Dje (12.03.2024) rreth orës 17:30 në rrugën rajonale Tetovë – Shkup, nga ana e policëve të SPB Tetovë janë arrestuar A.K.(23), B.N.(27), N.K.(37) dhe I.K.(38), të gjithë nga Tetova, dhe një i mitur nga Kumanova. Ata janë kapur në flagrancë duke kryer një vjedhje, gjatë së cilës kanë marrë disa sende të NP “Rrugët e Maqedonisë”, transmeton Lideri.mk. “Sendet e konfiskuara janë kthyer në “Rrugën e Maqedonisë”, ndërsa personat janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet padi përkatëse”, njoftoi MPB./Lideri
Author: Hamdi Kumanova
Gjykata e Apelit e pranoi ankesën e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, dhe e urdhëroi Gjykatën Penale që të vendosë sërish për kërkesën e tij për lirim me kusht, përkatësisht të del nga burgu i Strugës, para përfundimit të dënimit. Gjykata e Apelit Shkup, duke vepruar sipas ankesës së të dënuarit S.M., nga S., e parashtruar përmes burgut të Strugës, ka marrë aktvendim me të cilin respektohet ankesa, ndërsa lënda shfuqizohet dhe kthehet përsëri në procedurë dhe vendimmarrje para gjykatës së shkallës së parë. Ndryshe, duke respektuar ankesën e të dënuarit S.M. vjen pasi propozimi i drejtorit të burgut të…
Më 12.03.2024, në ora 13:10 në zonën e Karposhit, zyrtarët policorë të Njësisë për Trafikim të Paligjshëm të Drogave në SPB Shkup kanë privuar nga liria N.S.(51) nga Tetova, me banim në Shkup, transmeton Lideri.mk. Gjatë kontrollit në shtëpinë e saj, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhuri ngjyrë kafe. “Ajo është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj saj do të bëhet kallëzim përkatës”, njoftoi policia e Shkupit./Lideri
Ballafaqimi me mungesën e fuqisë punëtore të Ballkanit Perëndimor kërkon qasje racionale dhe të guximshme. Duhet të shikojmë se çka mund të bëhet në rajon me resurset që janë në dispozicion, dhe jo të veprojmë pas fuqisë punëtore, tha Jovan Despotovski, drejtor i ZZHIT i cili po merr pjesë në forumin ballkanik e cila mbahet në Budapest. Ai tha se kemi nevojë për ristrukturim të ekonomisë, investime në teknologji dhe industri që sjellin më shumë vlerë të shtuar dhe punë më të paguara. “Dallimi në cilësi në mes vendeve të rajonit, e cila është e konfirmuar edhe sipas statistikave të…
Ne muajin mars behet gati dhe nderrimi i ores verore ku akrepat e ores do te zhvendosen 1 ore perpara. Pra nga data 31 mars do te kemi me shume rreze dielli dhe do te flem me pak. Si gjithmon nderrimi i ores behet ne mesnate ku ora 2:00 do te jete 3:00. Ndryshimet bëhen të dielën e fundit të muajit marsit dhe të dielën e fundit të tetor.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev mëngjesin e sotëm ka uruar pjesëtarët e njësiti anti-terror “Tigrat”, me rastin e 43 vjetorit të formimit të këtij njësiti, përcjell TV21. Bojmacaliev thotë se ky njësit në mënyrë të pandërprerë garanton siguri dhe rend në vendin tonë. Ndryshe, në këtë njësit të policisë, deri më tani nuk ka pasur asnjë shqiptar! “Njësia speciale antiterroriste – Tigrat, është shembull i një niveli të lartë trajnimi dhe profesionalizmi, me gatishmëri për t’u përballur me çdo sfidë që mund të kërcënojë sigurinë e vendit dhe qytetarëve tanë. Njësia është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta reformuese…
