Kryeministri teknik Talat Xhaferi sot do të inspektojë aktivitetet ndërtimore të segmentit Petrovec – Katllanovë. Gjatësia e përgjithshme e rehabilitimit me zgjerimin e autostradës A1, segmentit Petrovec – Katllanovë është 10.7 kilometra, ndërsa investimi është 6.3 milionë euro, mjete të siguruara nga BERZH-i. Pas inspektimit, siç është paralajmëruar, janë paraparë deklarata për media.
Author: Hamdi Kumanova
Ish-kandidati për president të vendit, Imer Selmani thotë se zgjedhjet presidenciale aktuale ndryshojnë nga ato të mëparshme, duke qenë se në raundin e parë zgjedhor do të jenë dy kandidatë nga partitë e shqiptarëve, Bujar Osmani dhe Arben Taravari. Sipas Selmanit, në mesin e kandidatëve maqedonas janë dy favorit në rrethin e parë zgjedhor, kandidatët e LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së, Pendarovski dhe Siljanovska. “Me shqiptarët situata është ndryshe, votuesit shqiptarë do të zgjedhin mes dy kandidatëve Bujar Osmani dhe Arben Taravari. Do të ketë një debat të ashpër sepse të dy janë jashtëzakonisht të mirë dhe aktivë në skenën politike. Fushata…
MPB njofton se ka ndaluar një 63-vjeçar nga Velesi për shkak se dyshohet për tregti të paligjshme me lëndë narkotike. “Më 12.03.2024 në ora 03:30 në Veles, zyrtarët policorë të Departamentit për Trafikim të Paligjshëm me Droga dhe Armë në kuadër të SPB Veles kanë ndaluar J.K.(63) nga Velesi. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, në oborr janë gjetur dhe sekuestruar disa pako me lëndë pluhuri të bardhë. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.
Sipas informacioneve nga banorët e Negorcit, breshëri ka goditur dy herë rajonin e Gjevgjelisë. “Breshër në madhësinë e një arre ra pak pas orës 12:30, dhe pas orës 13:00 ra sërish dhe gjithçka u zbardh. Sipas informacioneve , breshëri ka goditur fshatin Negorci, qytetin e Gjevgjelisë dhe vendbanimet tjera përreth”, thonë banorët nga afërsia e Gjevgjelisë. Më 7 të këtij muaji, nga stuhia e përcjellur me breshër dhe reshje të dendura shiu është përfshirë edhe rajoni i Gjevgjelisë, ndërsa të nesërmen Komuna e Gjevgjelisë ka njoftuar qytetarët se të dëmtuarit nga stuhia mund të dorëzojnë kërkesë Komisionit për vlerësimin dhe…
Në lëndën penale të njohur në opinion si “Vrasja e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska”, pranë Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, është themeluar lënda VKŽ1-11/24, pas ankesës së të dyshuarit Aleksandar Gjorçevski, babai i vajzës së vrarë 14 vjeçare, kundër vendimit për vazhdimin e masës së paraburgimit. Gjorçevski nga burgu i Shutkës duhet të dërgohet në gjykatë. “Këshilli për vepra penale në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke vepruar sipas propozimit të të dyshuarit, është theksuar në ankesën e deklaruar përmes avokatit mbrojtës Vladimir Tufegxhiq, avokat nga Shkupi, ka caktuar seancë publike për 13 mars. 2024”,…
Partitë politike kanë ashpërsuar retorikën nxitëse gjatë prezantimit të kandidatëve të tyre për president të Maqedonisë së Veriut, por edhe në debate e statuse në rrjetet sociale, me besimin se në këtë mënyrë mund të përfitojnë vota në zgjedhjet që do të mbahen më 24 prill. Madje, në disa raste nuk kanë munguar as fyerjet që konsiderohen raciste, në mes të zëvendëskryeministrit Artan Grubi nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Izet Mexhitit nga opozita shqiptare dhe kryetar i Lidhjes Demokratike. Partitë politike kanë ashpërsuar retorikën nxitëse gjatë prezantimit të kandidatëve të tyre për president të Maqedonisë së…
Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani ka qenë i ftuar sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ku foli për disa çështje. Ndër të tjera, Osmani u shpreh se shqiptarët e Maqedonisë kanë flamurin kombëtar zyrtar, Kosova nuk e ka këtë, njofton Klankosova. Ai u shpreh se kanë edhe gjuhën zyrtare dhe siç u shpreh, të gjitha institucionet janë mundësi e barabartë për të gjitha komunitetet. “Sot shqiptarët e Maqedonisë kanë flamurin kombëtar zyrtar, Kosova nuk e ka flamurin kombëtar zyrtar”. “Ne e kemi atje, si shtet i vetëm në botë që ka flamur zyrtar,…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka sjellë vendim që të dërgoj ushtarë në Letoni. Këtë vendim Qeveria e solli bazuar në propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes. “Qeveria, në propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes ka sjell vendim për dërgim të pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për pjesëmarrje në misionin e NATO-s “Enhanced Forward Presence -eFP” në Republikën e Letonisë”, qëndron në njoftimin e Qeverisë. Qeveria në seancën e djeshme gjithashtu shqyrtoi dhe miratoi informacionin nga Ministria e Mbrojtjes për nevojën e dhënies së kontratës për furnizimin e helikopterëve transportues shumëqëllimorë, me lidhjen e marrëveshjes qeveri me qeveri…
Qeveria në seancën e sotme e ka shqyrtuar dhe miratuar Informacionin nga Ministria e Mbrojtjes për nevojën e dhënies së kontratës për blerjen e helikopterëve transportues për shumë qëllime, duke lidhur marrëveshje qeberi dhe qeveri ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës Italiane. Siç thuhet në kumtesë, Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, autorizohet të nënshkruajë Marrëveshjen ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Italisë, për bashkëpunim në fushën e aviacionit me helikopter ushtarak. Konform nevojës për reformimin e sektorit të mbrojtjes dhe integrimin e tij në NATO, të përcaktuar në Rishikimin…
Përgatitjet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare janë intensive nga pjesëmarrësit në zgjedhje, si dhe nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). Më 18 mars përfundon kontrolli i Listës Zgjedhore si për zgjedhjet presidenciale ashtu edhe për ato parlamentare dhe më pas përfundon afati për votim në diasporë. Listat e kandidatëve për president, përfaqësuesit e autorizuar të propozuesve ia dorëzojnë KSHZ-së jo më vonë se 19 mars deri në mesnatë. KSHZ-ja për “AIM” informon se deri më 11 mars, gjithsej 3.994 persona kanë kontrolluar Listën Zgjedhore në njësitë dhe zyrat rajonale, gjashtë persona kanë kërkuar ndryshimin e të dhënave të tyre, nëntë…
Në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot me fillim nga ora 12:00 do të mbahet seanca publike pas ankesës kundër masës së paraburgimit të Aleksandar Gjorçevskit, i dyshuar për rastin e vrasjes së vajzës së tij, Vanja Gjorçevska. Siç informuan nga Supremja, në lëndën penale të njohur në opinion si “Vrasja e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska”, para Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, rasti është formuar pas ankesës së të dyshuarit Aleksandar Gjorçevski, të deklaruar kundër vendimit për vazhdimin e masës së paraburgimit. “Këshilli për vepra penale pranë Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut,…
Vladimir Putin ka kërcënuar Perëndimin me dënim, duke paralajmëruar se Rusia është teknikisht e gatshme për luftë bërthamore dhe nëse SHBA dërgon trupa në Ukrainë, kjo do të shihet si një përshkallëzim i madh i luftës. “Nga pikëpamja ushtarako-teknike, ne jemi, natyrisht, gati”, tha Putin, 71 vjeç, për televizionin Rossiya-1 dhe agjencinë e lajmeve RIA kur u pyet nëse vendi ishte me të vërtetë gati për një luftë bërthamore. Putin tha se nëse SHBA vendos trupa amerikane në tokën ruse ose në Ukrainë, Rusia do ta trajtojë atë ngjarje si një ndërhyrje. “Në Shtetet e Bashkuara ka disa ekspertë në…

