Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nënshkroi dekretet për tërheqjen e tetë ambasadorëve nga detyra për shkak se u vendosën në ato pozita pa e kryer obligimin ligjor para trupit punues të Kuvendit. Ambasadorët që emërohen u kërkohet ligjërisht, përpara se të emërohen, të paraqesin pikëpamjet e tyre për marrëdhëniet me vendin pritës ose organizatën ndërkombëtare në trupin e punës të Parlamentit përgjegjës për politikën e jashtme, dhe tetë nga nëntë të tërhequrit nuk e bënë këtë. Një ambasadore është duke u tërhequr në procedurë të rregullt për shkak të përfundimit të mandatit të saj. Në përputhje me dekretet e miratuara, revokohen: Jakup…
Author: Hamdi Kumanova
Puna në autostradën Kërçovë – Ohër është përshpejtuar ndjeshëm, ndërsa në terren tashmë vërehen aktivitete si vendosja e gardhit mbrojtës dhe shënjimi i sinjalistikës horizontale. Ky projekt, i cili pritet prej më shumë se një dekadë, së shpejti do të hapet pjesërisht për qarkullim, konfirmoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, gjatë një interviste në televizionin Sitel. “Fjala e dhënë po përmbushet! Pavarësisht sfidave të shumta, ne po punojmë aktivisht për t’i zgjidhur ato. Në përgatitje janë ndryshime ligjore që do të lehtësojnë ndërtimin e autostradës. Ato do të shqyrtohen në mbledhjen e qeverisë dhe më pas…
Këshilli Gjyqësor sot duhet të caktojë ushtruesin e detyrës kryetar të Gjykatës Supreme. Në garë për këtë pozitë të përkohshme janë tre emra, që të tre maqedonas. Sipas informacioneve të Alsat, ideja e Këshillit jozyrtarisht është që të caktojnë ushtrues detyre, për të pamundësuar zgjedhjen e Besa Ademit ose Afrim Fidanit në krye të Supremes. Nuk dihet nëse ushtruesi i detyrës do të mbetet në këtë pozicion për një kohë të gjatë apo kryetari do të zgjidhet pas përfundimit të konkursit. Detajet na i sjell gazetari Mihaillo Donev. /Alsat.mk
Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës në lidhje me gjuhën shqipe, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, ASHAM-it dhe Presidencës. “Po të[ mos jetë populli shqiptar, po të mos jetë gjuha shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Maqedonia do të jetë pa historinë e saj , sepse është ky popull dhe kjo gjuhë, që bën lidhjen e Maqedonisë së sotme, me Maqedoninë e Aleksandërit të Madh”, thotë mes tjerash Guri në video.
” Qeveria nuk mund ta publikojë marrëveshjen për arsyen e thjeshtë se nuk ekziston marrëveshja për parkingun në Qendrën Klinike”, tha VMRO-DPMNE në reagimin ndaj opozitës, e cila kërkon që të publikohet marrëveshja për parkingun në Qendrën Klinike me kompaninë shqiptare “Gjoka” “LSDM me vetëdije po manipulon publikun në lidhje me parkingun tek Klinika. Edhe pse e di që nuk ka marrëveshje, LSD vazhdon të manipulojë qytetarët. Ajo që LSD di dhe duhet të përgjigjet është: Sa kushtoi marshi i 8 Marsit të LSDM-së? Nga kanë ardhur paratë për rreth 60 autobusë që kanë udhëtuar bosh drejt Strumicës? Paratë që…
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj K.S. nga Peja që dyshohet për veprën penale “Ngacmimi”. Ai dyshohet se i ka vënë dy GPS në veturën personale të ish të dashurës. Sipas Prokurorisë ai ka hapur një profil në Instagram në emër të saj dhe ka postuar fotografi të saj duke i vënë mbishkrime denigruese dhe duke shkruar se ajo ofron shërbime seksuale pa pagesë e duke ia lënë edhe numrin e telefonit dhe adresën e banimit. “Sipas Prokurorisë ekziston dyshimi i bazuar se gjatë vitit 2025, në komunën e Shtimes, i pandehuri me dashje…
