Zv.kryeministri Arben Fetai, në emisionin “Dialog te Lajmi” ka zbuluar se ¼ e ambasadorëve të Maqedonisë së Veriut nëpër botë, do të jenë shqiptarë. Ai ka thënë se diplomatët e rinj të vendit do të jenë profesionist dhe jo njerëz që do të shpërblehen për shërbimet që kanë bërë ndaj partisë. “Në qeveri jemi dakorduar tashmë për dërgimin e disa ambasadorëve. Çelsi është ai i përgjithshmi, pra ne si koalicion VLEN si shqiptarë në pushtet, e kemi ¼ e hises dhe do të shihni se ambasadorët që do të dërgohen në misionet tona nëpër botë, ¼ prej tyre do të…
Author: Hamdi Kumanova
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka deklaruar se Kosova është shteti me sentimentin më pro NATO në glob, dhe se qytetarët e këtij vendi do të jenë përjetësisht mirënjohës për konitrbutin vendimtar të kësaj aleance për lirinë e vendit. Osmani në konferencën për media ka deklaruar se gjatë 25 viteve, së bashku me NATO-n, Kosova është shndërruar në një shembull suksesi teksa ka shtuar se NATO është themeluar mbi vlerat në të cilat qëndron sot edhe vet Kosova. Ajo ka shtuar se interesimi i Kosovës për anëtarësim në Aleancë është domosdoshmëri strategjike për paqe në rajon dhe kontinent. ‘‘Ndaj ju…
Mbi 1 mijë qytetarë në vend janë pjesë e trafikimin për punë dhe shfrytëzimit për punë, ndërsa fakt më i dhimbshëm është ajo që nga ky numër, pjesa më e madhe janë fëmijë apo gra që shfrytëzohen për punë. Sipas konfederatës së biznesit në vend, aktivitetet e shfrytëzimit të punës, janë më të shpeshta në sferën e bujqësisë, ndërtimtarisë, turizmit dhe shërbimeve të hotelerisë. Pos shtetasve të Maqedonisë, në vend ka edhe punëtorë të huaj të cilët trafikohen “Kemi të dhëna se shfrytëzimi për punë në vend por edhe në rajon ka marrë hov dhe nga të dhënat e fundit…
Bashkimi Demokratik për Integrim promovon rezultatet siç thonë, te suksesshme të reformave të brendshme dhe masave kundër korrupsionit, duke theksuar përkushtimin e saj për transparencë, llogaridhënie dhe integritet. Këto reforma janë pjesë e një angazhimi të vazhdueshëm për forcimin e procesëve demokratikë brenda partisë dhe rikthimin e besimit të publikut në institucionet politike, njoftojnë kështu nga BDI. Në një njoftim për mediat, BDI ka përshkruar masat kryesore të reformës, përfshirë rritjen e transparencës në proceset vendimmarrëse, krijimin e mundësive për pjesëmarrjen e të rinjve dhe barazinë gjinore, si dhe prezantimin e një kodi të ri të sjelljes që…
Papa Françesku nuk është më në rrezik dhe po i përgjigjet mirë trajtimit në spital, ka thënë Vatikani, në shenjë përparimi teksa 88-vjeçari vazhdon shërimin nga pneumonia e dyfishtë. Françesku ndodhet në spitalin Gemelli të Romës për më shumë se tre javë. Ai u pranua më 14 shkurt me një infeksion të rëndë respirator që ka kërkuar trajtim në zhvillim. Në përditësimin e fundit mjekësor, Vatikani tha se mjekët e Papës kishin vendosur të heqin një prognozë të mëparshme “të ruajtur”, që do të thotë se jeta e papës nuk ishte më në rrezik të menjëhershëm. …
Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në burg ish-deputetin demokrat Ervin Salianji, duke rrëzuar kërkesën e tij për për zhvleftësimin e vendimit të datës 18 dhjetor 2019, marrë nga Gjykata Penale për dënimin e tij me 1 vit burg. Duke mos pranuar rekursin, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 1 vit burg ndaj tij. /Telegrafi/
