Author: Hamdi Kumanova

Më 6 mars 2025, rreth orës 14:30, në rrugën “Skupi” në zonën e Karposhit në Shkup, oficerët e policisë nga SPB Shkup arrestuan E.H. (19) dhe E.D. (18), të dy nga Shkupi. Më herët ishte raportuar për një tym të dendur në rrugë, pas së cilës policia shkoi në vendngjarje dhe i gjeti të dy të dyshuarit duke djegur kabllo, duke shkaktuar zjarr edhe në barin e thatë përreth. Të dy personat u shoqëruan në stacionin e policisë dhe nga ata u konfiskuan kabllot, për të cilat dyshohet se janë marrë nga një vjedhje e rëndë. Pas dokumentimit të plotë…

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për krijimin e një rezerve strategjike të Bitcoin-it dhe stoqeve të aseteve të tjera dixhitale. Sipas urdhrit, rezervat do të kapitalizohen me Bitcoin (BTC) të konfiskuara nga qeveria si pjesë e procedurave penale ose civile për sekuestrimin e pasurive. Departamenti Amerikan i Thesarit do të krijojë një zyrë për menaxhimin e këtyre rezervave, raporton CNN

Lexo më Shumë

Kompania ZEGIN vitin e kaluar organizoi për herë të parë në territorin e Komunës së Aerodromit garën humanitare “ZEGIN SPECTRATHON – garë e heronjve në të gjitha ngjyrat”, ku afër 2000 qytetarë vrapuan në emër të humanizmit. Me fondet e mbledhura nga tarifat e pjesëmarrësve dhe me një donacion shtesë prej 50.000 eurosh nga Fondacioni “Dr. Verica Mehandzhiska”, u ndihmua për rikonstruksionin e klubit social rajonal të parë për adoleshentët dhe të rinjtë me spektër autik dhe zhvillim atypik. Garën “ZEGIN SPECTRATHON” e njohën si një nga praktikat më të mira socialisht përgjegjëse për vitin 2024. ZEGIN, si një nga…

Lexo më Shumë

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi Koorporatën e Investimeve Shqiptare dhe drejtuesen e institucionit, Elira Kokona se po tjetërson pronat shtetërore me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Rama ka gjetur një pëllumbeshë që tjetërson çdo pronë shtetërore sipas dëshirës dhe urdhrit të kryeministrit, tha Berisha gjatë konferencës nga selia blu. Sali Berisha: Piramida më e madhe e vjedhjes dhe mashtrimit në historinë e vendit, korporatën e investimeve shqiptare e cila është krijuar me destinacioni për menaxhimin e investimeve në bazë të një ligji anti-Kushtetues. Kemi të bëjmë me dorëzimin e pronave të vlefshme shtetërorë në duart e Ramës dhe Kokonës që…

Lexo më Shumë

Javë më parë, deri sa po kritikonte metodën e llogaritjes së shportës sindikale, kryeministri Hristijan Mickoski tha se nuk ha qershi dhe gjëra të tjera luksoze. I pyetur për shpenzimet në qeveri, Mickoski tha se ka dëgjuar se qeveria ka realizuar furnizim për 600 kg banane, por që do ta verifikojë informacionin dhe se do të japë përgjigje zyrtare. “Ju në një rast thatë se nuk hani qershi, megjithatë ka shumë të konsiderueshme për furnizime në qeveri. A janë të sakta këto furnizime dhe a vlerësoni se po harxhohen shumë paratë e qytetarëve? Nuk e di unë, a janë të…

