Author: Hamdi Kumanova

” Qëndrojmë pas fjalës se do të blihet oriz i papërpunuar për rezervat shtetërore. Agjencia për Rezervat Shtetërore tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet dhe ndryshimet e Rregulloreve”, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski. Ai njoftoi se së shpejti do të shpallet edhe Thirrja për blerjen e rreth 3.000 tonëve oriz të papërpunuar. Ministri Tripunovski shtoi se kjo do të thotë që një produkt vendor do të ruhet në rezervat shtetërore, por gjithashtu do të ndikojë edhe në rregullimin e procesit të grumbullimit të orizit. “Në lidhje me blerjen për rezervat shtetërore, si…

Lexo më Shumë

Me rritjen e temperaturave gjatë ditëve të fundit, vërehet numër i shtuar i ndërhyrjeve për shuarjen e zjarrit. Vetëm gjatë fundjavës së kaluar janë regjistruar 60 zjarre në ambiente të hapura, njoftoi sot Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK). Prej atje njoftojnë se deri në mesnatë, nëntë zjarre kanë qenë ende aktivë. Dy janë në komunën e Prilepit, një në territorin e fshatit Krushevicë dhe një në zonën e fshatit Lopaticë. Zjarri i tretë aktiv është në komunën e Demir Hisarit, në mes të fshatrave Rastojcë dhe Koçishtë. Aktiv konsiderohet edhe zjarri në komunën e Novo Sellës, në zonën e…

Lexo më Shumë

Më 08.03.2025, rreth orës 14:00, në Sektorin për Punë të Brendshme në Ohër është raportuar një aksident i rëndë trafiku në rrugën rajonale Ohër-Shën Naum, pranë rrethrrotullimit për lagjen Raça. Në aksident janë përfshirë një automjet “Mazda” me targa të Ohrit, i drejtuar nga D.N. (76) nga fshati Vranishtë i Strugës, dhe një motoçikletë me targa të Ohrit, e drejtuar nga J.C. (27) nga Ohri. Sipas mjekut të Ndihmës së Shpejtë, drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë në vendngjarje. Në vendin e aksidentit po kryhet hetim nga ekipet policore nën drejtimin e prokurorit publik.

Lexo më Shumë

Më 07.03.2025, në orën 19:00, në Stacionin Policor të Çairit është raportuar një rast i rëndë dhune në familje, që ka ndodhur më herët gjatë ditës në lagjen Aerodrom. Një 39-vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur janë hedhur nga një automjet i drejtuar nga partneri i saj jashtë martese, F.F. (24) nga fshati Radushë. Të tre u dërguan në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ku u konfirmua se kishin pësuar lëndime të rënda trupore. Sipas dëshmisë së gruas, F.F. i kishte dhunuar vazhdimisht për tre ditë në një shtëpi në fshatin Vizbeg, duke i goditur me një mjet të…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se nëse publiku është kundër që kompania shqiptare “Gjoka” të menaxhojë parkingun e Qendrës Klinike, atëherë qeveria nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen. Ai akuzoi disa media për shpërndarje të pavërtetash dhe akuza të pabazuara. “Së pari, është bërë një studim fizibiliteti dhe rezultatet e tij janë të qarta, ne nuk mund të veprojmë ndryshe. Së dyti, u shpall një thirrje publike ku aplikoi vetëm një kompani. Dhe së treti, nuk kemi nënshkruar asgjë. Nëse publiku është kundër – dhe po shohim që është – atëherë nuk do të firmosim marrëveshjen,” tha Mickoski gjatë një vizite…

Lexo më Shumë

Me sloganin “Le të hanë trëndafila” u mbajt Marshi protestues për të Drejtat e Grave e organizuar nga Platforma për Barazi Gjinore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas-8 Marsit. “Gra, Jetë, Liri”, “Sistemi nuk do na shpëtojë”, “Vdekje e Fashizmit, Liri për Gratë” ishin disa nga thirrjet tjera të cilat i brohorisnin protestuesit. Ata theksuan se 8 Marsi nuk është një ditë për gjeste simbolike dhe fraza të vjetruara, por për një luftë feministe për liri, solidaritet dhe autonomi.Marshi nisi nga Salla Universale, vazhdoi para Qeverisë dhe Sheshit Skënderbeu, dhe u përmbyll në Parkun e Gruas. “Për këtë ju…

