në një biletë ose në porosi që bëni “online”. Këta numra që përsëriten vazhdimisht quhen numrat e ëngjëjve. Sipas shkencës së numerologjisë dhe spiritualistëve, sekuenca numrash të atillë janë sinjale nga universi. Thuhet se ata mbartin mesazhe dhe simbolika të rëndësishme të cilat mund të na tregojnë nëse jemi në rrugën e duhur. Ja kuptimi…
Deputeti i cili për shkak të pakënaqësive të ndryshme braktisi Grupin Parlamentar të LVV-së, Fatmir Humolli, pati kritika në adresë të kryeministrit Albin Kurti, për temën e dialogut me Serbinë.Sipas tij, LVV-ja i fitoi mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare që ta ndryshojë qasjen ndaj ndërkombëtarëve dhe ndaj Serbisë, për këtë proces.Por, ai e quajti Kurtin Kurtin të padijshëm “që vepron sipas egos së tij personale”. Për më tepër, Humolli e lavdëroi ish-kryeministrin Isa Mustafa, se si e detyrën presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “për ta firmosur marrëveshjen e vitit 2015 dhe në të njëjtën…
Data 4 maj është ditë e shënuar e shërbimit të zjarrfikësve, ku shtetet organizojnë aktivitete të ndryshme solemne në shenjë të respektit për punën dhe sakrificat që bëjnë zjarrfikësit për t’iu dalë në ndihmë çdo qytetari që ka nevojë për ndihmë emergjente në raste të ndryshme. Në këtë ditë të shënuar ndërkombëtare në shtetet e tyre ku veprojnë, zjarrfikësit vizitohen nga institucionet dhe mekanizmat shtetërorë, duke i nderuar me mirënjohje, falënderime, por gjithashtu zjarrfikësit demonstrojnë shkatheshit profesionale që dëshmojnë gatishmërinë emergjente për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve në çdo moment. Te ne në Republikën e Maqedonisë së Veriut kjo ditë…
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump thotë me bindje se do të ishte në gjendje t’i jepte fund luftës brenda ditës nëse zgjidhet përsëri në Shtëpinë e Bardhë. Përmes një interviste me Nigel Farage në GB News, Trump tha se për ndalimin e konfliktit do të “duhej 24 orë”. “Do ta marr fund dhe do të ishte e lehtë”- tha Trump duke e konsideruar luftën një “katastrofë që duhet të ndalet”. Sipas ish-presidentit, “ajo marrëveshje do të ishte e lehtë. Shumë prej saj ka të bëjë me paratë.” Trump, i cili më parë është mburrur për marrëdhëniet e tij të ngushta…
“Pas sulmit terrorist të sotëm, nuk ka alternativa të tjera përveç eliminimit fizik të Zelenskit”. Kërcënimi vjen nga zv.presidenti i Këshillit të Sigurisë Ruse Dmitri Medvedev. “Nuk është as e nevojshme të nënshkruhet akti i dorëzimit të pakushtëzuar. Edhe Hitleri, siç e dini, nuk e ka nënshkruar atë” , u shpreh Medvedev në Telegram. Presidenca ruse raportoi se Ukraina u përpoq gjatë natës të godiste rezidencën e presidentit rus në Kremlin me avionë pa pilot. Presidenti Putin nuk ishte i pranishëm në momentin e sulmit. Moska foli për një tentativë terroriste për të vrarë presidentin dhe njoftoi se do të…
UNICEF vlerëson se 640 milionë vajza dhe gra në mbarë botën janë martuar në fëmijëri, ose 12 milionë vajza në vit. Përqindja e vajzave të reja të martuara në fëmijëri është ulur nga 21% në 19% që nga vlerësimet e fundit të publikuara pesë vjet më parë. Megjithatë, pavarësisht këtij progresi, reduktimi global do të duhet të jetë 20 herë më i shpejtë për të arritur Objektivin e Zhvillimit të Qëndrueshëm për t’i dhënë fund martesës së fëmijëve deri në vitin 2030. Përqindja më poshtë Përqindja e të miturve të martuar është ulur nga 21% në 19% që nga…
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres bëri thirrje të mërkurën për dhënien fund të luftimeve në Sudan dhe për mbështetje ndërkombëtare për popullin sudanez, për të cilin tha se po përballet me një katastrofë humanitare. “Ndihmat duhet të lejohen në Sudan, dhe na duhet qasje e sigurtë dhe e menjëhershme për të qenë në gjendje që t’i shpërndajmë ato për njerëzit që kanë më shumë nevojë”, tha zoti Guterres gjatë një konference për shtyp në Najrobi, të Kenias. “Civilët dhe infrastruktura civile duhet të mbrohen, dhe punonjësit e ndihmave dhe mjetet e tyre duhet të respektohen”. Ministria e Shëndetësisë…
14-vjeçari serb që vrau nëntë persona të mërkurën në mëngjes në një shkollë fillore në Beograd planifikoi sulmin për një muaj. Policia ka konfirmuar se përveç autorit, në pranga ka përfunduar edhe babai i tij. Sipas BBC-së, 14-vjeçari ka përpiluar listën se cilët nxënës do t’i vrasë dhe në cilën klasë do të futej. Ai madje kishte planin se si të futej dhe të dilte nga shkolla “Vladislav Ribnikar” pas sulmit. Autori pati katër koktej molotovi në çantë. 14-vjeçari vrau tetë studentë dhe rojën e shkollës. Plagosi shtatë persona të tjerë, përfshirë një mësues historie, me të cilin…
Më 2 Maj, në një aksion të përbashkët e të koordinuar të njësive policore nga sektoret për tregti të jashtëligjshme me drogë, armë dhe materje të rrezikshme dhe Njësinë Speciale “Tigrat” janë gjetur dhe konfiskuar 150 kilogram drogë narkotike marijuanë në vlerë rreth 400.000 euro, njofton KlanM. Policia njofton se dje rreth orës 17.00 në rrugën “Skupi” janë ndaluar tre automjete me targa të Shkupit – Ford Galaksi që drejtohej nga B.Z (44), Pezho Ekspert që drejtohej nga R.Z (39) dhe vetura e tretë BMV drejtohej nga I.Z (19), të gjithë nga Shkupi. Policia, sic percjell KlanM, njofton se njëri…
Ministria e Financave do të sigurojë buxhet për terapi për 18 pacientë të prekur nga fibroza cistike të cilët janë cilësuar si pacientë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Një përgjigje e tillë e financave vjen pas protestave të sotme të shoqatës së pacientëve me fibrozë cistike të cilët kërkojnë që shteti të sigurojë terapi për të gjithë të prekurit nga kjo sëmundje të cilët janë 140 në numër dhe jo vetëm për disa që janë në gjendje të rëndë. “Kërkesat tona ishin që mos të sigurohet buxhet vetëm për 18 pacientë por për të gjithë pacientët sepse sëmundja është…

