Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani njofton se ka marrë lajmërim se Mali i Zi do të pranojë pasaportat me emrin Republika e Maqedonisë, por nëse ato janë të vlefshme. “Mendoj se MPB nuk duhet të marrë këtë si alibi ose të gjejë ndonjë zgjidhje e cila do të anulojë aplikimet. Të fokusohemi në organizimin e një sistemi më të mirë, më pak politikë, në një organizim më të mirë me qëllim të rritjes së numrit të dhënies së pasaportave”, tha Osmani. Ai tha se MPJ tani vetëm ka ndihmuar në dhënien e dokumenteve të udhëtimit në përfaqësitë diplomatike-konsullare, për të…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Karposhti, Stevço Jakimovski thotë se është tronditur nga një, siç e quan ai skandal, pasi djali i tij bashkë me gruan e tij kishin kërkuar certifikatës së martesës, ndërsa të njëjtëve u është lëshuar certifikatë e vdekjes, përcjell TV21. https://www.facebook.com/TV21Videos/videos/1462674391021905/?ref=embed_video “Djali im dhe reja ime kërkuan certifikatë nga Libri Amë i të Martuarve, dhe të njëjtit kanë marrë certifikatë nga Libri Amë i të Vdekurve. Do të thotë dita kur ka qenë dasma e tyre, është vendosur si dita e vdekjes së tyre. Kemi edhe një vërtetim se pse të rinjtë po emigrojnë nga RM, jo…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një banor i fshatit Bllacë të Shkupit, përcjell TV21. I njëjti dyshohet se po transportonte dru në mënyrë të paligjshme. “Më 11.03.2024, në ora 14:00 në fshatin Vollkovë të Shkupit, zyrtarë policorë nga SPB-Shkup kanë privuar nga liria L.S.(48) nga fshati Bllacë, Shkup. Rreth orës 13:20 në fshatin Orman të Shkupit, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet të pasagjerëve tip “Volkswagen Golf”, i cili drejtohej nga L.S., e që ishte i ngarkuar me dru zjarri. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe një person tjetër…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri, me rastin e 12 marsit – Ditës evropiane për rritjen e vetëdijes kundër dhunës ndaj punonjësve shëndetësor, theksoi se dhuna kundër mjekëve është e palejueshme dhe e dënueshme me ligj. Demiri thotë se punonjësit shëndetësor duhet të ndjehen të sigurt në vendin e tyre të punës, që të mund të ofrojnë kujdes shëndetësor. “Të dhënat e Odës së Mjekëve flasin se 78 përqind e mjekëve kanë raportuar se janë ballafaquar me ndonjë lloj dhune në vendin e punës, ndërsa 80 përqind janë ballafaqur me dhunë verbale. Këto janë të dhëna të tmerrshme, që tregojnë se…

Lexo më Shumë

Pendarovski është politikan pa qëndrim. Fillimisht pohonte se ndryshimi i Kushtetutës paraqet përzierje në punët e brendshme, kurse më pas u pajtua – thonë nga VMRO-DPMNE-ja, duke prezantuar video-materiale nga deklaratat e Pendarovskit. “Stevo Pendarovski është poltikan pa qëndrim. Qëndrimi i tij është se cfarë do t`i thonë LSDM dhe BDI, për këtë shkak I ndryshon qëndrimet. Madje kur dikush do të mendojë se ka thënë dicka të mençur, ai menjëherë edukohet nga shtabi partiak dhe renditet pas Kovaçevskit dhe Ahmetit” – tha Mile Lefkov, VMRO-DPMNE. Siljanovska është dorë e zgjatur e Mickoskit. Nuk na duhet reprizimi i Ivanovit –…

Lexo më Shumë

Fotografi e vjetër – dezinformatë e re. Kjo është një nga format më të shpeshta të dezinformimit në internet. I tillë është rasti me lajmin se në Greqi po mbulohet edhe shenja “NMK” në targat e veturave nga vendi. Më 29 shkurt 2024, portali i TV Kanal 5 publikoi tekstin me titull: “Skandal: Në Greqi mbulohet edhe shenja NMK në targa”. “Në Greqi me një ngjitëse skandaloze është mbuluar shenja NMK në targën e një veture nga Shkupi. Mbi shiritin blu me shënimin NMK në targë, një autor i panjohur ka ngjitur afishe skandaloze ku shkruan – Ju nuk jeni maqedonas, ju…

