Author: Hamdi Kumanova

Në Veles dje në orën 12:25 nëpunësit policor nga SBP Veles kanë arrestuar M.P (46) nga Velesi, kumtuan sot nga MPB-ja. Ai kërkohet me urdhërarrest qendror në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore Veles për vuajtjen e dënimit me burg prej dy vjet për kryerjen e veprës penale sipas nenit 188 të Kodit penal. Personi është dërguar në Institucionin ndëshkues- korrektues Idrizovë për vuajtjen e dënimit.

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, shprehet e vendosur për zbatimin e mësimit vetëm me një turn, shkruan Alsat. Ajo tha se zbatimi i këtij projekti në nivel shtetëror do të kushtonte rreth 8 milion euro, për zgjerim të klasave dhe objekte sanitare. Janevska informoi se mësimi vetëm me një turn, tashmë zbatohet në rreth 150 shkolla të vendit. “Analiza ynë thotë se që të zbatohet ky projekt, nevojitet zgjerimi I rreth 300 klasave dhe 70 objekte sanitare, që do të kushtonte rreth 8 milion euro. Kuptohet se kjo nuk mund të ndodh për një moment dhe do të…

Lexo më Shumë

Parkimi në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup do të rritet nga 30 në 50 denarë për orë, tha sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Prizma njoftoi dje se kompania “Gjoka Construction” nga Shqipëria do të menaxhojë parkingun në Qendrën Klinike në Shkup. Taravari konfirmoi për BIRN se kjo kompani shqiptare do të menaxhojë parkingun përmes një partneriteti publik-privat për 20 vitet e ardhshme, transmeton Portalb.mk. Njoftimit i cili u publikua më 15 nëntor iu përgjigj vetëm “Gjoka Construction”. E themeluar në Tiranë në vitin 1994, ka një degë në Shkup që nga viti 2022. Taravari tha sot se marrëveshja…

Lexo më Shumë

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova priti kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vend. Të dy kujtuan fillimet e përbashkëta të integrimit evropian njëzet vjet më parë, por me një përfundim krejtësisht të ndryshëm. Për presidenten, përvoja e integrimit evropian kroat është një mësim i rëndësishëm “për ne dhe Kroacia, si mikja jonë e dëshmuar, mund të na ndihmojë shumë me mësimet e nxjerra në procesin e integrimit evropian”. Ajo theksoi gatishmërinë tonë për të trajtuar sfidat e Kopenhagës, me kusht që të mos ngecim në mosmarrëveshje dypalëshe të pakuptimta, të cilat…

Lexo më Shumë

Marsi nisi bukur dhe i gëzuar për S.Z. nga Gostivari. Ai fitoi xhekpotin SUPER MILIONER, në vlerë prej 7.040.573 denarë. Marsi nisi i gëzuar për S.Z nga Gostivari. Më 04.03.2025 fitoi çmimin më të lakmuar VLT – xhekpotin SUPER MILIONARE, në vlerë prej 7.040.573 denarë. Lojtari donte të mbetej anonim, por ndau me ne se luan më shpesh lojën Shining Crown, e cila doli të ishte zgjedhja e duhur. Çmimi u fitua në terminalet e video-lotarisë në partnerin tonë të biznesit Sportlife Trade në Gostivar. Video Lotaria Kasinos Austria ka kënaqësinë të përgëzojë fituesin e fundit të xhekpot-it të Super…

Lexo më Shumë

QENDRA KULT KOMPJUTERIKE “ALKALOID” FILLOI PUNËN PARA 50 VJETEVE Në shkurt të vitit 1975 zyrtarisht filloi funksionimi I segmentit të teknologjisë së informacionit në “Alkaloid”, qëllimi i të cilit ishte shndërrimi i proceseve nga formati analog në atë dixhital duke përdorur të ashtuquajturat Minikompjuterë të Serisë Burroughs L-3000/4000. Në festën simbolike të pesëdhjetëvjetorit, për përpjektjet e tyre u nderuan drejtuesit e kësaj qendre të cilët kanë qenë pjesë e këtij segmenti që nga themelimi i saj e që tani janë në pension. Në korrik 2007, Alkaloid ishte ndër kompanitë e para maqedonase që në mënyrë të pavarur prezantoi…

