Author: Hamdi Kumanova

Në janar të vitit 2025 janë dhënë 317 leje për ndërtim, që është për 23,8 për qind më shumë krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës. Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 5 772 690 mijë denarë, që është për 28,2 për qind më shumë krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak. Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim 174 (54,9 për qind) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 50 (15,8 për qind) për objektet e…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, numri i turistëve në janar të vitit 2025 është 49 870, prej të cilëve 36.8 për qind janë turistë vendor dhe 63.2 për qind turistë të huaj. Numri i netëve të kaluara në janar të vitit 2025 është 106 894, prej të cilëve 42.5 për qind janë turistë vendor dhe 57.5 për qind janë turistë të huaj. Numri i përgjithshëm i turistëve në janar 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak është rritur për 4.4 për qind, ndërsa numri i netëve të kaluara është rritur për 4.7 për qind. Numri…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari bëri të ditur sot në një konferencë për media se nuk do të lidhet kontratë me “Gjoka Construction”, kompaninë nga Shqipëria që duhej të menaxhonte parkingun e Qendrës Klinike. Taravari tregoi se janë duke u shqyrtuar dy opsione për menaxhimin e parkingut. “E para është që NP “Parkingu i Qytetit” të ndërtojë garazhe dykatëshe dhe t’i menaxhojë dhe e dyta është që ta bëjë Shërbimi për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në Qendrën Klinike”, tha Taravari. Mediat raportuan javën e kaluar se operatori privat nga Shqipëria “Gjoka Construction” është e vetmja kompani që iu…

Lexo më Shumë

Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore ka miratuar një financim shtesë prej 80 milionë dollarë për të mbështetur agjendën ambicioze të Shqipërisë për modernizimim dhe transformimin digjital të sektorit publik, duke përmirësuar aksesin në shërbimet kryesore për qytetarët, veçanërisht për grupet e cenueshme. Financimi shtesë vjen si rezultat i progresit të projektit kryesor “Përmirësimi i Aksesit të Barabartë në Shërbimet Publike me Standarde të Larta përmes GovTech” (prej 65 milionë USD), i cili synon të rrisë aksesin dhe cilësinë e shërbimeve publike. Financimi shtesë i sapomiratuar do të zgjerojë aktivitetin e programit në tri fusha të rëndësishme: Rimodelimi dhe…

Lexo më Shumë

Me arsyetimin se janë shkelur të drejtat e tij themelore me mbajtjen e tij në paraburgim, Haxhi Shala kishte bërë ankesë në Apel dhe Supreme, por që të dyja vendosën kundër tij. Vendim të ngjashëm ka marrë së fundi edhe Gjykata Kushtetuese. Shala kishte argumentuar se gjyqtari i procedurës paraprake nuk kishte shqyrtuar ligjshmërinë dhe themelësinë e paraburgimit gjatë paraqitjes së tij të parë më 13 dhjetor 2023. Ai gjithashtu kishte argumentuar se kjo ishte shkelje e të drejtave të tij për liri e siguri sipas Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut. Paneli e konstatoi kërkesën…

Lexo më Shumë

Më 12 mars 2025, në Hotel Mercure në Tetovë, do të mbahet Forumi Austriako-Maqedonas për Mjedisin, një ngjarje e rëndësishme që shënon njëvjetorin e kompanisë Saubermacher Tetovë, e cila operon në grumbullimin e mbeturinave në komunën e Tetovës. Ky forum synon të nxisë dialogun midis aktorëve austriakë dhe maqedonas për të eksploruar zgjidhje inovative në menaxhimin e mbeturinave. Duke qenë një faktor kyç në përmirësimin e praktikave të grumbullimit të mbeturinave në Tetovë, Saubermacher Tetovë ka ndihmuar në promovimin e një mjedisi më të pastër dhe të qëndrueshëm. Në kuadër të forumit, janë paraparë dy deklarata për shtyp: • Ora…