Lexo më Shumë

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi thotë se OBRM-PDUKM ka krijuar sistem paralel brenda shtetit dhe se po pengon funksionimin e institucioneve, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Konfirmoj se para një viti kur njëra nga partitë politike kërkonte zgjedhje të parakohshme, ne jemi ballafaquar me të ashtuquajturën “grevë e bardhë” në të cilën institucionet nuk funksionojnë sepse dikush nga brenda bën shtypje”, tha Bytyqi. Ai thotë se ky sistem paralel është krijuar që nga koha e regjimit dhe se janë fuqizuar shumë. Bytyqi tha se janë në pushtet për të ndërtuar institucione funksionale, dhe nuk do të lejojnë që të kthehen…

Lexo më Shumë

Dje (11-mars) në ora 08:50 nga Spitali i Përgjithshëm i Gostivarit “Ferid Murad” në SPB-Tetovë kanë raportuar se një i mitur nga Gostivari është sjellë për ndihmë mjekësore. Sipas njoftimit, i mituri dhe babai i tij kanë qenë paraprakisht në një objekt në ndërtim në rrugën “Iljo Antevski-Smok” në Gostivar dhe është lënduar në një send metalik. Në vendin ku kishte ndodhur lëndimi ekipi nga SPB-Tetovë ka kryer inspektimin në të cilin kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Inspektorati Shtetëror i Punës. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.

Lexo më Shumë

Ramazani vuri në lëvizje edhe politikën. Natyrisht në kohë të fushatës për zgjedhjet e dyfishta, targetimi i besimtarëve është cak legjitim. Por, përtej kësaj, aktivitetet politike gjatë Ramazanit japin një mesazh ndryshe. Politikanët nuk I shohim në tryeza të rrumbullakta të diskutimeve, por në “sofrën” e iftarit. Përmes rrjeteve sociale ishim dëshmitarë se Ministrit të Jashtëm dhe Kandidatit presidencial të BDI-së, Bujar Osmanit, në iftarin e parë të këtij Ramazani, në “konak” i shkuan lideri Ali Ahmeti por edhe Kryeministri Talat Xhaferi. Aktiv ishte edhe kandidati presidencial i opozitës shqiptare, Arben Taravari. Ai u shkoi në “konak” banorëve të fshatit…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot u takua me ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë në vend, Ami Larson Xhein. Kryeministri Xhaferi drejtoi urime ndaj ambasadores Larson Xhein për anëtarësimin e Mbretërisë së Suedisë në NATO dhe i dorëzoi letër urimi drejtuar Kryeministrit suedez Ulf Kristerson. Me këtë rast, theksoi se me këtë akt historik, Aleanca bëhet më e madhe dhe më e fortë, e me këtë edhe siguria e përgjithshme transatlantike. Duke i uruar mirëseardhje Suedisë në NATO, Kryeministri Xhaferi theksoi se nga ky moment, aleatët vazhdojnë të ecin së bashku drejt përforcimit dhe…

Lexo më Shumë

Sulmi ndaj punonjësve shëndetësor po merr intensitet, ndërsa për ndalimin e tij nevojitet zgjidhje sistematike që do të zbatohet në nivel kombëtar dhe në nivel të shtëpive shëndetësore, thonë nga Oda e Mjekëve të Maqedonisë për nder të 12 marsit, ditës evropiane për ngritjen e vetëdijes kundër dhunës ndaj punëtorëve shëndetësor. “Oda e Mjekëve e konsideron si të papranueshëm sulmin mbi mjekët dhe punëtorëve tjerë shëndetësor, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për sulm verbal apo fizik dhe pa marrë parasysh se nga kush vjen ajo. Të gjithë duet të insistojmë në zero tolerancë të çfarëdo lloji sjellje agresive apo…

Lexo më Shumë

Është shfuqizuar masa e paraburgimit për Stefan Dimkovski i cili është i dyshuar për ndihmë gjatë arratisjes së Ljupço Pavlevskit-Palço. Vendimi që ai të del nga burgu i Shuto Orizares e ka marrë gjkatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale-Shkup. “Me propozim të prokurorit publik për shfuqizimin e masës së paraburgimit për S.D. dhe për caktimin e masës së kujdesit, gjykatësi nga procedura paraprake i caktoi masat, ndalim të lëshimit të vendit, marrjen e dokumenteve të udhëtimit, obligim që të paraqitet në gjykatë dhe marrjen e lejes së shoferit”, njoftojnë për “Fokus” nga Gjykata Penale./Telegrafi/

Lexo më Shumë