Author: Hamdi Kumanova

Ishte një natë e errët kur ndodhi sulmi. Dronët ukrainas po afroheshin me shpejtësi përmes ujërave. Në kohën kur ekuipazhi i anijes ruse të patrullimit Sergey Kotov i pa ata, ishte tepër vonë. Marinarët rusë hapën zjarr me mitralozë të rëndë, por anija e tyre u godit dhe u shkatërrua. Dronët e detit ukrainas kanë revolucionarizuar luftën detare gjatë viteve të fundit, duke gjuajtur pa pushim anijet ruse në det të hapur dhe madje edhe në bazat detare. Grupi-13, një njësi e fshehtë e agjencisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës, ishte pas sulmit të anijes “Sergey Kotov” javën e kaluar…

Lexo më Shumë

Në prangat e policisë ka rënë një 42-vjeçar nga Malësia e Madhe i cili akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan shtetasin V. D., 42 vjeç, banues në fshatin Vakë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak.        Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit…

Lexo më Shumë

Një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë të lënduar pas një aksidenti mes dy veturave në Shtaric të Klinës. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur gjatë orëve të para të së martës. “Në aksident ishin të përfshirë dy vetura civile me targa vendore. Deri te aksidenti kishte ardhur gjerë sa i dyshimti ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Klinës në drejtim të fshatit Ujmir dhe me të arritur në fshatin Shtaric- Klinë, kalon në anën e majtë dhe me pjesën e par ballore përplaset ne automjetin e viktimës qe ishte duke lëvizur në drejtim…

Lexo më Shumë

Një shpërthim tritoli është regjistruar mbrëmjen e të hënës në qytetin e Lushnjes. Mësohet se lënda shpërthyese ishte vendosur në derën e garazhit të shtetasit A. P. Për fat nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. “Në lagjen “Kadri Qystri”, Lushnjë, në derën e garazhdit të shtetasit A. P., është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

Lexo më Shumë

Kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, u është drejtuar me një letër deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar që të ndryshohet Ligji për Skema Pensionale. Jasharaj ka thënë se në plotësim-ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale ishte bërë një “gabim nga Qeveria, me apo pa qëllim”, duke fshirë “paragrafin 6 të nenit 8 të Ligjit bazik”, e në të cilin paragraf thuhej se “me këtë ligj u njihet stazhi i punës për pensionin kontributdhënës për vitet 1988-1999 punëtorëve të arsimit, të shëndetësisë dhe të tjerëve që kanë punuar në sistemin e Republikës…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Haitit, Ariel Henry ka rënë dakord të japë dorëheqjen pas javëve presioni dhe dhunës në rritje në vend. Ky vendim vjen pasi krerët rajonalë u takuan në Xhamajka të hënën për të diskutuar tranzicionin politik në Haiti. Ai ndodhet aktualisht në Porto Riko, pasi bandat e armatosura e penguan që të kthehej në vend. “Qeveria që unë drejtoj do të japë dorëheqjen menjëherë pas instalimit të një këshilli (të tranzicionit). Dua të falënderoj popullin Haitian për mundësinë që më është dhënë. Unë po u kërkoj të gjithë haitianëve të qëndrojnë të qetë dhe të bëjnë gjithçka që munden…

Lexo më Shumë

Ukraina ka thirrur të dërguarin e Vatikanit pas pas deklaratës së Papa Françeskut se vendi duhet “të ketë guximin të ngrejë flamurin e bardhë” kundër Rusisë. Kievi i tha nuncit Apostolik, Visvaldas Kulbokas iu tha se ishte “i zhgënjyer” nga komentet, njoftoi ministria e jashtme. Ministria e Jashtme “vuri në dukje se në vend të apeleve që legalizojnë të drejtën e të fortëve dhe inkurajojnë ata [Rusinë] të shpërfillin më tej normat e së drejtës ndërkombëtare, kreu i Selisë së Shenjtë duhet t’i dërgonte sinjale komunitetit botëror për nevojën e bashkimit të menjëhershëm të forcave për të siguruar fitoren e…

Lexo më Shumë

Sot bëhen 32 vjet nga vdekja e shkrimtarit dhe albanologut shqiptar, Martin Camaj në Munih. Kërkimet akademike të Camajt u përqendruan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti të atyre në Italinë jugore. Veprimtaria e tij letrare në harkun 45 vjeçar ka disa shkallë zhvillimi. Ai e nisi me poezinë, zhanër mbas të cilit i mbeti besnik gjithë jetën, kurse gjatë viteve të fundit u përqendrua shumë te proza. Martini u lind në Dushman të Dukagjinit më 13 korrik 1927 në vendin e quajtur Telumë. Datëlindja 1925 duket të jetë një gabim shtypi. Vendlindja e tij është “… në një…

Lexo më Shumë

Shiu i dendur në kryeqytetin e Bolivisë, La Paz, bëri që autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme, pasi lumenjtë e tejmbushur shkatërruan shumë shtëpi gjatë fundjavës. Presidenti Bolivian Luis Arce u zotua të dërgojë makineri të rënda dhe 3,000 trupa për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm. Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje në disa lagje dhe pjesë të izoluara të qytetit duke ndërprerë ujin, energjinë elektrike dhe rrugët. “Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga situata e vështirë që po kalon komuna jonë në La Paz”, tha Arce në një postim në platformën e mediave sociale X. Një person vdiq…

Lexo më Shumë

Mbahet sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku do të diskutohet për ngritjen e dy komisioneve hetimore. Palët kanë bërë negociata, të cilat do të diskutohen në mbledhje, e cila është parashikuar që të nisë rreth orës 13:30. Prej disa kohësh, krerët e grupeve parlamentare të PS-së, Çuçi dhe Bardhi nga opozita, kanë nisur negociatat për të kthyer jetën normale parlamentare. Negociatat kanë nisur me ndërhyrjen e kryeparlamentares Lindita Nikolla, për shtensionimin e situatës. Opozita kërkon ngritjen e komisioneve hetimore dhe maxhoranca ka deklaruar se është e hapur që të plotësojë këto kërkesa. Ishte News 24 dhe BalkanWeb që publikuan…

Lexo më Shumë

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë natës në Lushnjë. Ngjarja ndodhi në lagjen “Kadri Qystri”. Burime zyrtare bënë me dije se lëndë plasëse i është vendosur derës së garazhit të shtetasit me inicialet A.P. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale. “Në lagjen “Kadri Qystri”, Lushnjë, në derën e garazhit të shtetasit A. P., është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”, thuhet në njoftimin e policisë. (BalkanWeb)

Lexo më Shumë

Si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmë në rrugën nacionale Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në hyrje të Vushtrrisë, ka humbur jetën një person. I ndjeri mori lëndime serioze dhe u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë. Mësohet se viktima është vushtrriasi Mentor Merovci, i cili vdiq teksa po trajtohej në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe miqtë e të ndjerit në rrjete sociale. Lajmin për aksidentin fillimisht e kishte konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Lexo më Shumë