Me rastin e 3 Мajit – Ditës Botërore të Lirisë së Medias, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në rrjetet sociale shkroi:
“Të gjithë ne, si qytetarë të këtij vendi, bartës të funksioneve publike, përfaqësues të institucioneve, bartës të profesioneve të ndryshme, jemi të detyruar të mbështesim dhe mbrojmë lirinë e medias dhe të sigurojmë që gazetarët të raportojnë të vërtetën pa censurë dhe frikë nga çfarëdo qpftë pasoje.
Mediat e lira kanë një rol veçanërisht të rëndësishëm që shoqëria të funksionojë në mënyrë të përgjegjshme dhe të përshtatshme. Fatkeqësisht, liria e medias është nën kërcënim në shumë pjesë të botës, e kështu edhe këtu tek ne, në shtëpi. Gazetarët janë shpesh shënjestër e ngacmimeve, frikësimit dhe madje edhe dhunës vetëm pse kryejnë detyrën e tyre.
Prandaj, si shoqëri, duhet të bëjmë gjithçka për të mbrojtur gazetarët dhe lirinë e medias. Dhe sot, në këtë Ditë Botërore të Lirisë së Medias, dhe çdo ditë tjetër, le të kujtojmë kauzën e lirisë së medias.
Le të qëndrojmë pranë gazetarëve dhe mediave që luftojnë për të vërtetën dhe të angazhohemi për të mbrojtur këtë shtyllë bazë të demokracisë”
Data 30.10.2026
Aktuale
- Zhernovski ngre alarmin: Dyshime për transferimin e mbi 50 milionë eurove përmes Alta Bankës, Mickoski dhe Slavevski heshtin
- Rexhepi: Jam kërcënuar pasi zbardhëm planin e vjedhjes te parcela ndërtimore e zjarrfikësve
- Jotova: Strategjia e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut duhet të vazhdojë siç ka qenë
- PLD: Skandal dhe mungesë koordinimi në Qeveri, dokumentet digjitale nuk vlejnë për policinë, kush do të mbajë përgjegjësi
- Pranon fajin i akuzuari për djegien e dy automjeteve të Ambasadës Bullgare në Shkup
- Sulmoi djalin pas një konflikti familjar, arrestohet 60-vjeçari nga Tetova
- Kontroll aksional ndaj automjeteve të mallrave, konstatohen 101 parregullsi për pesë orë
- Mashtrim me investime të rreme në internet, qindra qytetarë të dëmtuar në Maqedoninë e Veriut