Lexo më Shumë

Kompania SpaceX ka humbur një raketë të dytë vetëm tetë minuta pas ngritjes së saj mbrëmë, duke dështuar për herë të dytë në lëshimin testues. Sistemi Starship i gjatë 400 metra shpërtheu nga pika e tij e nisjes në Starbase të kompanisë SpaceX pranë qytetit Brownsville në Teksas, por kontrolli humbi kontaktin me anijen kozmike pak pas tetë minutash në fluturim. “Mendoj se është shumë e qartë se ne nuk do të vazhdojmë pjesën tjetër të misionit sot”, tha Dan Huot, menaxheri i komunikimit i SpaceX, në transmetimin e drejtpërdrejtë të kompanisë në internet, shkruan Anadolu. Fatkeqësia e fundit e…

Lexo më Shumë

Pavarësisht situatës së tij të pazakontë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk ka munguar as këtë vit në traditën e tij të urimit për Ditën e Mësuesit. Ai u ka dërguar një letër të gjithë mësuesve, duke i falënderuar për kontributin e tyre dhe duke u shprehur mirënjohje për punën e palodhur në edukimin e brezave. “Të dashur mësues, Ja ku erdhi 7 Marsi dhe pavarësisht vendit ku ndodhem, s’mund të rrija pa ju uruar Gëzuar Ditën e Mësuesit, ndonëse do të kisha dashur që, këto fjalë zemre, t’ua shkruaja, si çdo vit, nga zyra ime, në krye…

Lexo më Shumë

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, shprehet i bindur se Qeverinë e re e formon Lëvizja Vetëvendosje bashkë me NISMA-n e Fatmir Limajt, pakicat jo serbe dhe deputetin serb, Nenad Rashiq. ”Ka vetëm një skenar të formimit të Qeverisë dhe ajo do të jetë shumë shpejtë mes Kurtit-Limajt-Rashiq dhe minoriteteve jo serbe’’ thotë ai. Sipas tij, kjo do të jetë Qeveria e re, por sa zgjasin negociatat nuk e di, por që shpreson se Qeveria do të formohet shumë shpejtë. ‘’Kjo do të jetë Qeveria e ardhshme, por tash varet se sa do të zgjasin negociatat e Kurtit me minoritetet dhe me…

Lexo më Shumë

Aktivisti qytetar Jasir Asani ka reaguar ndaj kritikave të BDI-së, duke theksuar se për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut, me koalicionin VLEN në qeveri, në ushtri janë emëruar tre gjeneralë shqiptarë. “Po e kuptoj shqetësimin e BDI-së që i pengon fakti se për herë të parë kemi 3 gjeneralë shqiptarë në armatë. Po e vajtojnë Besnik Eminin, i cili për fat të keq ka qenë pjesë e ish-branitellave të vitit 2001, që luftuan kundër djemve më të mirë të UÇK-së, dhe sot po ankohen se ia kanë ndërruar vendin. Haj medet!”, ka shkruar Asani. Ai e…

Lexo më Shumë

Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, u takua me ambasadoren e Japonisë në Maqedoninë e Veriut, SH.T. Setsuko Kavahara. Në takim u diskutua për forcimin e bashkëpunimit bilateral, me një fokus në energjinë e qëndrueshme, teknologjitë ekologjike dhe projektet e infrastrukturës. Japonia është një partner afatëgjatë i Maqedonisë së Veriut dhe një mbështetës i rëndësishëm i iniciativave të gjelbra, modernizimit të sektorit të energjisë dhe mbrojtjes së mjedisit. Ministrja Bozhinovska theksoi se përvoja e Japonisë në zhvillimin e teknologjive të pastra dhe efikasitetit energjetik është e një rëndësi e veçantë për Maqedoninë në procesin e saj të…

Lexo më Shumë

Një i mitur është arrestuar mbrëmë në Gjakovë. Kjo pasi gjatë kontrollit policor i është gjetur dhe sekuestruar 2.13 gram marihuanë. Sipas raportit 24-orësh të policisë, me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar. Ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Lexo më Shumë