“Reduktimi i dëmit të duhanit” është një strategji e shëndetit publik që synon të minimizojë ndikimet negative shëndetësore të pirjes së duhanit. Dihet gjerësisht se pirja e duhanit shkakton rreziqe serioze për shëndetin. Mënyra e vetme për të shmangur këto rreziqe është të mos filloni fare ta pini duhanin ose ta lini plotësisht. Megjithatë, jo çdo duhanpirës është gati të lërë duhanin. Koncepti i reduktimit të dëmit nga duhani njeh rolin e rëndësishëm që alternativat pa tym, të cilat mbartin rreziqe më të ulëta për shëndetin*, u ofrojnë duhanpirësve, të cilët përndryshe nuk mund të vendosin të lënë…
Author: Hamdi Kumanova
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Shqipëri, ka kërkuar nga sot zyrtarisht mbylljen e aksesit të TikTok.Në 6 Mars, Ministrja e Arsimit Ogerta Masastirliu, njoftoi vendimin e qeverisë për të kufizuar aksesin në TikTok për një periudhë 12-mujore.Ky vendim ka shkaktuar shqetësim tek shumë biznese dhe influencerë, të cilët e përdornin këtë platformë për të shpërndarë përmbajtje dhe për të krijuar të ardhura. Megjithatë, ata që përdorin TikTok duket se kanë gjetur një alternativë: aplikacionin Clapper. Ky është një platformë e ngjashme me TikTok, që ofron mundësinë për krijimin dhe shpërndarjen e videove të shkurtra. Clapper është zhvilluar nga…
Steve Witkoff ka mbërritur në Moskë. I dërguari i posaçëm i Donald Trump për luftën në Ukrainë pritet të takohet me zyrtarët rusë për bisedime mbi mënyrën e përfundimit të luftimeve. Kremlini tha më herët se SHBA ka dhënë informacione të caktuara në lidhje me një armëpushim të propozuar – i cili do të zgjasë 30 ditë – dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë në bisedimet ballë për ballë. Ndryshe, Moska ende nuk ka dhënë një përgjigje se a pajtohet me armëpushimin i cili do të ndalonte luftën për 30 ditë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi. Por, ka zbuluar disa kërkesa.…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një i dyshuar në Prizren për fajde, kamata e të cilit rast kalonte mbi 100 mijë euro. Në njoftimin për media thuhet se Sektori Rajonal i Hetimeve/Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren dhe një ekip nga Drejtoria e Krimit të Organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë -Prishtine, sot më datë 13.03.2025 ka filluar realizimin e operacionit policor për arrestimin e një personi të dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Fajde”.…
Në 24 orët e fundit më shumë ka rënë shi në Kumanovë, 15 l/m2, ndërsa më pak 1 litër për metër katror në Pretor, Strumicë, Gjevgjeli, Berovë, Topollçan. Sipas DPHM-së, 14 l/m2 kanë rënë në Lazaropole, 13 në Hanet e Mavrovës, 11 në Krushevë, 10 në Kriva Pallankë dhe Tetovë, në Pozharanë 10, në Shkup-Petrovec 8, Kodrën e Diellit, 5 në Veles, 4 në Shkup-Zajçev, në Ohër dhe 2 në Manastir, Shtip dhe Vinicë. Moti sot është i ndryshueshëm, me vranësira dhe me reshje lokale shiu dhe bubullima. Në mëngjes proceset do të jenë më intensive në pjesët lindore ku…
Vetëm disa orë pasi presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se do të blinte një makinë të re Tesla, u shfaqën raportime se Elon Musk po shqyrton një donacion prej 100 milionë dollarësh për komitetin politik të Trump-it. Sipas dokumenteve federale, Musk, i cili tashmë është një nga donatorët më të mëdhenj të fushatës së Trump-it, ka dhënë mbi 290 milionë dollarë për ta mbështetur atë dhe aleatët e tij republikanë gjatë zgjedhjeve të vitit 2024. Përmes superkomitetit të tij politik America PAC, ai ka dhuruar më shumë se një çerek miliard dollarë. Burime për New York Times kanë konfirmuar se…
Deputeti nga koalicion VLEN në intervistë foli për interpelancën për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor me çka theksoi se ka qenë e pritshme për të se ajo interpelancë do të dështojë për faktin se ata vetë paralajmëruan që nuk do të përfilllin atë interpelancë. Por, ka qenë e patjetërsueshme ta iniciojmë atë interpelancë pasi këta anëtarë kanë heshtur përballë rasteve të montuara politike edhe përkundër kompetencave që kanë. “Për mua ka qenë e pritshme se ajo interpelancë nuk do të kalojë, sepse ata vetë paralajmëruan se nuk do të veprojnë komformë interpelancës së ditës së djeshme. Në raportin e…
MPB njofton se më 12.03.2025 në orën 19.50 në rrugën ,,Bane Veljanovski“ në Gostivar, nëpunës policorë nga Sektori i Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor Shkup arrestuan I.B.(34) nga Gostivari. Ai ishte i kërkuar me urdhërarrest në bazë të urdhërit gjyqësor për vuajtjen e dënimit me burg prej tre vjet për veprën e kryer penale sipas nenit 186 paragrafi 2 të Kodit Penal. Personi u dërgua në Institucion Ndëshkues-Korrektues Burgu Idrizovë për vuajtjen e dënimit.