Lexo më Shumë

Përveç kaosit urban, betonizimit dhe papastërtisë, tashmë edhe kabllot elektrike të rëna për tokë përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për jetën e qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve. Kjo situatë është rezultat i drejtpërdrejtë i neglizhencës së kryetarit të Komunës, Visar Ganiu, i cili, në vend që të kujdeset për sigurinë e banorëve, ka zhdukur çdo ndjenjë përgjegjësie dhe llogaridhënieje. Qytetarët tashmë po e kërkojnë atë tek “njerëzit e humbur”, sepse ai dhe klika që e kontrollon atë, kanë shndërruar Çairin në një komunë të pamenaxhueshme, përmes korrupsionit masiv dhe shpërfilljes totale ndaj problemeve të përditshme të qytetarëve. Kërcënimi i jetës së…

Lexo më Shumë

Pasi refuzuan të zbatojnë vendimin e Komunës për të liruar hapësirat e uzurpuara te Qendra Sportive e Tetovës, inspektorati komunal i Tetovës, bashkë me policinë kanë ndërhyrë që t’i largojnë dhe të mbyllin hapësirat për t’ia kthyer komunës. Gjatë aksionit, për herë të parë në vendngjarje u paraqit edhe pronari i cili pretendonte se ka dokumente të rregullta megjithatë para policisë nuk paraqiti asnjë dokument. Për momentin është duke u bërë evidentimi i gjërave që ndodhën brenda hapësirave dhe pas përfundimit të kësaj procedure, hapësira do të mbyllet. Hapësira, pronë e komunës, ka një sipërfaqe prej 3600 metra katror, kurse…

Lexo më Shumë

Në raportin e fundit të Drejtorisë së Doganave në lidhje me sekuestrimet që janë bërë së fundmi, thuhet se në pesë raste janë sekuestruar pjesë të automjeteve në vlerë të 200.000 denarëve. Nga Drejtoria e Doganave thonë se sekuestrimet janë bërë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Për njërin rast, nga Doganat thonë: “Tre koka të motorit me ventilë dhe punuese dhe dy boshte me nyje për vetura janë zbuluar gjatë kontrollit të autobusit në pikën kufitare Tabanoc”.

Lexo më Shumë

Ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup, gjatë ditës dhe mbrëmjes së djeshme kanë larguar disa deponi të mëdha ilegale të vendosura në komunat Çair, Qendër dhe Gazi Babë të Shkupit. Në komunën Çair sërish është intervenuar në bulevardin Nikolla Karev (Rruga e plastikave), ku janë ngritur 30 metra kub mbetje komunale të përziera dhe të vëllimshme të hedhura në këndin e lojërave për fëmijë në cep me rrugën Maksut Sadik. Në komunën Qendër janë larguar përafërsisht 20 metra kub mbetje të vëllimshme nga sipërfaqet publike dhe të trafikut në rrugët Metropolit Teodosij Gologanov dhe Fronti i Popullit. NP Higjiena…

Lexo më Shumë

Dragan Kovaçki nga VMRO DPMNE, tha sot pak para seancës për interpelancë ndaj Këshillit Gjyqësor, se ka kohë të gjatë që kanë parë se si drejtësia keqpërdorej, se si krimi mbrohej përmes gjykatësve dhe prokurorëve publikë të korruptuar. Ai theksoi se sot, kur VMRO-ja e ka nderin por edhe përgjegjësinë ta udhëheqë këtë vend, sipas tij, nuk do të lejojnë që ky sistem kriminal të vazhdojë së funksionuari. “Në Maqedoni një kohë të gjatë kemi parë se si drejtësia keqpërdorej, se si krimi mbrohej përmes gjykatësve dhe prokurorëve publikë të korruptuar, ndërsa institucionet që duhet ta garantojnë të drejtën ishin…

Lexo më Shumë

Sot në Shkup në koordinim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) dhe Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), u mbajt konferenca rajonale me të cilën filluan dy projekte të mëdha rajonale të udhëhequra nga – ADAPT 2.0 dhe Gjelbërimi i Ballkanit Perëndimor – të cilat do të forcojnë përpjekjet e RMV-së dhe të vendeve të rajonit në kuadër të shtyllës së natyrës dhe biodiversitetit të Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Siç njoftojnë nga MMJPH Këto projekte do të mbështesin angazhimin e rajonit për ruajtjen e biodiversitetit dhe elasticitetin e klimës, duke punuar në bashkëpunim me…

Lexo më Shumë