Lexo më Shumë

Në ditën ndërkombëtare për të drejtat e grave, zv.kryeministri Arben Fetai, ka shkruar se barazia gjinore është çelësi i një shoqërie më të drejtë dhe më të zhvilluar. “Kur gratë dhe vajzat fuqizohen, përfiton e gjithë shoqëria. Në këtë Ditë ndërkombëtare për të drejtat e grave, riafirmojmë angazhimin tonë për mundësi të barabarta, paga të drejta dhe një shoqëri pa dhunë e diskriminim. Andaj 8 marsi, përveç se ditë kremte, është ditë ndërgjegjësimi dhe mobilizimi dedikuar luftës së përhershme për të drejtat e grave, barazisë dhe drejtësisë. Barazia gjinore është çelësi i një shoqërie më të drejtë dhe më të…

Lexo më Shumë

Ish-presidenti Rexhep Meidani priti sot në Tiranë Martin Vulaj, Presidentin e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, dhe Ilir Rusin, në një takim për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë, Kosovës e diasporës shqiptare në SHBA. Në fjalën e tij, Meidani theksoi se e lidh një miqësi dhe bashkëpunim i gjatë me Martin Vulajn dhe Ilir Rusin, që daton që nga periudha pas Luftës së Kosovës. Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për çështjen shqiptare, duke theksuar kontributin e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane në diplomacinë shqiptare dhe në përpjekjet për njohjen dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës. “Martin Vulaj dhe…

Lexo më Shumë

Sot, marshojmë të barabarta, bashkë para të gjitha sfidave, për shkak se vetëm ne dijmë që në mënyrë dinjitoze të bëhem bashkë, të marshojmë për drejtësi dhe paqë, që secila grua të ndjehet e sigurtë edhe në familje edhe në shoqëri. Ky ishte mesazhi I Forumit të Gruas së LSDM-së, nga Marshi i sotëm I 8 Marsit në Strumicë. DANIELA KOLEVA – FORUMI I GRUAS – LSDM “Sot është dita kur kremtojmë sukseset tona, kur rikujtojmë rrugën që kanë kaluar gratë gjatë historisë dhe sfidat me të cilat janë përballur, nga pabarazia në paga, mundësive të kufizuara në politikë dhe…

Lexo më Shumë

Dje në ora 17:20, në kryqëzimin e rrugëve “Klenoec” dhe “Zelezniçka” në Ohër, është privuar nga liria M.J.(30) nga Ohri. Ai gjatë kontrollit në veturën e tij të pasagjerëve “Reno” me targa të Ohrit ka gëlltitur një pako me lëndë pluhuri të bardhë dhe më pas është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit. “Pas marrjes së masave të nevojshme mjekësore, paketimi është siguruar, pas së cilës do të vijojë ekspertiza. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, njofton MPB.

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela përmes një postimi ka uruar ditën ndërkombëtare të gruas, shkruan Top24. Postimi plotë : Në një botë që ende padrejtësisht është mashkullore, kemi obligim ta rrisim vëmendjen ndaj grave, ndaj të drejtës së tyre për të qenë të barabarta dhe të përfshira në çdo segment shoqëror. Çdo ditë u përket atyre. 8 Marsi është vetëm ditë reflektimi dhe mundësie për t’u zgjatur një lule a një fjalë të bukur urimi, si shenjë mirënjohjeje që me përkushtimin e tyre e bëjnë botën më të bukur e më domethënëse. Gëzuar 8 Marsin!

Lexo më Shumë

Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi në një mesazh drejtuar me rastin e 8 Marsit-Ditës ndërkombëtare të gruas ka thënë se gruaja është forcë, ndryshim dhe liri. Ajo ka vërë në dukje se në politikë dhe qeverisje gratë sot nuk janë thjesht pjesëmarrëse, por vendimmarrëse, duke shtuar që zëri i gravele të dëgjohet sot e çdo ditë. Ndryshe Venera Azizi muaj më parë u emëruar zëdhënëse e Qeverisë, duke u bë gruaja e parë shqiptare që mbanë këtë pozitë që nga pavarësia e Maqedonisë. Ja edhe postimi i plotë i zëdhënëses Venera Azizi: Gruaja është forcë, ndryshim…

Lexo më Shumë