Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se punëtorët e Telekomit të Kosovës kanë instaluar 15 stacione të internetit në veri, nga pesë sa ishin më parë. Kurti, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, thotë se 140 Mbps është shpejtësia e internetit në Çabër të Zubin Potokut, njofton Klankosova.tv. “140 Mbps është shpejtësia e internetit në Çabër të Zubin Potokut. U bë zëvendësimi në stacionin bazë të transmetimit, me kalimin në teknologjinë Ericsson nga ajo Alcatel. Për një montim të këtillë dikur paguheshin nga 7500 deri 8500 euro kompanive private gjersa të punësuarit…
Author: Hamdi Kumanova
Pas marrjes së masave dhe aktiviteteve, zyrtarët policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme të Sveti Nikollës në kuadër të SPB Shtip kanë zbardhur 10 vepra penale “vjedhje e rëndë” të kryera më 10.03.2024 në objektet e shitjes në Tregun e Qytetit në Sveti Nikollës, ku janë marrë sende të ndryshme dhe para.
Shefi ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i OpenAl, Sam Altman, është rikthyer në bordin e drejtorëve të kompanisë pas një hetimi të jashtëm për trazirat që dërguan në largimin e tij nga puna. OpenAl tha se hetimi nga kompania ligjore WilmerHale, ka arritur në përfundimin se largimi i Altman ka qenë si pasojë e “prishjes së marrëdhënieve dhe humbjes së besimit” midis tij dhe bordit të mëparshëm. Për më shumë se tre muaj, OpenAl ka zbuluar copëza nga ajo se çfarë e shtyu bordin ta largonte Altman, shkruan the Guardian. Në një deklaratë në atë kohë, bordi e akuzonte Altman se nuk…
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, ka konfirmuar të martën se komisioni do të rekomandojë nisjen e negociatave të anëtarësimit të Bosnjë e Hercegovinës në Bashkimin Evropian (BE). Duke folur në Parlamentin Evropian (PE), Von der Leyen theksoi se raporti i përpiluar nga Komisioni Evropian dëshmon përparimin që e ka arritur Bosnja e Hercegovina, prandaj edhe i ka rekomanduar Këshillit të vendosë për nisjen e negociatave të anëtarësimit me vendin ballkanik. “Prej kur i dhamë statusin e kandidatit, Bosnja e Hercegovina ka bërë hapa mbresëlënës drejt nesh. Më shumë përparim është arritur gjatë pak më shumë se…
Policia po heton një rast, pasi një qen plagosi dhe vrau një foshnjë 3-muajshe në verilindje të New Jersey, gjatë fundjavës dhe plagosi nënën e foshnjave, thanë zyrtarët. Sulmi fatal ndodhi në shtëpinë e familjes në Woodbridge në kontenë veriore të Middlesex, në perëndim të Staten Island, raportoi një rrjet i Usa Today, përcjell klankosova.tv. Përleshja herët në mëngjes vjen pas të paktën tre sulmeve të tjera të raportuara me qen në të gjithë vendin deri më tani këtë vit – tre që ishin fatale. Vetëm pas orës 6:15 të mëngjesit të së shtunës, oficerët e Departamentit të Policisë së…
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në emisionin “Politiko” ka tregur edhe për raportin të cilin ka me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, Dikur si kundërshtar të fortë tashmë Thaçi ka raporte të mira me Ahmetin ai ka treguar se nuk janë ende bashkëpuntorë me BDI-në. Thaçi tutje për BDI- në dhe Ali Ahmetin ka komplimentur për punën e tyre duke i quajtur se ata punojnë si një arrë e fortë e organizimit politik të shqiptarëve, raporton Gazeta10. “BDI-ja dhe zoti Ahmeti funksionojnë si arra e fortë e organizimit politikë të shqiptarëve, pse do të thoni ju?, për shkak…
