Author: Hamdi Kumanova

Reformat në financat publike janë një hap kyç për çdo vend që po përgatitet për anëtarësim në BE, tha sot ambasadori evropian Mihalis Rokas para anëtarëve të komisioneve parlamentare për financa dhe buxhet, transmeton Portalb.mk. Në prezantimin për menaxhimin fiskal në BE dhe rolin e Këshillit Fiskal, Rokas përmendi se këshillat fiskalë inkurajojnë debatet publike për çështjet fiskale dhe transparencën që u mundëson qytetarëve dhe subjekteve të biznesit, si dhe investitorëve të kuptojnë më mirë situatën fiskale dhe financiare në vendet e tyre. Në këtë kuadër, ai përshëndeti ngritjen e Këshillit Fiskal në vend, si dhe përpjekjen për forcimin e…

Lexo më Shumë

Si zakonisht, qeveria edhe sot pritet të mbajë mbledhjen e së martës. TV21 mëson se sot pritet të diskutohet për tenderin për ndërtimin e garazheve në kate në Qendrën Shkup, tender ky që i ka kaluar të gjitha procedurat por ende nuk është nënshkruar marrëveshja me kontraktorin, për shkak se së pari duhet të kalojë në Qeveri. Jozyrtarisht, mësohet se qeveria mund ta anulojë këtë procedurë gjatë ditës së sotme, respektivisht t’i thotë “JO” kompanisë “Gjoka Construction” nga Shqipëria, me pronar Rrok Gjoka, e cila sipas ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, për 6 muaj deri në një vit, me projekt…

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi dje për një aksion të gjerë bashkë me Prokurorinë për dyshime për importin e mazutit të dëmshëm përmes kontratave fiktive, jozyrtarisht, në vlerë të 10 miliardë denarëve apo mbi 150 milionë euro, përcjell INA. Informacionet e para thonë se bëhet fjalë për një rrjet të importuesve, të cilët dyshohen se në mënyrë ilegale kanë shpërndarë derivate me origjinë dhe cilësi të dyshimtë. Rrjeti apo personat e dyshuar për këtë rast janë biznesmeni Ratko Kapushevski, që njihet si pronar i kompanisë “RKM Energji” si dhe biznesmeni tjetër “Asmir Jaoski” pronari i kompanisë gjigante…

Lexo më Shumë

Kuvendi sot do të mbajë seancën e 40-të, në rendin e ditës janë pesë interpelanca për punën e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi, edhe atë Vesna Dameva, Pavlina Cërvenkovska, Milazim Mustafa, Tanja Çaçarova-Ilievska dhe Selim Ademi. Nisma e dorëzuar më 7 shkurt, u mbështet nga 67 deputetë të shumicës qeverisëse, por ata do të duhet të vendosin vetë nëse do të largohen nga detyra, siç e kërkon Ligji për Këshillin Gjyqësor. Shpjegimet për interpelancat e dorëzuara të publikuara në ueb-faqen e Kuvendit tregojnë se ato janë dorëzuar për shkak të mos zbatimit të kompetencave, veçanërisht për shkak…

Lexo më Shumë

Deputeti i BDI-së, Ismail Jahoski, babai i Asmir Jahoskit, njërit prej të dyshuarve për operacionin me mazut ka penguar hetimet lidhur me këtë krim të organizuar, mëson Fokus. Konkretisht, gjatë kontrollit të policisë në shtëpinë e tij, ai ka penguar inspektorët dhe hetuesit e policisë të kryejnë detyrën. Siç thuhet, ai refuzoi të zbatonte urdhrat e kontrollit gjyqësor, duke përmendur imunitetin parlamentar. Ndryshe, Jhoski është deputet i “Frontit Evropian”, koalicion i udhëhequr nga BDI. Operacioni i madh policor ka vijuar që prej ditës së djeshme. Ajo që dihet tani për tani është se pronari i kompanisë së naftës “RKM”, Ratko…

Lexo më Shumë

Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se Këshilli Gjyqësor emëroi një gjyqtar të BDI-së për kryetar të Gjykatës Supreme. Nga kjo parti gjithashtu thonë se e gjithë kryesia LSDM-së është peng i BDI-së dhe bën çfarë të dojë BDI-ja. “Si mund të ketë luftë efektive kundër korrupsionit kur aktorët kryesorë në qarqet gjyqësore dhe prokuroriale janë bandat e BDI-së dhe LSDM-së? Lufta e LSDM-së është një luftë për strukturat kriminale në drejtësi që janë nën kontrollin e tyre dhe që synojnë shpëtimin e të afërmve të tyre në procedim penal. LSDM është nervoz për sulmet ndaj VMRO-DPMNE-së, sepse ne i kemi shpallur luftë…

