Author: Hamdi Kumanova

Vehbi Hyseni, babai i 30-bjeçarit Gazmend Hyseni, të vrarë me gjashtë plumba natën e 18 majit të vitit 2022 në Ferizaj, e ka cilësuar të butë verdiktin e Gjykatës në Ferizaj me 17 vite burgim ndaj dorasit Qëndrim Januzi. Ai, në një deklarim të mërkurën, tha se konflikti mes djalit të tij dhe Januzit ishte motivuar nga djegia e një veture, për çka thotë se djali i tij s’kishte pasur faj. “Shkak i vrasjes është puna e kerrit. Është akuzu, policia e kanë marrë edhe e kanë vërtetu që ky nuk është fajtor. Prokuroria i ka mbledhë provat i ka…

Lexo më Shumë

Katër persona janë plagosur sot rreth orës 16:00 në Lupç të Podujevës. Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme”, tha Ahmeti. Ahmeti ka thënë se tre prej tyre janë plagosur nga arma e zjarrit ndërsa një nga arma e ftoftë (thikë). “Bazuar në të dhënat e deritanishme  në këtë rast janë plagosur nga arma…

Lexo më Shumë

Deputetja greke, Dora Bakoyannis e mori fjalën e para në Asamblenë Parlamentare më 16 prill për ta arsyetuar raportin e përpiluar nga ajo i cili rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Në një op/ed për të përjavshmen serbe, Radar, Bakoyannis ka shkruar për sulmet që iu bënë asaj nga lidershipi në Beograd për shkak të raportit pozitiv për Kosovën. Ajo i përgjigjet në shkrim presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, të cilit ia kujton se si negociatat e tij me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për “korrigjimet e kufijve” presupozonin ekzistencën e dy shteteve, raporton Gazeta Express. “Në vitin 2018,…

Lexo më Shumë

Sot (01.05.2024) në ora 06.10 në RSH Shkup është raportuar se në zonën e Qendrës, në një barakë në një parking, derisa ishte në vendin e tij të punës, është gjetur i vdekuri D.S.(63) nga Shkupi. Mjek i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune të dukshme. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

Lexo më Shumë

Republika e Maqedonisë së Veriut qëndron në listën e vendeve me kosto më të ulët të jetesës në nivel europian, në kategorinë e vendeve me shpenzime më të ulëta të jetesës, tregojnë të dhënat e organizatës amerikane “World Population Review”. Kjo organizatë ka publikuar një listë të vendeve evropiane sipas kostos së jetesës, të renditur nga më të shtrenjtat tek më të lirat. Lista për mbledhjen e të dhënave për popullsinë dhe demografinë globale përfshin 41 vende evropiane. Llogaritja është bërë duke krahasuar çmimet e mallrave dhe shërbimeve në Nju Jork, duke marrë parasysh pesë kritere – koston e…

Lexo më Shumë

Kreu i PDSH-së në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, që në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën garoi në koalicionin Fronti Europian, tha se lideri i VMRO-DPMN-së, Hristijan Mickoski, mund të përdorë fjalorin e tij ndaj gjithkujt, por jo kundër këtij koalicioni dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti. Ai tha se në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet një dramë në zgjedhje që mund “të rrëshqasë drejt tragjedisë”. “Drama në Maqedoni në zgjedhje është shumë e rëndë. Veprimi im, kontaktet e mia, parakontaktet me VMRO-DPMNE-në janë që drama të mos rrëshqasë drejt tragjedisë, po të rrijë në dramë. Fjalorin që përdor lideri…

Lexo më Shumë

Arabia Saudite mbylli sot shkollat në disa zona, ku shirat e dendura shkaktuan përmbytje të shpejta dhe bllokuan disa rrugë. Në provincën qendrore të Qasim, një nga më të goditurat gjatë natës, imazhet tregojnë automjete pjesërisht të përmbytura pas shiut. Një banor i Buradijah, kryeqyteti i provincës, i tha AFP se shi i madh ra vazhdimisht për shtatë orë, pothuajse deri në mesnatë. Ai tha se para shtëpisë së tij ishin grumbulluar shumë ujë nga të cilët nuk mund të dilnin, si dhe kishte bubullima të forta dhe shumë vetëtima. Qendra Kombëtare Meteorologjike ka lëshuar paralajmërime të kuqe për Qasim…

