Author: Hamdi Kumanova

Personi i shpallur në kërkim për tentim vrasjen te Rruga B në Prishtinë, më 17 shkurt të vitit të kaluar, tashmë ka përfunduar në prangat e Policisë. I njëjti dyshohet se bashkë me të dyshuarin tjetër, që ishte arrestuar disa muaj pas incidentit, dyshohen se i kishin vendosur një mjet shpërthyes të riut Aridt Sekiraqa. Përveç Kushtrim Krasniqit, edhe një person tjetër ishte cak i Policisë, nën dyshimet se ka gisht në këtë rast. Media ka mësuar ekskluzivisht se personi i dytë i dyshuar është Mero Xhambazi, i cili është kapur në pikën kufitare në Vërmicë. Pas arrestimit dhe procedurave…

Lexo më Shumë

“Rama i korruptuar i shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë me paraburgimin e Fredi Belerit, me dëshmitarë të rremë, pasi kishte përvetësuar një kanion (të Gjipesë) prej shumë hektarësh dhe iu bind oligarkëve”, thotë për Liberal, Sali Berisha, kreu i opozitës shqiptare. Ai shpjegon pse Shqipëria nuk i plotëson kriteret për anëtarësim në BE dhe flet për mundësitë e bashkëpunimit në Ballkan. Z.Berisha, çfarë ju shtyn të jeni kandidat edhe për këto zgjedhje? Sali Berisha: Historitë e rikthimeve janë ekzotike, nuk janë të shpeshta. Pra, pas çdo rikthimi ka fuqi madhore. Dhe në këtë rast, Sali Berisha 8 vite pasi ishte larguar…

Lexo më Shumë

Të paktën 11 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një sulm rus në Dobropillya, sipas autoriteteve ukrainase. Kurse, tre persona të tjerë janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur në një sulm të veçantë me dron në Kharkiv gjatë natës. Qyteti shtrihet në veri-perëndim të qytetit të Donetskut të kontrolluar nga Rusia, raporton BBC. Tetë ndërtesa banimi dhe një ndërtesë administrative u dëmtuan në sulmin vonë të premten, njoftoi shërbimi rajonal i urgjencës. Ndërsa, tre persona janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur në një sulm të veçantë me dron në Kharkiv gjatë natës,…

Lexo më Shumë

Një stomatolog nga Shkupi ka qenë pre e një shantazhi nga dy persona, të cilët pas një termini të caktuar kontrolli ata kanë bërë kërcënime dhe kanë shantazhuar se në rast se nuk do të paguante një shumë parash do t’i publikonin një video intime. Prokuroria Themelore e Shkupit tashmë ka ngritur kallëzim penal ndaj dy shantazhuesve. “I dyshuari i ka treguar stomatologut një videoklip me përmbajtje gjoja komprometuese dhe ka kërkuar 5000 euro për të mos e publikuar videon. Në momentin që stomatologu ka filluar të regjistrojë bisedën, i dyshuari e ka vërejtur dhe i ka marrë telefonin, e…

Lexo më Shumë

Memedali Jusufi Ushtria Çlirimtare e Kosovës, zë vend qendror në historinë e re të Kosovës, jo vetëm për kthesën e madhe që i dha zhvillimeve të brendshme në terren, por edhe për angazhimin e diplomacisë ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ishte diplomacia anglo-amerikane ajo që tregonte vendosmëri në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, diplomacia evropiane, në anën tjetër, manifestonte mos’unitetin e saj kronik në veprimet e saj dhe ishte hezituese për një linjë të ashpër kundër Serbisë. Kosova i nxori në sipërfaqe edhe dallimet e diplomacive ndërkombëtare në raport me Kosovën dhe interesat e tyre në Ballkan. Në…

Lexo më Shumë

Mungesa e sociologëve, psikologëve dhe stafit tjetër profesional vazhdon të mbetet problem i pazgjidhur me vite për shkollat fillore dhe të mesme në Tetovë. Derisa ekspertët vazhdimisht theksojnë nevojën dhe rolin të tyre në shkolla, autoritetet komunale vazhdojnë të ankohen se me pushtetin e kaluar qendror nuk kanë pasur bashkëpunim, shkruan Portalb.mk.  Në shkollat fillore dhe të mesme në Tetovë mungojnë kuadro të ndryshëm të stafit profesionist si psikologë, sociologë, defektologë, pedagogë dhe të tjerë.  Për këtë problem, kryetarja e Këshillit Komunal për Parandalimin e Delikuencës së Fëmijëve Blerta Ahmedi thekson se shërbimet profesionale të shkollave, si psikologu, pedagogu, punëtori social…