Ish-ushtari i UÇK-së, Besim Hoda në ClickPlus në TV21 ka treguar se çfarë i ka ndodhur para se të vijë në emision. Hoda se i është paraqitur një ish-ushtar i UÇK-së dhe i ka kërkuar që ta ndihmojë, pasi nuk ka bukë për iftar për t’i ushqyer pesë fëmijët e vet. “Para se të vij në emision, më ka telefonuar dhe më ka qarë hallin. Është nga zona juaj, nga Likova. Ka qarë hallin, më ka thënë se nuk ka bukë për fëmijët për iftar. I ka pesë fëmijë. Më tha nëse ka mundësi të na ndihmoni. Kjo është shumë…
Nga VMRO-DPMNE sot sërish kanë reaguar pas dështimit të projektit për ndërtimin e fabrikës së automjeteve elektrike në Tetovë të kompanisë “E-GO”, përcjell TV21. Nga kjo parti për dështimin akuzojnë LSDM-në, ndërsa kërkojnë llogari nëse qeveria ka paguar ndihmën e premtuar shtetërore ndaj kompanisë. “LSD nuk mund të sjellë fabrikë për vetura plastike për fëmijë, e le më për vetura elektrike, u dëshmua se sa kuadër janë. Gënjeshtra për fabrikën e automjeteve elektrike në Tetovë shpërtheu si tullumbace e fryrë. Nuk ka as fabrikë, as vetura, thjesht ka para të shpenzuar publike për promovim të ndonjë investitori. Nga fabrika e…
Shtetet e Bashkuara mbështetë pranimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (BE) në rezolutën më të fundit në Senat, të sponsorizuar nga senatori demokrat nga Vermont Peter Welch, senatori demokrat nga New Hampshire Jean Shaheen dhe senatorët republikanë nga Nebraska dhe Karolina e Veriut, Pete Ricketts dhe Tom Tillis, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në rezolutë, siç transmeton “Zëri i Amerikës” në gjuhën maqedonase, Senati i bëri thirrje Presidentit dhe Sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, si dhe aleatëve evropianë, që të angazhohen për hapjen e negociatave të kapitullit të parë të BE-së me Maqedoninë e Veriut, pa kushte shtesë…
Sektori për Punë të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (11.03.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 129 gjoba, ndër të cilat 12 për tejkalim të shpejtësisë, 13 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, nëntë gjoba u shqiptuan për kalim në semafor të kuq, shtatë gjoba për mosvënien e rripit të sigurisë…, shkruan Alsat. “Kontrollet në qarkullimin rrugor do të vijojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku…
Në iftarin e parë të muajit të Ramazanit, në fshatin Balindoll të Gostivarit u rikthye tradita e çeljes së iftarit me krismën e topit, si dhe u shtrua iftar publik për banorët dhe të ftuarit. Kreu i BFI-së Shaqir Fetahu, mbajti fjalim ndërsa tregoi mbi vlerat e agjërimit, si dhe formën e tillë të paralajmërimit të iftarit. Në iftarin e parë në Balindoll, morën pjesë edhe kryetari i Gostivarit Arben Taravari dhe figura të tjera politike./Telegrafi/
Ballkani Perëndimor mbase do të përballet me një rrezik të shtuar të dhunës së lokalizuar ndëretnike gjatë vitit 2024, posaçërisht në Bosnjë e Hercegovinë ku lideri i serbëve të Bosnjës Millorad Dodik synon shkëputjen de fakto të Republikës Sërpska, dhe në Kosovë ku tensionet u rritën skajshëm vitin e kaluar, tha komunitetit i inteligjencës amerikane në një raport të vlerësimit vjetor të kërcënimit në botë. “Liderët nacionalistë ka shumë të ngjarë t’i acarojnë tensionet për të përfitime politike, ndërsa aktorët e jashtëm do t’i shfrytëzojnë dallimet etnike për ta rritur apo mbrojtur ndikimin e vet rajonal, apo për të mos…

