Më 6 mars 2025, rreth orës 14:30, në rrugën “Skupi” në zonën e Karposhit në Shkup, oficerët e policisë nga SPB Shkup arrestuan E.H. (19) dhe E.D. (18), të dy nga Shkupi.
Më herët ishte raportuar për një tym të dendur në rrugë, pas së cilës policia shkoi në vendngjarje dhe i gjeti të dy të dyshuarit duke djegur kabllo, duke shkaktuar zjarr edhe në barin e thatë përreth.
Të dy personat u shoqëruan në stacionin e policisë dhe nga ata u konfiskuan kabllot, për të cilat dyshohet se janë marrë nga një vjedhje e rëndë. Pas dokumentimit të plotë të rastit dhe në koordinim me prokurorin publik, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” (neni 288) dhe “Vjedhje e rëndë” (neni 236) të Kodit Penal.