Mbështetësit e kandidatit prorus të ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, janë përleshur me policinë në Bukuresht, duke shprehur zemërimin e tyre për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rumani ia ka ndaluar të dielën kandidatit prorus të ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale që do të rimbahen në maj, duke nxitur përplasje mes mbështetësve të tij dhe policisë. Komisioni tha më 9 mars se nuk e ka pranuar aplikimin e Georgescut bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila anuloi zgjedhjet e nëntorit, pas fitores së tij në rundin e parë. “Kandidatura…
Kuvendi po e fillon javën me aktivitete intensive, dhe sipas agjendës së publikuar në ueb faqen e institucionit Ligjvënëse, kështu do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Në Kuvend sot është caktuar seanca e 38-të, si dhe seancat e shtatë komisioneve kuvendore dhe Këshillit Nacional për Eurointegrime. Në rendin e ditës të seancës së 38-të janë Propozim-vendimi për shpalljen e konkursit publik për emërimin e anëtarëve të Këshillit programor të Radiotelevizionit të Maqedonisë, Projektvendimi për emërimin e anëtarit të Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative, Procedurë të marrëdhënies së punës dhe Mbikëqyrje Inspektuese në shkallën e dytë,…
Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, mbrëmë në TV Sitel foli për shërbimet e reja të Agjencisë së Kadastrës, të cilat tashmë janë në dispozicion të qytetarëve në portalin kombëtar për shërbime elektronike, uslugi.gov.mk, si dhe në qendrat e shërbimit të ministrisë, transmeton Portalb.mk. “Fokusi ynë tani është të shkojmë në dy drejtime. Një drejtim është digjitalizimi i shërbimeve që qytetarët i përdorin më së shumti për të rritur ndërgjegjësimin se shërbime të tilla elektronike ekzistojnë dhe, natyrisht, të punohet paralelisht me ato institucione që janë më të përgatitura për digjitalizimin e shpejtë të shërbimeve të tyre”, tha Andonovski në…
Zgjidhet pasuesi i Trudeau, Mark Carney do të bëhet kryeministri i ri i Kanadasë Zgjidhet pasuesi i Trudeau, Mark Carney do të bëhet kryeministri i ri i Kanadasë Mark Carney është zgjedhur kreu i ri i Partisë Liberale të Kanadasë. Ish-shefi i Bankës Qendrore të Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë do të bëhet kryeministri i ardhshëm i vendit. Ai pason Justin Trudeau, i cili njoftoi dorëheqjen e tij në janar pas më shumë se nëntë vjetësh në detyrë. Lideri i ri liberal do të bëhet kryeministër në ditët në vijim, duke i dhënë fund epokës së Trudeau. Carney…
Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në rrugën Manastir – Resnjë, në afërsi të zonës së quajtur Makazi. Nga SPB Manastir njoftojnë se aksidenti ka ndodhur pasi automjeti i pasagjerëve BMW me targa të Resnjës, i drejtuar nga një 46-vjeçar banues në një fshat të Resnjës, ka përplasur automjetin Peugeot me targa të Manastirit, i cili nga ana e tij është përplasur me automjetin e tretë BMW, i drejtuar nga një 47-vjeçar, banues në Resnjë. Nga përplasja 46-vjeçari ka ndërruar jetë në vend, ndërsa vdekjen e ka…
Përzgjedhja negative dhe diskriminimi pozitiv janë dy problemet kryesore me të cilat duhet të merret shoqëria maqedonase nëse dëshiron përparim real në kulturën politike, zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin, theksoi deputetja e VMRO-DPMNE-së, Ivanka Vasilevska në panelin “Gratë në politikën e brendshme dhe ndërkombëtare”. “Shikoni këto 20 vjet – ne kemi një inflacion të madh të gradave akademike të blera të pamerituara.” Mjafton të bëhet një analizë në administratën shtetërore dhe publike – sa prej këtyre të diplomuarve përfunduan në poste drejtuese? Kjo e shkatërron motivimin, por edhe vlerën e vetë diplomës, e cila është shembull i qartë i seleksionimit negativ”,…

