Me ndryshimet në pesë ligjet që hyjnë në procedurë parlamentare, krijojmë mundësi për ndërtimin më të shpejtë dhe më të lirë të korridoreve 8 dhe 10-D, thonë nga LSDM. Sipas tyre, ky është investimi më i madh në infrastrukturë, me vlerë 1.3 miliardë euro, nga të cilat të paktën 51 për qind ose mbi 600 milionë euro do të përfundojnë tek kompanitë vendase të ndërtimit. Korridori 8 njihet nga BE-ja si një korridor evropian me rëndësi gjeostrategjike, andej ndryshimet e këtyre ligjeve barten me flamur evropian.
“Me ndryshimet e nevojshme ligjore do të përmirësohet efikasiteti në ndërtimin e të gjithë infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe energjetike në të ardhmen. Miratimi i ndryshimeve ligjore nuk do lejojë që të përsëritet katastrofa me autostradën Kërçovë-Ohër, ku u lanë shumë afate dhe për shkak të projektit joadekuat u shpenzuan qindra milionë euro më shumë se sa ishte planifikuar fillimisht. Me ndërtimin e korridoreve, vendi ynë bëhet një rrethrrotullim i vërtetë në Ballkan.”, – deklaroi Martin Kostvski nga LSDM.
VMRO-DPMNE: Kryeministri Kovaçevski ikën nga debati
Ndërkohë opozita shpalli kallëzim penal për shkak të punëve jashtëligjshme. Ligjet po trokasin në një derë të vogël, të cilat Qeverisë i konvenojnë edhe përskaj kundërshtimit të BE-së,thonë ata.
“Sepse janë shkelur rregullat dhe procedura, kjo është e qartë. Për këtë arsye zgjidhje të reja ligjore me procedurë të shkurtuar me flamur evropian, arrijnë në Kuvend dhe për ditë vendosen në seancë plenare, pa pasur kohë dhe mundësi t’i shikojmë dhe shqyrtojmë.”, – thekson Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.
“Nga njëra ana e kemi deklaratën e zëvendëskryeministrit, i cili fjalë për fjalë pranon se janë duke bërë vepër penale, pranojnë se nuk kanë asnjë mjet juridik. Kjo ka qenë politike, nëse kështu ne udhëhiqemi, mund të interpretojmë çdo gjë politikisht.”, – u shpreh Borislav Kërmov nga e Majta.
Nga Kuvendi nuk kanë asnjë përgjigje përse ligjet me flamur evropjan që janë pranuar në shtëpinë ligjvënëse janë vënë në diskutim pas dy ditëve, në vend të vihen pas10 ditëve siç është e paraparë. Nga BE tashmë deklarojnë se ligjet konkrete për korridoret nuk janë në përputhje me standardet evropiane dhe kërkojnë sqarime shtesë nga autoritetet.