Author: Hamdi Kumanova

Deputetët e VMRO-së dhe LSDM-së dorëzuan propozim ligj për angazhimin e punëtorëve sezonalë me çka punëdhënësit do të jenë të obliguar të paguajnë të gjitha kontributet për sigurim pensional dhe invalidor të punëtorëve, pavarësisht nëse punojnë për disa javë apo disa muaj, shkruan Alsat. Kjo siç njoftoi propozuesi Toni Jarevski, nuk do të paraqet pengesë për studentët që marrin bursë, të papunët që marrin ndihmë sociale, dhe pensionistët që marrin pensione. “Do të mundësojë realizim të të drejtave të personave të angazhuar, rregullimin e të drejtave dhe obligimeve që dalin nga angazhimi i punës. Përmbushjen e nevojave të fuqisë punëtore…

Lexo më Shumë

BDI e braktisi bujqësinë! Vitet e qeverisjes së tyre e kanë lënë bujkun pa mbështetje reale, me premtime boshe dhe infrastrukturë të rrënuar! Koalicioni VLEN, me zëvendësministrin e Bujqësisë Flakron Bexheti, e vlerëson rëndësinë e dialogut me fermerët, por nuk mund të heshtim për shkaktarët e krizës së tyre. Politikat e dështuara të BDI-së kanë sjellë: ❌ Mungesë subvencionesh të drejta! ❌ Rrjete të amortizuara të ujitjes! ❌ Infrastrukture të shkatërruar që vështirëson punën e fermerëve! Koalicioni VLEN nuk premton fjalë, por zgjidhje të menjëhershme! Rikthimin e sistemit të ujitjes në Çegran dhe eliminimin e barrierave burokratike për fermerët! Asfaltimin…

Lexo më Shumë

Agjenda e reformave ka ngecur dhe asgjë nuk lëviz, tha kryetari i LSDM-së dhe kryetar i Këshillit Nacional për Integrime Evropiane në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, në seancën e sotme të Këshillit. Filipçe në fjalën e tij tha se një pjesë e madhe e ligjeve nga agjenda e reformës që janë të detyrueshme deri në qershor të vitit 2025 nuk kanë hyrë ende në procedurë parlamentare, transmeton Portalb.mk. “Deri në qershor të vitit 2025 duhet të miratohen rreth 20 ligje dhe asnjëri prej tyre nuk ka hyrë në procedurë parlamentare. Këto janë ligje më së…

Lexo më Shumë

Lidhja e sindikatave të Maqedonisë kërkon ndihmë nga Konfederata europiane dhe ndërkombëtare të sindikatave për shkak të, siç thotë, ndërhyrjes së organizuar në sindikatë nga ana e pushtetit, para së gjithash nga VMRO-DPMNE-ja. Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov thotë se ndërhyrje kryhet në njësitë rajonale në organet e drejtorisë shtetërore dhe ndërmarrjeve publike, ku udhëheqësit në sektore dhe drejtorët po mundohen që të largojnë anëtarët e LSM-së që të anëtarësohen në Konfederatën e sindikatave të lira (KSL). Qëllimi është që LSM të humb përfaqësimin në Këshillin ekonomik dhe social që të mos të mundet të kërkojë pagë më të lartë…

Lexo më Shumë

Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një person është lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në mesditë në magjistralen A3 që lidh qytetet Manastir me Prilep. Në aksidentin janë përfshirë një kamion dhe një automobil, ndërsa në përplasjen e drejtpërdrejtë në vendin e ngjarjes e ka humbur jetën një banor i qytetit të Shkupit dhe një shtetas i huaj ndërsa i lënduari, gjithashtu shtetas i huaj, është transferuar me urgjencë për trajtim në ISHP Spitali Klinik- Manastir.

