Vendosja e konzorciumit, e financuar nga fondi për sfida, do të mundësojë tek të rinjtë punësimin dhe rritjen e konkurrencës nga ndërmarrjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Forma e përpilimit të konzorciumeve parasheh përfshirjen e shkollave të mesme profesionale dhe shkollat e larta, në partneritet me kompanitë. Ministria e arsimit pjesëmarrëse në këtë projekt inicion tek të rinjtë përfitimet profesionale, si dhe rritjen e konkurueshmërisë midis tyre. Banka gjermane për zhvillim në RMV vë në theks mungesën e kuadrit profesional dhe jo mungesën e mjeteve financiare.
“Qëllimi ynë është që të rritet numri i të punësuarve tek të rinjtë dhe përzgjedhjen e kuadrit me aftësi përkatëse, që u nevojiten kompanive dhe me të cilat u mundësohet të rinjve që pas shkollës së mesme profesionale të hyjnë me sukses në tregun e punës, pastaj edhe nëse duan të vazhdojnë më tej me shkollimin e lartë.”, – deklaroi ministri i arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri.
“Nëse deri më tani problem kanë qenë mjetet financiare, tani thonë se nuk kemi fuqi punëtore. Atëherë nëse ne nuk kemi fuqi punëtore, ne duhet patjetër të ndërmarrim diçka të nevojshme, e si ta bëjmë këtë? Për këtë duhet vullnet dhe punë nga të gjitha palët, si nga ana e kompanive, ashtu edhe nga institucionet arsimore, nga ministria etj..”, – u shpreh drejtor i Zyrës së bankës gjermane për zhvillim në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, Reme.
Për angazhimin e të rinjve në tregun e punës, agjencia për punësim në vend ka shpallur thirrje për start up kompani në vlerë prej 307.500 denarë për person. Nëse dy persona të papunë dëshirojnë të bashkohen dhe të fillojnë biznesin e tyre, mbështetja financiare arrin deri në 615.000 denarë.