Author: Hamdi Kumanova

18-vjeçari H.B., banues në Gostivar, dje (12 mars) në ora 20:00 ka raportuar në SPB Tetovë se rreth orës 06:00 të mëngjesit një person ka hyrë në barakën ku flinin disa persona në rrugën “Mara “Ugrinova” në Gostivar, me përdorim të forcës dhe kanosjes ka kërkuar para me një send të mprehtë informon Tetovasot. Sipas raportit, ata i kanë bërë rezistencë dhe personi është larguar me vrap. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.TS

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri dhe drejtori i përgjithshëm i Diaverum, Dimitar Klisarovski, sot informuan se është siguruar skriningu falas për 2000 pacientë të rrezikuar nga sëmundje kronike të veshkave. “Si pjesë e konkluzioneve të Akademisë së Parë Renal të mbajtur nëntorin e kaluar me iniciativën e Ministrisë sonë dhe Ambasadës Suedeze, me synim ndërgjegjësimin për sëmundjet e veshkave dhe parandalimin e hershëm të saj, së bashku me ofruesit e dializës Diaverum dhe Nephroplus, njoftojmë nisjen e projektit “Skrining i popullatës në rrezik nga sëmundjet kronike të veshkave”. Skriningu nis këtë muaj, do të zgjasë katër muaj dhe do të…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) konfirmoi edhe një herë se cilat dokumente të identifikimit do të jenë të vlefshme gjatë votimit në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Nga atje thonë se qytetarët do të mund të votojnë edhe me pasaporta të skaduara, jo më vonë se nëntë muaj. Nga ky institucion u bëjnë thirrje qytetarëve të kontrollojnë listën zgjedhore për të verifikuar saktësinë e të dhënave të tyre. “Në përputhje me ndryshimet në Kodin zgjedhor, në listën zgjedhore regjistrohen të gjithë qytetarët që kanë mbushur 18 vjet deri në ditën e zgjedhjeve, që kanë adresë banimi në territorin e vendit. Votuesit do…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot priti Ambasadoren e Suedisë, Ami Larson Xhejn. Në takim u shkëmbyen letra nga Ministrat e Punëve të Jashtme me rastin e anëtarësimit të Suedisë në NATO. Osmani e uroi Suedinë për anëtarësimin në NATO, duke theksuar se me këtë hap do të forcohet stabiliteti evropian dhe stabiliteti i përgjithshëm transatlantik. “Aderimi i Suedisë në NATO si vendi i 32-të anëtar është një moment historik që do ta bëjë Aleancën më të sigurt dhe do të forcojë sigurinë tonë kolektive. Njëherit paraqet konfirmim të unitetit të të gjitha vendeve anëtare, që është veçanërisht…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë seancës së sotme miratoi mes tjerash edhe miratoi Ligjin për menaxhim me pronë të konfiskuar, përfitim pronësor dhe sende të sekuestruara në procedurë penale dhe kundërvajtëse, qëllimi i të cilit është që të mundësohet procedurë e shpejtë dhe efikase që prona e konfiskuar me vendim të plotfuqishëm gjyqësor të shitet me sukses dhe do të mundësojë kthimin e mjeteve dhe pronës së fituar në mënyrë kriminale. “Konfiskimi i suksesshëm nënkupton përfundimin dhe rrumbullakimin e suksesshëm të procedurave të zhvilluara më parë në prokuroritë publike, në organet e tjera dhe në gjykata. Me…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” në Deçan, Shkodran Imeraj, sot do të dalë para mediave. Deklarimin për media ai do ta bëjë para zyrave të Agjencisë Kadastrale në orën 15:00. “Në ora 15:00, para zyrave të Agjencisë Kadastrale të Kosovës në Prishtinë (ndërtesa e Arkivit të Kosovës) në lagjen e Spitalit, kryetari i Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Decan, Dr.Shkodran Imeraj, do të ju drejtohet mediave.” Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar sot në mbledhjen e Qeverisë se i ka kërkuar Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për…