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka pranuar për vizitë nxënësit e shkollës “25 maji”. “I prita me kënaqësinë më të madhe, duke shprehur respekt për faktin që vetë kam dalë nga bankat e kësaj shkolle. Nxënësit erdhën me shumë kuriozitet për të mësuar rreth punës së Kuvendit, rolit të deputetëve dhe të kryetarit. Pyetjet e tyre të shumta dhe entuziazmi pafund ishin një burim frymëzimi dhe një mundësi e shkëlqyer për të ndarë eksperiencën time me ta. U shpreha i bindur se ky entuziazëm lë për të kuptuar se kjo shkollë do të prodhojë edhe shumë…
Andriy Yermak, kreu i zyrës së Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se bisedimet me delegacionin amerikan kanë nisur në mënyrë shumë konstruktive. Siç raporton BBC, ai ka theksuar se Ukraina po punon drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Bisedimet e nivelit të lartë mes Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë, kanë filluar të martën në Arabinë Saudite. Ky takim po zhvillohet derisa raportohet për sulme masive me dronë në 10 rajone të Rusisë, që kanë shkaktuar të paktën tre të vdekur dhe 18 të plagosur. Mbrojtja ajrore ruse ka deklaruar…
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se mërgimtarët që deri më tani janë regjistruar në Gjermani si shtetas të Serbisë, tani mund ta ndryshojnë këtë status. Në një postim të tij në Facebook, Ajeti ka bërë të ditur se mërgimtarët duhet të drejtohen te autoritetet gjermane dhe të kërkojnë që në regjistrin e shtetësisë të hiqet shtetësia serbe. Ai ka njoftuar se ky ndryshim është i mundur pas një qarkoreje nga Ministria Federale e Punëve të Brendshme të Gjermanisë. Kjo situatë, tani, sipas tij është e mundur të rregullohet falë përpjekjeve të Ambasadës së Kosovës në Berlin…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përkujtuar sot shënimin e 44 vjetorit të demonstratave studentore, që bën kthimin historik për popullin e Kosovës, për liri dhe pavarësi. Ahmeti shkruan se kur njerëzit janë të bashkuar, arrijnë të thyejnë barriera dhe të bëjnë ndryshime historike. Statusi i plotë: Ali Ahmeti: Sot shënojmë 44-vjetorin e demonstratave të fuqishme studentore, të cilat u bënë edhe gjithë popullore, dhe të cilat në ballë të tyre, përveç studentëve, ishin edhe punëtorët. Këto demonstrata, 44 vjet më parë, shënuan një moment historik të rëndësishëm, kur, së bashku me shumë bashkëveprimtarë, në mensën e…
Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me detaje në lidhje me aksionin e djeshëm, në të cilin u arrestuan disa persona për keqpërdorim në transportin e mazutit. MPB njofton se janë kryer bastisje në disa lokacione në Shkup, Manastir dhe Kërçovë, ndërsa janë ndaluar 11 persona, si dhe një është në kërkim. “Nga kontrollet e deritanishme janë gjetur dhe sekuestruar dokumentacioni, pesë aparate celularë, rreth 1500 copë municione të kalibrave të ndryshëm, dy pistoleta dhe tre automjete për pasagjerë. Ministria e Brendshme në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar ka ngritur kallëzim penal për “keqpërdorim të…
Secila prej veprave të artit të punuara me dorë të Ferrarit vjen me historinë e shumë njerëzve që kanë ndihmuar në ndërtimin e reputacionit. Dhe ishin pamjet së bashku me dizajnin e viteve ’80 ato që u kombinuan për të bërë një automjet të dallueshëm menjëherë. Një i tillë është një Ferrari, i blerë nga eBay, nga Ervin Rodriguez nga Cary, Karolina e Veriut. Ai thuhet se priti një jetë për ta sjellë këtë makinë në shtëpi. Sigurisht, gjetja e saj dhe fitimi i ankandit nuk ishte udhëtimi më i lehtë për këtë makinë. Bëhet fjalë për një makinë e…

