Author: Hamdi Kumanova

Një atentat me dy të plagosur i ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30 në fshatin Grudë e Re ka tronditur Shkodrën. Të plagosurit janë Gjergj Ndershtiqaj 28 vjeç student në Akademinë e Sigurisë dhe kunati i tij Gjon Nika 30 vjeç. Ndaj makinës së tyre janë zbrazuar 30 plumba. Autorët mësohet se kanë djegur automjetin e tyre dhe të të plagosurve, ndërsa dyshohet se shënjestra ka qenë Gjon Nika. Studenti i akademisë së Policisë Gjergj Ndërshtiqaj mësohet se është vëllai i drejtorit rajonal të Drejtorisë së Transportit Rrugor Marjan Ndershtiqaj. Dy të plagosurit po marrin trajtim në spitalin rajonal, ndërsa në Shkodrën tashmë të blinduar kanë mbërritur…

Lexo më Shumë

Kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova në njësinë zgjedhore 3 dhe njësinë zgjedhore 4 është në epërsi pothuajse të dyfishtë ndaj kandidatit të LSDM-së, Stevo Pendarovski. Këto janë rezultatet e një sondazhi të opinionit publik të publikuar në servisin publik MRT, të realizuar nga Instituti për Hulumtime Politike (IPIS). Në njësinë zgjedhore 3, në pyetjen për cilin kandidat presidencial do të votoni në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Siljanovska ka një vlerësim prej 27,3 për qind në shkurt dhe 36 për qind në mars. Kandidati i LSDM-së, Pendarovski në NJ.Z. 3 në shkurt ka 15,4 për qind ndërsa në…

Lexo më Shumë

Në fund të javës së kaluar, menaxherët në Uzinën e Përpunimit të Gazit Natyror në Astrakhan të Rusisë u dorëzuan punëtorëve fletëpalosje me udhëzimet se si të votojnë në zgjedhjet presidenciale të Rusisë, që do të mbahen nga data 15 deri më 17 mars, raporton kanali në Telegram, Ostorozhno Novosti. Sipas udhëzimeve, 5.000 punëtorëve të uzinës do t’u dërgohen mesazhe me tekst, që përmbajnë një vegëz që duhet ta hapin, kur të jenë në qendrat e votimit. Vegëza do ta lokalizojë telefonin e tyre dhe, në këtë mënyrë, do t’i raportojë menaxhmentit të kompanisë që ata votuan. Punëtorët që nuk…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur të martën në mbrëmje se pas lajmit për djegien e Fabrikës së Plastikës në Qendrën e Biznesit Drenasi I, i ka telefonuar Xhevdet Rexhepi, pronar i Viva Fresh Store, me ç’rast ka shprehur keqardhje për humbjet materiale dhe dëmet që ka pësuar kjo fabrikë. Sipas Lladrovcit, pasi është informuar për gjendjen, Rexhepi ka shprehur gatishmëri, nëse pajtohet pronari i Fabrikës së Plastikës, për të punësuar të gjithë punëtorët e fabrikës së djegur, të cilët mund të jenë aktualisht të papunë. “Ata do të ktheheshin kur do të rifillojë punën…

Lexo më Shumë

Aktivisti opozitar rus, Leonid Volkov, i cili ishte shef i stafit të liderit opozitar rus Alexei Navalny, është sulmuar të martën jashtë shtëpisë së tij në Lituani. Zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmysh, ka thënë ai është goditur me çekiç. “Leonid Volkov sapo është sulmuar jashtë shtëpisë së tij. Dikush ia theu xhamin e makinës dhe i hodhi gaz lotsjellës, e më pas sulmuesi filloi ta godiste me çekiç”, ka shkruar ajo. Ivan Zhdanoc, drejtori i Fondacionit Anti-Korrupsion të Navalnyt, po ashtu shkroi të martën ku tha se ai u “godit në këmbë dhe duar me çekiç”, raportoi CNN. Volkov shërbeu…

Lexo më Shumë

Katër astronautët që përbënin ekuipazhin e misionit Crew-7 të SpaceX u kthyen në Tokë. Kapsula Endurance Dragon, e prodhuar nga SpaceX, u ul në oqean në brigjet e Pensacola, Florida, pas së cilës një ekip rikuperimi arriti tek ajo. Pas kontrollit të kapsulës dhe parashutës për mbeturina piroteknike dhe materiale toksike, një inspektim sigurie, kapsula Dragon u ngrit nga Gjiri i Meksikës në anije duke përdorur një vinç hidraulik. Pas kësaj, astronautët dolën nga kapsula dhe pas 199 ditësh të kaluar në orbitën e ulët të Tokës, ata u transportuan në një ekzaminim mjekësor. Endurance u nda nga Stacioni Ndërkombëtar…

