Hapja zyrtare e Tunelit të Murrizit është paralajmëruar për nesër, më 14 mars. Ky tunel është pjesë e autostradës “Rruga e Arbrit” dhe nga pika kufitare “Blato” afër Dibrës, do të duhet një orë për të mbërritur në Tiranë, transmeton Portalb.mk. Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka thënë se më datën 14 mars do të hapet Tuneli i Murrizit për qasje për të gjithë drejtuesit e automjeteve në drejtim të Tiranës dhe atë të Dibrës. “Ndërkohë po vazhdojmë dhe po punojmë në këto momente me tunelin ndihmës i cili është pjesë e këtij projekti.…
Author: Hamdi Kumanova
Komunikacioni në mbarë vendin zhvillohet pa probleme, nëpër rrugë të lagështa, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM). Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Më 12.03.2025, në orën 07:15, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë dhe Njësia Policore e Kamjanit arrestuan M.A. (19) nga fshati Pirok. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në Pirok, e kryer me urdhër gjykate, u gjet dhe u sekuestrua marihuanë. Ai u ndalua në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë bastisur shtëpinë e një 71-vjeçari nga Dollogozhda e Strugës, tek i cili kanë gjetur armë dhe municione, përcjell TV21. Armët në shtëpi i kishte me leje, ndërsa armët që u gjetën në veturën e parkuar në oborrin e tij, ishin pa leje. “Më datë 12.03.2025 në ora 08.00, zyrtarët policorë të SPB Strugë kanë arrestuar XH.D. (71) nga fshati Dollogozhdë në Strugë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, i janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie “Brno ZH 321” kalibri 16 milimetra,…
Gjykata Themelore Penale në Shkup sot duhet ta shpallë aktgjykimin për vrasjen tek “Mavrovasja” në Shkup më 20 gusht të vitit të kaluar. Prokuroria Themelore Publike në Shkup në dhjetor të vitit të kaluar, ka ngritur aktakuzë kundër një personi për vrasje, tentim vrasje dhe prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar të armëve dhe lëndëve plasëse.
Polonia ka propozuar që Turqia të marrë një rol aktiv në fillimin e bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë , tha kryeministri polak të mërkurën në kryeqytetin turk. Në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në Ankara, Donald Tusk tha se Turqia dhe Polonia kanë kërkuar paqe që nga dita e parë e luftës Rusi-Ukrainë, duke shtuar se Varshava mirëpret bisedimet e zhvilluara në Arabinë Saudite këtë javë. Pas takimit të tyre në kompleksin presidencial me diskutime të nivelit të lartë të çështjeve dypalëshe dhe globale, Erdogan u tha gazetarëve se Turqia dhe Polonia janë aleatët kryesorë…
Shtetet e Bashkuara kanë rifilluar dërgimin e ndihmave ushtarake në Ukrainë përgjatë kufirit me Poloninë, pas arritjes së një marrëveshjeje mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Arabinë Saudite, tha të mërkurën ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski. Sikorski e bëri këtë njoftim duke folur për gazetarë përkrah homologut të vet ukrainas, Andriy Sybiha, në Varshavë, pasi ky i fundit u kthye nga bisedimet në Xhedah, të mërkurën. “Mund të konfirmoj se dërgimi i armëve përmes Jasionkas është kthyer në nivelin e mëparshëm”, tha Sikorski, duke iu referuar qendrës logjistike në juglindje të Polonisë. Uashingtoni kishte njoftuar javën e kaluar…
Krimet e fëmijëve dhe trajtimi i tyre në sistemin e drejtësisë në vend janë çështje delikate që kërkojnë një qasje të kujdesshme dhe të drejtë, duke u bazuar në parimet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të drejtat e njeriut. Në Maqedoninë e Veriut, si dhe në shumë shtete të tjera, Ligji parashikon masa të veçanta për trajtimin e fëmijëve që kryejnë vepra penale. Sipas të dhënave më të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), numri i fëmijëve në konflikt me ligjin është ulur për 8.5 për qind në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022, megjithatë dënimet për këta fëmijë…
Fronti Europian po mendon të ngrejë një interpelancë kundër anëtatarëve të Gjykatës Kushtetuese. “Ne kemi paralajmëruar që ekziston mundësia që ne si Front Europian të ngrisim interpalanca për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese sepse vlerësojmë se janë duke bërë një tendencë të rrezikshme në kuptim të rrezikimit të kohezionit të brendshëm ndër-etnik duke pasë për bazë peshën dhe rëndësinë e ligjit për përdorimin e gjuhëve”, tha Elmi Aziri. Kjo iniciativë nfa Fronti Europian mendohet se vjen pasi dje shumica parlamentare OBRM-PDUKM-VLEN dhe ZNAM bashkë me partinë “E Majta”votuan interpelancën kundër pesë anëtarëve të këshillit gjyqēsor duke shtuar tashmë se ata duhet…
Zëvendës drejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Garip Kaba, konfirmoi se koalicioni i pesë partive Vlen, ka pranuar vendimin e ministrit të ZNAM-it për uljen e përqindjes së shqiptarëve dhe përfaqësimit në administratë, nga 30 në 25%. Në një intervistë televizive, Kaba pranoi se angazhimi i tyre mbetet që të arrihet përfaqësimi deri në 25% duke pranuar kështu vendimin e partnerëve të tyre për të fshirë diasporën shqiptare nga numri i popullsisë dhe e drejta e përfaqësimit. Me këtë veprim, koalicioni Vlen pranon që të mohohen 172.492 shqiptarë nga çdo e drejtë që garantohet me Kushtetutë dhe ligjet në…
Komuna e Gostivarit ka filluar me realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore të cilat i fitoi nga thirrja e parë qeveritare. Nga trembëdhjetë, në tre projekte tashmë punimet kanë filluar në terren. Një ndër ato është rruga “13” përballë shkollës së muzikës dhe e cila lidhet me “JNA”-në. Zhvillimin e punimeve nga afër e ka ndjekur një delegacion nga komuna e Gostivarit, drejtuar nga kryetari Valbon Limani. Ai me këtë rast sqaroi se në këtë rrugë zgjerohen punimet nga projekti fillestarë, pasi do të ndërrohet edhe gypi i ujësjellësit në gjatësinë e gjithë rrugës. “Sot kemi dalur për të inspektuar punimet…
Kryesia e Xhamisë “Mustafë Pasha” në Shkup ka publikuar disa video ku shihen disa persona duke vjedhur. Siç thonë nga kryesia e xhamisë, brenda dy ditësh rasti është përsëritur dy herë, ndërkohë kanë kërkuar nga personat që të kërkojnë falje, në të kundërtën do t’i publikojnë pamjet me fytyrat e tyre.

