Presidenti Stevo Pendarovski do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit britanik Çarls që do të mbahet të shtunën, më 6 maj.
Nga kabineti i Pendarovskit për MIA-n konfirmohet se presidenti ka marrë ftesë nga Pallati Bukingem, të cilën e ka pranuar dhe do të shkojë në kurorëzimin e mbretit Çarls.
Në kurorëzimin janë të ftuar krerët e shteteve me të cilët Londra ka marrëdhënie të plota diplomatike, si dhe përfaqësues të rajoneve britanike dhe territoreve jashtë shtetit.
Presidenti Pendarovski, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Elizabeta Gjorgievska, mori pjesë edhe në Shërbimin funeral shtetëror të Mbretëreshës Elizabeta e Dytë në pallatin Vestminstër në Londër më 19 shtator të vitit të kaluar.