Lexo më Shumë

Drejtoresha financiare e Klinikës së Toksikologjisë Besija Iljazi deklaroi se “Përmbytja e madhe në klinikën e Toksikologjisë”, siç u cilësua nga  disa media, ndodhi në orët e para të mëngjesit të datës 26 prill dhe pas vlerësimit që u bë nga komisioni, u konstatua se nuk ka dëme në pajisjet mjekësore dhe aparate. I vetmi dëmtim që ka ndodhur është parketi në zyrën ku shpërtheu radiatori, sqaroi ajo nëpërmjet një komunikate me shkrim. BESIJA ILJAZI, DREJTORESHË FINANCIARE E KLINIKËS SË TOKSIKOLOGJISË “Kjo nuk është e vetmja përmbytje që ka ndodhur në këtë klinikë, edhe vitet e kaluara ka pasur  përmbytje…

Lexo më Shumë

Izet Mexhiti nga VLEN sot është pyetur se cilin kandidat do ta mbështesin në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Ai tha se nuk i kanë votat në xhep, dhe se qytetarët vetë do të vlerësojnë. Mexhiti tha se rrethi i dytë do të jetë formalitet, sepse, sipas tij, dallimi në vota mes dy kandidatëve është tejet i madh. “Votuesit që kanë votuar për Taravarin, mbi 83.000 votues, do të thotë ne nuk i kemi në xhep ato vota. Qytetari shqiptar di ta bëjë vlerësimin vetë, se cili e meriton të jetë kryetari i ardhshëm. Për hirë të vërtetës, dallimi…

Lexo më Shumë

Kërkesat e Lëvizjes ZNAM, për dorëheqje të udhëheqësisë së LSDM-së, heqja dorë nga mandati parlamentar i bartësve të Listave dhe bashkëbartësit e Listave dhe mosbashkëpunimi me BDI-në aktuale, për LSDM-në janë të pa pranueshme. Përmes një komunikate dërguar mediave, LSDM i përgjigjet kryetarit Maksim Dimitrievskit duke i thënë se ata nuk pranojnë shantazhe nga askush sepse sipas tyre nuk ka tregti me të ardhmen e shtetit. LSDM “Qytetarët dhe votuesit e LSDM-së tashmë e njohin mashtrimin e bërë nga ZNAM dhe koalicionet joparimore. Për dallim nga subjektet si ZNAM, të cilat janë person-parti, LSDM është parti shtetërore me rrënjë të…

Lexo më Shumë

1 Maji njihet ndryshe si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, një manifestim që lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës, shkruan Nistori. “Do të vijë një kohë kur heshtja jonë do të jetë më e fuqishme, se zëri që ju po e mbytni sot”. Ishin këto fjalët e fundit të August Spies, një nga katër punëtorët e pafajshëm, që u ekzekutuan pas shpërthimit të një bombe në sheshin “Haymarket” në Çikago, në maj të vitit 1886, ku humbën jetën tetë drejtuesit kryesorë të lëvizjes së punëtorëve, “Krimi” për të cilin Spies dhe shokët…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, nga tubimi në Draçevë të Shkupit, u ka bërë thirrje Mickoskit, Siljanovskës dhe Ali Ahmetit që të ulin tonet e përplasjeve, pasi, sipas tij rrezikojnë nxitjen e tensioneve ndëretnike. Ai tha se vendit I duhet ardhmëri evropiane, e jo kthim prapa për 20 vite, në të kaluarën e errët. “Me rëndësi është që më 8 maj të dalim sa më masovikisht në votime dhe të mbështetni LSDM-në në Kuvend, për shkak se nuk ka mënyrë tjetër për ta ndaluar VMRO-DPMNE-në ta instalojë regjimin që për një kohë të gjatë u munduam ta rrënojmë. Të mos…

Lexo më Shumë