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska paralajmëroi se gjatë këtij mandati do të përfundojnë të gjitha punimet ndërtimore që kanë të bëjnë me objektin e ri dhe tashmë në ndërtim të Fakultetit të Informatikës. Fakulteti në fjalë përfshirë edhe atë të Edukatës Fizike kanë nisur të ndërtohen që nga viti 2015 në kuadër të projektit “Shkupi 2014” por deri më sot pa një përfundim final. Ndërtimi është ndërprerë në vitin 2019 dhe që atëherë, edhe pse janë ndarë mjete buxhetore pikërisht për ndërtimin përfundimtar, në terren nuk është vërejtur asnjë aktivitet ndërtimor. Studentët e FINKI-t, prej vitesh studiojnë në hapësirë të…

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar gjatë vizitës së tij në Sarajevë se aleanca është e përkushtuar për të mbështetur Bosnje dhe Hercegovinën dhe nuk do të lejojë krijimin e një vakumi sigurie në vend. Pas takimit me anëtarët e presidencës së BiH, Rutte theksoi mbështetjen e NATO-s për sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit. Ai iu bëri thirrje liderëve politikë të marrin përgjegjësitë e tyre për stabilitetin dhe sigurinë e vendit. “Sigurisht që kam shqetësime edhe për situatën e sigurisë. Për të qenë të qartë, ky nuk është viti 1992 dhe ne nuk do të lejojmë…

Lexo më Shumë

Me pranimin e fajit, filloi gjykimi për vrasjen pranë Q.T. “Mavrovasja” të biznesmenit të Shkupit, 59-vjeçarit Vasil Eftimov, më 20 gusht të vitit të kaluar. I akuzuari Elvin Kurtoviq, i cili ndodhej në dënim me burg, por ishte lëshuar për fundjavë dhe nuk u kthye në “Idrizovë” në kohën e caktuar, shprehu keqardhje për veprën e kryer dhe tha para gjykatës se ka qenë nën ndikimin e kokainës për disa ditë. „Në asnjë mënyrë nuk ndihem mirë emocionalisht dhe psikologjikisht. Më vjen shumë keq për veprën e kryer. Nuk kam dashur ta vras njeriun. Kjo ishte një fatkeqësi. Kam qenë…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, ka pritur në Shkup, homologun e tij nga Mali i Zi, Momo Koprivica. Siç ka shkruar Fetai, takimi ka qenë frytdhënës dhe kishte në fokus forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtimin e integrimit evropian të të dy vendeve. “Gjatë takimit, diskutuam me përkushtim sfidat e luftës kundër korrupsionit dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar për të shkëmbyer informacion rreth veprimtarive të paligjshme dhe për të ndarë përvojat tona. Z. Koprivica theksoi vlerën që Mali i Zi i jep Maqedonisë së Veriut si partner të rëndësishëm dhe mik të besueshëm në rrugën drejt integrimit në BE, ndërsa ne theksuam…

Lexo më Shumë

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, njofton se administrata e presiedenti Donald Trump ka vendosur të mbyllë 83% të programeve të ofruara nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). “Shtetet e Bashkuara po anulojnë zyrtarisht 83% të programeve në USAID pas një rishikimi 6-javor”, tha Sekretari i Shtetit Marco Rubio në një postim në platformën X. Skandal korrupsioni në Universitetin e Sporteve, PD: Dekani biznesmen braktis punën për vite me radhë, Rektori e mbulon dhe i jep rrogën! Marco Rubio thotë se 5200 kontrata nga USAID janë anuluar tashmë.

Lexo më Shumë

Gjatë prezantimit të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se PD do të paraqes “një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”, teksa shigjetoi kryeministrin Rama. Në fjalën e tij kryedemokrati akuzoi Ramën se nuk ka asnjë arritje në 12 vite qeverisje. “Ne paraqesim një projekt, në pamje të parë, i largët pak, Shqipëria Madhështore. Por ne paraqesim një projekt që është absolutisht ëndrra më e bukur, e ditës dhe jo e natës, e çdo shqiptari, e çdo atdhetari, e çdo njeriu punëtor, e çdo njeriu të lirë, e çdo njeriu…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë kërkon hetim urgjent për zjarrin në Tetovë që paralizoi sinjalin e Televizionit Koha Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) kërkon një hetim urgjent dhe serioz për zjarrin që paralizoi sinjalin e Televizionit Koha në Tetovë. Sipas informacionit nga televizioni, zjarri ka shpërthyer më 08.03.2025, të shtunën pasdite, në qendrën tregtare në Tetovë ku ndodhen edhe ambientet e televizionit. Ky incident ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe ka lënë qytetarët pa informacione të rëndësishme për tre ditë, që konsiderohet si një sulm direkt ndaj lirisë së medias dhe informacionit në vend. Kolegët nga Televizioni Koha…

Lexo më Shumë