Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zëvendëskryeministre, më 19 nëntor 2024 është liruar nga akuza për mosraportim të pasurisë. Ministrja Gërvalla ngarkohej se në cilësinë e zyrtares së lartë publike, në formularin për deklarim të pasurisë më 22 mars 2021, nuk ka paraqitur saktë të dhënat e kërkuara me ligj. Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të përpiluar më 3 dhjetor 2024, thuhet se nuk ka mëdyshje që me provat e administruara në shqyrtim gjyqësor u vërtetua se vepra me të cilën akuzohej Gërvalla nuk përbën vepër penale dhe se faktet e paraqitura si në…
Author: Hamdi Kumanova
Me paraqitjen e provave materiale, sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup duhet të vazhdojë gjykimi për rrëmbimet dhe vrasjet e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezovskit nga Velesa. Janë pesë persona në bankën e të akuzuarve për vrasjet e tmerrshme, Ljupco Palevski-Palço, Vlatko Keshishov, Velibor Manev dhe Bore Videvski, të cilët akuzohen si bashkëkryerës për dy krime – rrëmbim dhe vrasje, si dhe Aleksandar Gjorçevsky, babai i Vanjës, i cili akuzohet se ka ndihmuar, transmeton Portalb.mk. Seanca e fundit e procesit gjyqësor është mbajtur saktësisht një muaj më parë, pra më 20 dhjetor të vitit të kaluar, kur u…
Rreth 42 mijë kërkesa janë grumbulluar në platformën PER për regjistrimin e shtetasve shqiptarë, që jetojnë jashtë vendit, por kanë të drejtë vote në zgjedhjet e 11 Majit. Nga të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) deri më tani 27,992 kërkesa janë shqyrtuar, por rreth 17,662 janë miratuar. Në kërkesat sipas gjinisë, meshkujt kryesojnë me 65% dhe femrat me 35%. Grupmosha më e interesuar mbetet 26–35 me afro 29%, e ndjekur nga grupmosha 36–45 me 27%, 19% shtetasit nga 46–55 vjeç, 14.6% mosha mbi 56 vjeç dhe më pak të interesuar të rinjtë e moshës 18–25 vjeç.…
Nga Gjykata Penale njoftojnë se kanë pranuar kërkesën e Prokurorisë për shqiptimin e masës së paraburgimit prej 30 ditëve ndaj Rade Trajkovskit, i njohur si Shtekli dhe 9 personave të tjerë që dyshohen për krijimin e grupit kriminel për trafikim me lëndë narkotike. Paraburgimi, siç njofton Gjykata Themelore Penale në Shkup, fillon nga momenti i gjetjes, përkatësisht privimit nga liria të personave në fjalë.
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku sipas tyre “Agresioni i paprovokuar dhe i dhunshëm i Rusisë ndaj Ukrainës u përshkrua si operacion ushtarak”. Nga BDI thonë se një narrativë e tillë është e papranueshme dhe bie në kundërshtim me qëndrimet e shtetit tonë si anëtar i NATO-s dhe si vend aspirant për integrim evropian. “Përshkrimi i një agresioni të përgjakshëm që ka shkaktuar vuajtje të pafundme si një “operacion ushtarak” relativizon aktet kriminale dhe mohon realitetin e hidhur që po përjeton populli ukrainas. BDI riafirmon qëndrimin e…
Ka kaluar koha kur fjalën kryesore në qytetet tona, lagjet e rrugët tona e kishin kriminelët. Vrasjet në mes të qytetit, tentim vrasjet në qendrat tregtare, vjedhjet, thyerjet e makinave, gjithë këto ngjarje makabre i kalojnë të kaluarës. Qytetarëve ju ka rikthyer shpresa e besimi në institucionet shtetërore, pasi qeveria ka vendosur rend e ligj. Kjo plotëson nevojën e të qenurit të sigurt kudo që jetojnë e veprojnë qytetarët. Arrestimet e fundit janë tregues i angazhimit dhe disponimit të partnerëve të koalicionit qeveritar për ta luftuar krimin dhe korrupsionin dhe për të rikthyer rendin e sigurinë në mjedisin tonë. Koalicioni…