Lexo më Shumë

Barazia gjinore nuk është vetëm vlerë morale. Është një shtyllë themelore e një shoqërie moderne ligjore dhe demokratike. Ky koncept është i ngulitur në akte të shumta ligjore dhe nënligjore, por që të realizohet plotësisht duhet ta praktikojmë pa kompromis, pa stereotipe dhe pa paragjykime. Nuk ka përparim në shoqëri pa respektimin e të drejtave themelore të njeriut të çdo individi. Këtë e theksoi ministri i Drejtësisë Igor Fillkov në fjalimin e tij në Forumin e Tretë Gjyqësor për Barazi Gjinore në Ballkanin Perëndimor, që filloi sot në Shkup. Ai nënvizoi se kërcënimi i barazisë gjinore kërcënon edhe respektimin e…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 1,15% në raport me vendimin e datës 06.03.2025.\ Nga data 08.03.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95 75,00 (denarë/litër) EUROSUPER BS – 98 77,50 (denarë/litër) EURODIZEL BS (D-Е V) 72,00 (denarë/litër) Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 71,50 (denarë/litër) Mazut М-1 SU 43,501 (denarë/kilogram) Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 ulet për 2,50 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes…

Lexo më Shumë

Kryeprokurori publik Ljupço Kocevski deklaroi se ka pranuar propozimin për shkarkimin e tij dhe se do të deklarohet për të gjitha pikat brenda një afati të arsyeshëm. Sipas tij, nuk ka bazë për konstatimin e shkeljes së rëndë disiplinore. Në një prononcim për media para seancës së sotme të Këshillit të Prokurorëve Publikë, i pyetur se në çka thirret propozimi, Kocevski u përgjigj se i referohet përafërsisht të njëjtës gjë që është theksuar në media së fundmi, transmeton Portalb.mk. “Dje më është paraqitur propozimi nga Këshilli i Prokurorëve Publik dhe në të gjitha pikat do të përgjigjem brenda një afati…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski, përpara dorës së zgjatur nga opozitari Venko Filipçe për bashkëpunim në zgjedhjet lokale të tetorit, kërkon mbështetje mbarëshoqërore për kandidatët e koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM, përcjell Alsat. “Unë pres mbështetje shoqërore për kandidatët e koalicionit qeveritar, në të cilën gjendet VMRO-DPMNE, koalicioni Maqedonia e jotja, koalicioni VLEN, partia politike ZNAM, pasi që jam i bindur se politikat që i udhëheqë ky koalicion janë me të vërtetë politika në interes të qytetarëve”, tha Hristijan Mickoki, kryeministër. Orce Gjorgjievski dhe Zllatko Perinski, janë dy emrat më të përfolur për disa muaj si kandidatë të mundshëm të VMRO-DPMNE-së…

Lexo më Shumë

M-NAV, Ministria e Mbrojtjes dhe EVN-ja kanë rënë dakord për bashkëpunim për përmirësimin e furnizimit me energji elektrike të pajisjeve në majën e malit “Solunska gllava”. Në lartësitë mbi 2.500 metra, për shkak të kushteve të ndryshueshme të motit, njoftuan sot nga M-NAV, mund të ketë ndërprerje në furnizimin me energji elektrike. Për të shmangur dhe reduktuar ngjarje të tilla që lidhen me kontrollin e fluturimeve, të tre institucionet zhvilluan dje një takim koordinues. “Stabiliteti i funksionimit të pajisjeve udhëzuese me saktësi të aeoplanëve është jashtëzakonisht i rëndësishëm për sigurinë e trafikut ajror. Deri më tani ky segment është lënë…

Lexo më Shumë

Tetë subjekte juridike, duke përfshirë tre markete, një farmaci dhe tre importues të mëdhenj të pemëve dhe perimeve, janë mbyllur për 15 ditë pasi nuk kanë respektuar masat e marzhit të qeverisë. Siç njoftoi sot drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT), Vlatko Stojkoski, kontrollet kanë përcaktuar marzhe deri në 70 për qind te këto persona juridikë. Sipas Stojkoskit, përveç mbylljes, ata do të gjobiten edhe me të holla. “Po punohet për 30 raste të tjera që mbulojnë të gjitha tregjet kryesore. Inspektorët janë vazhdimisht në terren, ne bëjmë kontrolle në vazhdimësi dhe do të vazhdojmë të bëjmë”, Stojkoski.…

Lexo më Shumë