Në intervistë me Ana Krstinovskën nga organizata Estima, “Poligraf” bisedoi për propagandën dhe dezinformatat e huaja në vend, si dhe për dallimet ndërmjet ndikimit rus dhe kinez. Poligraf: Shumë hulumtime dhe organizata bëjnë me dije se në vendin tonë kemi ndikime të huaja malinje dhe dezinformata. Cilat janë vendet kryesore nga të cilat vijnë ndikimet dhe dezinformatat dhe cili është efekti i tyre? Krstinovska: Duke marrë parasysh se jemi në njëfarë udhëkryqi mes Lindjes dhe Perëndimit, se nga njëra anë jemi vend anëtar i NATO-s por jo anëtar i BE-së, në njëfarë mënyre ne jemi subjekt i ndikimeve edhe nga Lindja, edhe…
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kujtuar masakrën në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë që ka ndodhur 25 vjet më parë. Kurti ka ndarë edhe disa fjalë të një të mbijetuari të kësaj masakre, Azem Beqirit. ““Kjo është plagë e kësaj lirie!”, na tha Azem Beqiri, i mbijetuar i Masakrës së Tregut të gjelbër në Mitrovicë. Azemi humbi bërrylin dhe sot e asaj dite i vuan pasojat nga sulmi me granatë që përgjaku Tregun e gjelbër në Mitrovicë. “Dihet që Serbia dhe serbët e kanë bërë këtë. Dihet edhe kush ka dhënë urdhër”, tha Azemi, duke i bërë thirrje publike…
Ka përfunduar seanca gjyqësore për “Gërdecin”, ku i pranishëm ishte dhe ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu. Mediu por dhe dëshmitarët që ishin të pranishëm në seancë nuk kanë pranuar të flasin. Sot në seancë është paraqitur vetëm një dëshmitar Dashnor Çaushi. Ndërkohë Mediu në një deklaratë për mediat është shprehur se do të jetë në dispozicion që të përgjigjet në fund të këtij procesi. Mes tjerash ai nënvizoi se e vërteta del vetëm përmes ballafaqimit. “Nuk e kërkuam vetëm ne, e kërkuan dhe familjarët dhe besoj se kjo është rruga më e mirë e mundshme për faktin se e bën…
Një burrë në Indi tani mban duart e një gruaje pasi iu nënshtrua një transplanti të rrallë të dy gjymtyrëve. Marrësi ishte një piktor dhe i mori organet nga Meena Mehta, një grua që ishte shpallur e vdekur në tru, por ishte zotuar të dhuronte organet pas vdekjes, sipas SS Gambhir, një kirurg plastik i njohur në Indi, i cili ishte i përfshirë në operacion. Kjo ishte procedura e parë e tillë në Nju Delhi, sipas Spitalit Sir Ganga Ram, ku u krye operacioni. Mediat lokale thanë se operacioni u krye në janar, zgjati rreth 12 orë dhe pacienti tani…
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, në një intervistë për gazetën LAJM ka komentuar zërat për rikthimin e “gardës së vjetër” të BDI-së në garën për zgjedhjet parlamentare. Sipas informacioneve në media, në krye të listave të BDI-së për deputetë, do të jenë të renditur Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi e Ali Ahmeti. Mexhiti thotë se Ahmetin e ka të qartë se ministrant aktual të BDI-së, nuk kanë ndikim në terren prandaj ka vendosur t’i rikthejë emrat e vjetër në këto zgjedhje. “Është indikative. Në fillim si “Grup i Zjarrit” kemi bërë revizon të raportit të qeveritarëve, dmth ekzekutivit,…
Nga Ministria e punëve të Brendshme njoftojnë se në 24 orët e fundit janë dënuar 30 motoçiklistë në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, përcjell TV21. Nga MPB apelojnë për kujdes, pasi kontrollet në trafik ndaj motoçiklistëve do të vazhdojnë. Nga fotografia që është shpërndarë nga MPB, shihet parkingu i mbushur me motoçikleta. “Prej tyre, nëntë vozitës kanë drejtuar motoçikletë pa patentë shofer, respektivisht pa vërtetim që kanë kaluar provimin për shofer, një motoçikletë ka qenë e paregjistruar, 19 masa janë marrë për mosmbajtje të kaskës mbrojtëse dhe një motoçikletë është konfiskuar përkohësisht për shkak të defektit teknik si…