Një rast kanosje është raportuar në Zveçan. Policia bënë të ditur se një femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë duke lëvizur në rrugë është përcjellur nga një veturë. Nuk dihen motivet dhe nuk ka as të arrestuar. Rasti është në procedurë hetimore dhe autoritetet po merren me zbardhjen e ngjarjes./Telegrafi/
Tetë njerëz kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë lënduar të hënën si pasojë e zjarrit në një shtëpi të pleqve në periferi të kryeqytetit të Serbisë, Beograd, raportoi Radiotelevizioni i Serbisë (RTS). Zjarri shpërtheu rreth orës 3:30 të hënën në komunën e Barajevës, në jug të Beogradit. Ministri i Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale i Serbisë, Nemanja Staroviq, tha se 13 njerëz janë evakuuar nga ndërtesa si pasojë e zjarrit. Staroviq tha për RTS-në se, sipas të dhënave fillestare, ka shenja se bëhet fjalë për zjarrëvënie të qëllimshme. Ai shtoi se shtëpia e pleqve ka licencë të vlefshme…
Krahas kredisë prej 500 milionë eurosh nga Hungaria, për të cilën tashmë janë grumbulluar kamata dhe nuk janë realizuar paratë, qeveria e Mickoskit dhe OBRM-PDUKM po marrin hua intensivisht nga të gjitha anët, thonë nga LSDM. “Qeveria ka ngarkuar qytetarët me mbi 200 milionë euro borxhe të reja në vetëm pak muaj. Vetëm dhjetë ditë më parë, qeveria mori 128 milionë euro hua nëpërmjet bonove dhe obligacioneve të thesarit. Më parë, në fund të tetorit 2024, qeveria mori një tjetër borxh të madh prej 73.7 milionë eurosh nga kreditorët vendas. Janë 700 milionë euro borxh i ri i krijuar nga…
Pas një pushimi dimëror trejavor, nxënësit po kthehen në shkollë, duke shënuar fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2024/2025, transmeton Portalb.mk. Viti shkollor do të përfundojë më 10 qershor për të gjithë nxënësit, me përjashtim të maturantëve, të cilët do të mësojnë deri më 16 maj. Pushime pranverore këtë vit nuk do të ketë, pasi shumica e mësuesve, prindërve dhe nxënësve janë shprehur kundër futjes së tij. Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, në fillim të këtij gjysmë-vjetori, u uroi suksese nxënësve dhe mësimdhënësve dhe theksoi rëndësinë e krijimit të një mjedisi shkollor miqësor dhe të sigurt. Kujtojmë se…
Dje, pasdite, pas perëndimit të diellit, në numrin emergjent 112 të Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK) mbërriti një njoftim nga një grup turistësh të huaj, shtetas të Turqisë, të cilët kishin rënë në një situatë të vështirë përballë restorantit “Kanjon Matkë”, nga ana tjetër e liqenit, përkatësisht akumulaimit të liqenit “Matkë”.
Memedali Jusufi Ne prag te 80 vjetorit te Radio Shkupit Ka një sërë podkastësh në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që trajtojnë tema të ndryshme, si kultura, historia, politika, shoqëria, ekonomia dhe sportet në Ballkanin Perëndimor, dhe përpiqen të informojnë, edukojnë dhe argëtojnë dëgjuesit e tyre. Nje nga Podcastet e tille eshte edhe emisioni “Pa Kufij’ , emisionet e fundit me podcast mund ti ndiqni te gjitha ne TVSh duke kerkuar Podcast Radiotelevizioni shqiptar emisioni Pa KUfij, Nderkohe po te njejtin emision permes platformes digjitale Youtube mund ta ndiqni ne Radiotelevizionin e Kosoves ( Radio KOsova ) Ajo qe…

