Do ta përfundojë pjesëmarrjen në Debat Plus në Klan Maqedoni dhe pa humbur kohë do të niset drejt Malësisë së Tetovës – në Shipkovicë, fshat të cilin e quan të vetin, kurse banorët bashkëfshatarë.
Nuk hezitoi të thotë se dikur, Shipkovica ka qenë qendër e diplomacisë botërore.
“Bukë, krypë e zemër”, Shipkovica i ka ndarë me ne. I ka ndarë me UÇK-në” – tha Ahmeti.
Fronti Evropian zanafillën e ka që në vitin 2001 – tha Ali Ahmeti, duke përkujtuar takimet me Arbën Xhaferin e PDSH-së dhe Imer Imerin e PPD-së.
Ali Ahmeti ripërsëriti edhe një herë se legjitimitetin për t`i përfaqësuar shqiptarët në qeveri e jep populli, e jo dikush tjetër.
“Pavarësisht ata që thonë – ky hyn ai del në qeveri. Këto janë përralla me mbret. Qeverinë dhe institucionet i bëjnë ata që kanë mbështetjen e popullit dhe populli të zbret dhe populli të ngarkon” – tha Ali Ahmeti.