Author: Hamdi Kumanova

Zëvendësdrejtori Garip Kaba tha se është rritur dukshëm buxheti në Drejtorinë e Doganave, që siç bëri të ditur, vetëm për 8 muaj, janë grumbulluar mbi 1 miliard euro, përcjell Tv21. Kaba tha se kjo është arritur nga kontrollet e shtuara, por edhe nga rritja tarifore për mallra të caktuar. “Janari është me mbi 5 milionë ndërsa shkurti është mbi 9 milionë euro më shumë të ardhura se viti paraprak. Kurse vetëm 8 muajshi i fundit i viti 2024 kalon shifrën e mbi 1 miliard eurove buxhet, arkëtim në kuadër të Drejtorisë së Doganave. Ka të bëjë edhe me kontrollet e…

Lexo më Shumë

Memedali Jusufi Zhvillimet aktuale politike dhe rreziqet që ato përmbajnë për fitoret e shumta të qytetërimit modern, lypet të na përqëndrojnë mbi një aspekt që është thelbësor për krizën kulturore dhe sociale të kohës sonë: kuptimi i lirisë për njeriun modern. Erich Fromm Çdo individ ka thembrën e vet të Akilit, frikën e vet. Cilado qoftë ajo, nuk është asnjëherë shumë vonë për të ndryshuar sjelljen që kemi përkundrejt saj. Frika është një alarm që bie përballë rreziqeve nga të cilat duhet të largohemi apo të mbrohemi, apo përballë asaj që na duket e huaj, e panjohur. “Vetëdije e kushtëzuar…

Lexo më Shumë

Qytetarët në Maqedoni u detyrohen bankave vendase 4,32 miliardë euro, thuhet në raportin e fundit të Bankës Popullore. Borxhi më i lartë i qytetarëve shënohet te kreditë shpenzuese, e cila ka arritur në 2,17 miliardë euro, pastaj vijojnë kreditë për banesa me 1,52 miliardë euro. Kjo ndodh në kohën kur bankat shënojnë fitime rekord. Në vitin 2024, sektori bankar ka pasur fitim prej 282,2 milionë euro, që është rritje drastike prej 50,3 milionë euro në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa pesë bankat më të mëdha kanë realizuar fitim prej 250 milionë euro.

Lexo më Shumë

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka shpallur konkursin për pranimin e 300 ushtarëve profesionistë për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut (ARM). Lajmin e ka bërë të ditur edhe ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajllovski, përmes një postimi në Facebook. “Dua të njoftoj se sot kemi shpallur konkursin publik për pranimin e 300 ushtarëve profesionistë dhe 10 nënoficerëve në ARM. Gjithashtu, do të shpallet edhe konkursi për pranimin e 60 personave me arsim të lartë për gradën e oficerit. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë e motivuar nga të gjitha komunitetet…

Lexo më Shumë

Kremlini i është përgjigjur për herë të parë lajmit se Ukraina ka mbështetur një armëpushim 30-ditor të propozuar nga SHBA. Paralajmëruan se Rusia nuk dëshiron të nxjerrë përfundime të parakohshme dhe se së pari duhet të marrë informacion nga SHBA, transmeton Telegrafi. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia po studion me kujdes deklaratat pas bisedimeve SHBA-Ukrainë, dhe shtoi se zyrtarët amerikanë do ta informojnë Rusinë për detajet përmes kanaleve të ndryshme. “Kontaktet janë planifikuar në ditët në vijim, por SHBA nuk ka kërkuar ende një telefonatë mes Putinit dhe Trump”, tha Peskov. Ai gjithashtu shtoi se çdo telefonatë…

Lexo më Shumë

MPB ka njoftuar se me 11 mars 2025, në orën 15:50, në DPB Gostivar është raportuar për një aksident trafiku në rrugën lokale Gostivar – Gradec. Aksidenti ka ndodhur ndërmjet një makine “Opel Meriva” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga H.H. (58) nga Negotina, dhe një makine “Volkswagen Golf” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga I.S. (35) nga fshati Debresht, Gostivar. Në aksident, I.S. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën Urgjente të Gostivarit, sipas informacionit nga policia. Një ekip hetues i Sektorit të Policisë në Gostivar ka kryer një inspektim në vendin…