Lexo më Shumë

ZGJEDHJET 2024 Ish-kandidati për president të vendit, Imer Selmani, vlerëson se, fushata për zgjedhjet presidenciale do të jetë shumë më e intensifikuar në krahasim me herët e tjera, me një garë shumë konkurruese. Ai gjatë emisionit Klan Debat tha se, zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në prill dhe maj, ndryshojnë nga ato të mëparshme, duke qenë se në raundin e parë zgjedhor do të jenë dy kandidatë nga partitë e shqiptarëve, Bujar Osmani dhe Arben Taravari. “Me shqiptarët situata është ndryshe, votuesit shqiptarë do të zgjedhin mes dy kandidatëve Bujar Osmani dhe Arben Taravari. Do të ketë një debat…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike në Qeverinë teknike, Fatmir Bytyqi, thotë se furnizimi i qeverisë për 45 automjete përmes lizingut është në program të rregullt dhe se realizimi real është në nëntor. “Është në planin afatmesëm, dihet në sa kilometra janë ndërrohen automjetet zyrtare dhe nuk furnizohen tani. Mendoj se do të duhet deri në nëntor të furnizohen kur realisht do të realizohet, por sepse është në planin e rregullt të furnizimit, në programe, pavarësisht nga procesi zgjedhor, shteti dhe institucionet funksionojnë”, tha Bytyqi në pyetjen e gazetarëve pas vizitës së kompaniasë vendore që është shfrytëzuese e mjeteve nga Ligji për…

Lexo më Shumë

Komisioni për Politikë Monetare Operative i Bankës Popullore në seancën e mbrëmshme vlerësoi se norma e interesit të bonove të thesarit duhet të mbahet në nivelin prej 6,30%, ndërsa normat e interesit për depozitat njëditore dhe shtatëditore në nivelet prej 4,20% dhe 4,25%, kumtoi BP. Në seancën e Komisionit u vlerësua se përcaktimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm me kushtet në ekonomi. E pandryshuar është edhe oferta e bonove të thesarit në ankandin e rregullt dhe është 10 miliardë denarë. Në të njëjtën kohë, në fund të shkurtit u mor vendim për ndryshime në rregullimin dhe mënyrën e…

Lexo më Shumë

MPB njofton se dje ka ndodhur një aksident në komunikacion në rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë, në të cilën janë lënduar dy persona. “MPB njofton se dje ka ndodhur një aksident në komunikacion në kryqëzimin e rrugës Kumanovë-Kriva Pallankë, rruga lokale drejt fshatit Kleçovc dhe rrugës lokale drejt Makresh, komuna e Staro Nagoriçane, në mes një automjeti “Passat” me targa të Kumanovës drejtuar nga G.S. (53) nga fshati Malado Nagoriçane, komuna e Staro Nagoriçane dhe një veture “BMW” me targa të Shkupit drjetuar nga I.B. (42) nga fshati Dolno Sonje të Shkupit. Në fatkeqësi lëndime të rënda ka marrë G.S., ndërsa lëndime…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) thotë se në vazhdimësi punon për mbrojtje të të dhënave të votuesve dhe mbrojtje nga sulmet e hakerëve. Nga KSHZ thonë se është sjellë Strategji dhe është formuar Trup koordinues ndërinstitucional për menaxhimin e sfidave të sigurisë. “Iu informojmë se në lidhje me mbrojtjen e të dhënave të votuesve dhe mbrojtjen nga sulmet e hakerëve, KSHZ në vazhdimësi punon në këtë çështje dhe për këtë qëllim kemi sjellë Strategji me plan aksionar dhe është formuar Trup koordinues ndërinstitucional për të menaxhuar me sfidat e sigurisë, që është në koordinim të vazhdueshëm për të gjitha çështjet…

Lexo më Shumë

Nga shtabi zgjedhor i kandidatit për president Stevo Pendarovski pyesin nëse OBRM-PDUKM qëndron pas 200 botëve të rrjetit “X” të cilat çdo ditë shpërndajnë gjuhë të urrejtjes. “Retorikën të cilën e shfrytëzojnë këto profile na kujtojnë retorikën e OBRM-PDUKM-së me të cilën, në mungesë të argumenteve, partia në mënyrë të pabazuar sulmon Stevo Pendarovskin. Në të njëjtat profile vërehet edhe mbështetja e fortë për OBRM-PDUKM-në. Të njëjtat profile para disa viteve kanë shpërndarë qëndrime anti-shqiptare dhe anti-perëndimore”, thonë nga shtabi i Pendarovskit. Nga atje shtojnë se OBRM-PDUKM duhet të përgjigjet para opinionit nëse qëndron pas këtyre profileve dhe se a…

Lexo më Shumë