Lexo më Shumë

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka siguruar tashmë matematikisht numrin e nevojshëm të delegatëve (1215) në kongresin e ardhshëm të fraksionit të tij, republikanët, për daljen e tij si kandidat i partisë për presidencën në zgjedhjet e nëntorit. Këto janë llogaritjet e bëra nga Instituti i Kërkimeve Edison dhe mediat amerikane, pas votimeve brendapartiake të mbajtura në katër shtete (Gjeorgji, Havai, Misisipi, Uashington). Kështu zyrtarizohet se për herë të parë dy kandidatë do të përballen për të dytën herë radhazi në zgjedhjet presidenciale në SHBA pas gati 70 vitesh. Më parë, presidenti demokrat Joe Biden siguroi numrin e nevojshëm të delegatëve…

Lexo më Shumë

Një shpërthim që besohet të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi në një restorant në provincën Hebei të Kinës veriore ka vrarë të paktën një person dhe ka plagosur 22 të tjerë. Kështu raportojnë autoritetet kineze, informacione të transmetuara nga televizioni shtetëror. “Për momentin, autoritetet flasin për “një të vdekur dhe 22 të plagosur”, tha rrjeti CCTV, duke sqaruar se shpërthimi në lokalin, ku ofrohej kryesisht pulë e pjekur në skarë, ishte rrjedhje gazi. Biznesi ishte i vendosur në një fshat që i përket komunës Yangjiao, rreth 50 kilometra në lindje të Pekinit. Shpërthimi, i cili ndodhi në orën 07:55…

Lexo më Shumë

Pas një shpallje të pafajshme në shkallë të parë, gazetari i Point u dënua në Apel për shpifje ndaj Tariq Ramadan, mëson gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch duke u referuar ATS/SDA. Tariq Ramadan fiton çështjen e tij kundër gazetarit Ian Hamel, i cili shkroi një artikull të diskutueshëm në Le Point në nëntor 2018, shtrembëruar përfundimet e një raporti të Këshillit të Shtetit të Gjenevës. Gjykata e Apelit e dënoi gazetarin me 40 franga gjobë prej 90 ditësh, të pezulluar, duke konstatuar se ai mashtroi lexuesin dhe shpifja u hodh poshtë. Avokatët e Ramadan vlerësojnë vendimin, ndërsa avokati i…

Lexo më Shumë

Valeriya e cila shërben në ushtrinë ukrainase, rrëfen momentin kur për herë të parë me predhën anti-tank nga Brigada e 79-të, shkatërroi tankun rus. Ajo tha se në momentin që kishte shkatërruar tankun rus, ajo menjëherë kishte vrapuar dhe ishte futur në istikame ku për disa minuta nuk arriti të ndalet duke qarë. Nuk ishin lot frike apo pendimi, përkundrazi thotë se ai moment i dha adrenalinë. Në një intervistë të realizuar nga analisti estonez War Translated, Valeriya foli për momentin emocionues. “Doja më shumë dhe çdo herë e më shumë”, tha kjo ushtare e re që shërben në njësinë…

Lexo më Shumë

Zbulohen 2 lokale të tjera ku viheshin baste sportive. Arrestohet pronari i njërit prej lokaleve, punohet për kapjen e pronarit të lokalit tjetër dhe procedohen penalisht 2 shtetas që u kapën duke vënë baste. Sekuestrohen 5 televizorë, 2 celularë, 2 laptopë, 1 tablet, 1 monitor, 1 skaner dhe 1 printer për bileta, 19 bileta bastesh, si dhe rreth 30 000 lekë që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave…

Lexo më Shumë

Sipas hulumtimit të “Gallup international” sot më pak njerëz në botë janë të gatshëm të luftojnë për vendin e tyre, krahasuar me një dekadë më parë. “Nëse ka luftë në të cilën do të përfshihej edhe shteti juaj, a do të luftonit për shtetin tuaj”. Në këtë pyetje me “po” janë përgjigjur 34 përqind e të anketuarve në Maqedoninë e Veriut, me “jo” janë përgjigjur 51 përqind, ndërsa me “nuk e di” 15 përdind. Anketa është realizuar në 45 vende në botë, ndërsa janë intervistuar gjithsej 46.138 persona, nëpërmjet telefonit, online si dhe fizikisht, në periudhën prej tetorit deri në…

Lexo më Shumë