Lexo më Shumë

Këshilli Gjyqësor ka hapur një procedurë të re për shkarkimin e gjyqtarit Enver Bexheti, pasi vitin e kaluar e ka dënuar atë vetëm me 20% të pagës për mbajtjen në tavolinë të çështjes për përgjimet masive të paligjshme “Tvridina-Target” të Sasho Mijallkov. Javën e kaluar, gjyqtari i Apelit Bexheti nuk shkoi kur u thirr për të dhënë mbrojtje para Këshillit Gjyqësor. Ai dërgoi një njoftim se është i sëmurë, shkruan “Sakamdakezam.mk” në mënyrë jozyrtare. Seanca për dëgjimin e tij u shty. Procedura e re kundër Bexhetit u hap menjëherë pasi Departamenti i Shtetit e ka futur në listën e zezë…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim promovon rezultatet siç thonë, te suksesshme të reformave të brendshme dhe masave kundër korrupsionit, duke theksuar përkushtimin e saj për transparencë, llogaridhënie dhe integritet. Këto reforma janë pjesë e një angazhimi të vazhdueshëm për forcimin e procesëve demokratikë brenda partisë dhe rikthimin e besimit të publikut në institucionet politike, njoftojnë kështu nga BDI. Në një njoftim për mediat, BDI ka përshkruar masat kryesore të reformës, përfshirë rritjen e transparencës në proceset vendimmarrëse, krijimin e mundësive për pjesëmarrjen e të rinjve dhe barazinë gjinore, si dhe prezantimin e një kodi të ri të sjelljes që promovon standardet…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese sot do ta mbajë seancën e 6-të, në rend dite të së cilës janë shtatë nisma për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë. Në rend dite është akti i kontestuar: Pjesa II “Pjesa e Përgjithshme” pika 5 nënpika 1 në pjesën “Popullsia gjithsej rezidente” përbëhet nga personat në vijim – Njësitë e regjistrimit” dhe nënpika 2 në pjesën “Totali i popullsisë jorezidente” përbëhet nga personat e mëposhtëm – njësitë e regjistrimit” të Metodologjisë për përgatitjen, organizimin dhe zbatimin e regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë, në vitin 2021 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se në Gostivar është realizuar bastisje dhe është ndaluar një person. “Më datë 12.03.2025 në ora 07.00, zyrtarët policorë nga Zyra e jashtme për çështje kriminale pranë Departamentit për Punë të Brendshme Gostivar e kanë privuar nga liria D.M (36) nga Gostivari”. “Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, efektivët e policisë gjetën dhe sekuestruan marijuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Pothuajse gjithmonë miqtë e ngushtë, bashkëshortët apo kolegët i garantojnë njëri-tjetrit borxhin, duke marrë kështu një rrezik të madh financiar. Nëse debitori nuk është në gjendje të shlyejë borxhin, garantuesi bëhet përgjegjës për pagesën, gjë që shpesh çon në barrë financiare dhe emocionale dhe një prishje të plotë të marrëdhënieve. Presioni financiar, besimi i thyer dhe stresi emocional krijojnë tensione dhe debate, veçanërisht nëse debitori nuk tregon përgjegjësi. Pritjet e ndryshme, kur njëri pret ndihmë dhe tjetri ndihet i mashtruar ose nën presion, i prishin plotësisht këto marrëdhënie. Praktikisht mund të ndodhë edhe situata e kundërt, kur një person që…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti thotë se hetimi mbi furnizimin me derivate të dëmshme do të shkon deri në fund jo vetëm pse është dëmtuar buxheti i shtetit por para se gjithash se është dëmtuar shëndeti i qytetarëve. Sipas tij do të hetohen të gjitha rastet ku ka pasur furnizime të tillë dhe do të ketë përgjegjësi ligjore Mexhiti shtoi se hetimi i fundi dëshmoi se Qeveria është e përkushtuar për të luftuar krimin dhe korrupsionin pavarësisht etnisë apo ideologjisë politike. “Edhe njëherë dëshmohet se nuk kompromis me korrupsionin sidomos në këtë rast ku nuk…

Lexo më Shumë