Lexo më Shumë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq shprehu zemërimin e tij në Instagram pasi studentët bllokuan ndërtesën e Radio Televizionit të Serbisë (RTS) në Beograd, duke shkaktuar një përplasje mes policisë dhe studentëve. Rreth një orë e gjysmë pas incidentit, Vuçiq arriti të fotografohej me një polic, për të cilin pretendon se ishte lënduar nga studentët, dhe e publikoi fotografinë në profilin e tij në Instagram. Personi, për të cilin presidenti serb thotë se është polic dhe ka marrë një “goditje me grusht” nga studentët duke pësuar “lëndime të tmerrshme”, shihet me një mavijosje në sy, ndërsa Vuçiq pozohet në fotografi me një…

Lexo më Shumë

Projekt-ndryshimet e Ligjit për media, me të cilat portalet e internetit duhet të njihen si media, është në fazën përfundimtare të koordinimit me Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë dhe me gjasë sot do të prezantohet në seancën e qeverisë. Për këtë informoi ministri për transformim digjital, Stefan Andonovski, në debatin në emisionin “360 gradë” në RTM 1. Andonovski përkujtoi se drafti është publikuar në sistemin ENER, se ka pasur komente të ndryshme dhe se versioni aktual është një lloj vlere mesatare që ka dalë prej tyre, transmeton Portalb.mk. “Ky ligj si ide e ka origjinën nga dy aspekte. Njëra është…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se dje 10.03.2025 në ora 15:30 në rrugën e shpejtë Shtip – Koçan, në afërsi të fshatit Krupisht, komuna Karbinci, nga ana e punonjësve policorë të stacionit policor për siguri rrugore në Shtip, është ndaluar personi A.M (26) nga Shkupi, me vendbanim në Koçan. “Gjatë kontrollit të komunikacionit rrugor me aparat për matjen e shpejtësisë – radar jashtë vendbanimit është matur se i njëjti, me automjet për pasagjerë Volkswagen Passat me targa të Koçanit lëvizte me shpejtësi prej 151 kilometra në orë në vend ku shpejtësia është e kufizuar në…

Lexo më Shumë

“Gjithçka që qeveria tani dëshiron ta prezantojë si gjoja reformë, e cila fillon me interpelancë të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, nuk është gjë tjetër veçse një ndërhyrje në rendin kushtetues, në të cilën legjislativi synon seriozisht të ushtrojë presion mbi gjyqësorin dhe kjo nuk është reformë”, theksoi deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski. Ai deklaroi duhet të ketë reforma në gjyqësor, por në përputhje me ligjet dhe parimet kushtetuese, duke theksuar se tashmë janë duke u përgatitur disa zgjidhje ligjore për ndryshime sistematike. “Dhe në strategjinë kombëtare të zhvillimit dhe sot kemi pasur Këshillin Kombëtar të Zhvillimit, një nga prioritetet e…

Lexo më Shumë

LSDM kërkon dorëheqjen e ministrit Stefan Andonovski për siç thonë, skandalin me rrjetet e tenderëve në ministrinë e tij. Nga LSDM thonë se Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Prokuroria Publike duhet të veprojnë menjëherë për zbardhjen e plotë të rastit. “Ministri Stefan Andonovski ka pranuar hapur se dy tenderë nga ministria e tij kanë përfunduar te bashkëshorti i sekretares së tij shtetërore, Klinçarova. Dhe në vend që të japë dorëheqjen, ai mbron me paturpësi kontratat e lidhura me bashkëshortin e sekretares shtetërore si “kursim parash”! Kjo është një tentativë e dëshpëruar për manipulim, por faktet janë të qarta:…

Lexo më Shumë

Çmimet po vijojnë të rriten më ngadalë këtë fillimvit. Inflacioni, treguesi i zhvlerësimit të parasë në raport me shtrenjtimin e çmimeve mbeti në 1.9 për qind edhe muajin e shkuar, njëjtë me janarin. Në raport me shkurtin e vitit 2024, muajin e shkuar inflacioni ra me 0.7 pikë, duke shënuar kështu nivelet më të ulëta ndonjëherë. Pedagogu Adrian Civici shprehet: “U bë tashmë një vit që ne kemi hyrë në një cikël të qëndrueshëm të çmimeve. Në radhë të parë, ndikimi kryesor ka ardhur nga qetësimi i tregjeve globale, ndjekur nga politikat monetare. Politikat e Bankës së Shqipërisë, politika monetare…

Lexo më Shumë