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova do të mbajë fjalim në hapjen e Forumit të 12-të botëror në Baku me titull “Rihetimi i rendit botëror: Kthimi i sfidave në mundësi”. Siljanovska Davkova do të mbajë fjalim edhe në panelin “Pakti për të ardhmen e Kombeve të Bashkuara: Ndërtimi i një konsensusi të ri global”. Në forum do të debatohet gjithashtu edhe në panelet mbi temat: “Ndryshimet gjeopolitike: Partneritete të përgjegjshme kundrejt rivalitetit” dhe “Rimendimi i multilateralizmit për një botë shumëpolare”. Pritet të marrin pjesë rreth 400 pjesëmarrës – presidentë aktualë dhe të mëparshëm të shteteve dhe qeverive, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe…
Në vetëm dy vite, 2023 dhe 2024, institucionet shtetërore blenë automjete të reja pasagjerësh për 8.5 milionë euro, disa të blera dhe disa të marra me lizing. Mes tyre janë edhe 45 automjete qeveritare, secila me vlerë 50 mijë euro, të marra me lizing për zyrtarët aktualë, por edhe për ish-kryeministra dhe presidentë. Vetura më e shtrenjtë e blerë prej 55 mijë eurosh është e Komunës së Shuto Orizarit, ndërsa Komuna e Prilepit ka blerë dhe shkëputur kontratën për një automjet prej 63 mijë euro. Vlera mesatare e të gjitha automjeteve të blera në dy vitet e fundit është 31.760…
Sot në Shtëpinë e ARM-së do të organizohet tribunë “Pesë vjet anëtarësim i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO: Arritjet, perspektivat dhe sfidat” Organizatorë janë Klubi diplomatik – Shkup dhe Shoqata e veteranëve dhe rezervistëve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Janë planifikuar dy sesione në kuadër të tribunës. Sipas paralajmërimit, në sesionin e parë fjalë përshëndetëse do të kenë Jovan Tegovski, kryetar i Klubit diplomatik – Shkup ambasador në pension, ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski dhe gjeneralët në pension, Ilija Nikollovski dhe Pavle Arsoski. Në sesionin e dytë janë paralajmëruar prezantime të Shpresa Jusufit ambasadore në pension,…
Partia opozitare maqedonase kërkon që Prouroria Publike të veprojë në rastin me ministrin e Transformimit Digjital Stefan Andonovski, për të cilin thonë se ka kurdisur tenderë në ministrinë e tij. Nga LSDM thonë se hapi i parë i KSHPK-së pasi hapën rast për këtë është në drejtimin e duhur, ndërsa tani kërkojnë që të përfshihet edhe Prokuroria Publike. “Provat janë të qarta: kompania e bashkëshortit të Klinçarovës, i cili është sekretar shtetëror në ministrinë e Andonovskit, ka fituar dy tenderë dhe ministri Andonovski është nënshkrues i kontratave. Ky është një rast i qartë i konfliktit të interesit dhe një dyshim…