Lexo më Shumë

Këshilli i prokurorëve publikë (KPP) sot zgjodhi 31 prokurorë të rinj publikë për 10Pprokuroritë Themelore Publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kandidati i regjistruar për prokuroritë në Gostivar dhe Kërçovë nuk ka marrë numrin e duhur të votave, ndërsa në pesë prokurori nuk ka pasur fare kandidat të regjistruar. Kandidatët e zgjedhur në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup janë Sasho Palçevski, Burhanedin Nuhiju, Irina Crvenkovska, Jana Risteska, Milena Noveska Latinovska, Kristijan Smilevski, Bojana Vanevska, Ilir Zajazi, Aleksandar Sofronijovski, Dinçe Stojanovska, Marija Sekulovska Velkovska, Marina Galeva, Orhan Arifovski dhe David Nedellkov. Prokurore publike në Prokurorinë Themelore Publike të Manastirit është…

Lexo më Shumë

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut, Dane Koteski (48) është gjetur i vdekur në hapësirat e kompanisë së tij në Illinois – SHBA pasi paraprakisht kishte shpërthyer zjarr në hapësirat e kompanisë. Policia ka arrestuar një mashkull, shofer i cili më parë kishte punuar te Koteski, nën dyshimin se ka lidhje me rastin, përcjell TV21. Trupi i pajetë i Koteskit është gjetur pasi të mërkurën ishte denoncuar zjarri në hapësirat e kompanisë së tij, në Krestvud. Kur policia ka arritur në kompaninë ATC Traklloud, nga hapësirat dilte tym. Pasi zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, në katin e dytë të ndërtesës është…

Lexo më Shumë

Dy persona kanë pësuar lëndime të lehta në një aksident trafiku ku janë përfshirë disa automjete, që ndodhi mbrëmë rreth mesnatës në bulevardin “Partizanski Odredi” në Shkup. Shefi i ndërrimit në Urgjencën Mjekësore – Shkup, Dr. Dragan Panov, konfirmoi se në një përplasje direkte me një ambulancë të një spitali privat, dy persona janë lënduar lehtë. Të lënduarit janë dërguar në Qendrën e Urgjencës për trajtim dhe vëzhgim të mëtejshëm.

Lexo më Shumë

“Me deklaratat e djeshme për krimin skandaloz në njoftimin e parkingut të Klinikës, Taravari dhe Mickoski konfirmuan se jo vetëm që fshihet një interes i madh afarist pas marrëveshjes me Gjokën, por se nuk kanë asnjë ndjenjë apo interesim për mbrojtjen e pacientëve”, tha LSDM në lidhje me njoftimin se parkingun e Klinikës do ta menaxhojë një kompani nga Shqipëria”, thonë nga opozitarja LSDM. “Është skandaloze dhe e turpshme që ministri i Shëndetësisë arsyeton rritjen e çmimit të parkimit në Qendrën Klinike me çmime në qendrat tregtare. Qytetarët do të paguajnë 50 denarë në orë, e jo 30 si më…

Lexo më Shumë

Katër vajza janë arrestuar nga Policia e Tetovës gjatë një aksioni në një objekt afarist në qytet. Sipas burimeve, vajzat punonin si valltare në lokalin në fjalë, ndërsa arrestimi është kryer në kuadër të një operacioni për kontrollet në këto ambiente. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi arsyen e saktë të arrestimit dhe nëse vajzat ishin të përfshira në ndonjë aktivitet të paligjshëm. Aksione të ngjashme janë zhvilluar edhe më herët në Tetovë dhe qytete të tjera të vendit, ku janë targetuar objekte të ndryshme afariste për verifikimin e ligjshmërisë së punës së stafit dhe aktiviteteve që…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme – Shkup, njofton qytetarët e Shkupit se sot (08.03.2025) duke filluar nga ora 12.00 do të mbahet marsh protestues me rastin e 8 Marsit. Marshi do të nis nga bulevardi “Aradhat Partizane”, me rutë në drejtim të bulevardit “Shën Kliment Ohri”, “Ilinden”, drejt e përtej urës “Goce Dellçev” me destinacion final parkun “Gruaja luftëtare” dhe para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut rreth orës 15:00. Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët në zonën më të gjerë qendrore të qytetit…

Lexo më Shumë