Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri Hristijan Mickoski mbrëmë përsëriti qëndrimin e tij se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese derisa Bullgaria t’i përmbushë obligimet e saj për respektimin e të drejtave të pakicave. Çështja e ndryshimeve kushtetuese, si kusht për vazhdimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka marrë sërish hov këto ditë, ndërsa ndaj deklaratave të kryeministrit Mickoski ka reaguar edhe MPJ bullgare. Për këtë temë Mickoski foli edhe në daljen e mbrëmshme në “Samo Intervju” në TV Kanal 5, ku i pyetur për partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se çfarë nëse Uashingtoni kërkon të votohen për…

Lexo më Shumë

“Lista e Zezë” e SHBA-ve pritet të përfshijë emra të tjerë të politikanëve dhe zyrtarëve nga Maqedonia e Veriut, por edhe vendet e tjera të rajonit. Korrespodemti i INA-s nga Nju Jorku duke u thirrur në burime jozyrtare diplomatike thekson se në listën e re priten figura publike të zyrtarëve të përfshirë në korrupsion të madh dhe ata që kërcënojnë stabilitetin dhe paqen. Jozyrtarisht spekulohet se gradualisht do të publikohen emra, duke përfshirë politikanë të niveleve të lartë, zyrtarë të lartë, kryetar dhe ish-kryetar komunash, prokurorë, gjykatës dhe biznesmenë. Ambasadorja amerikane në Shkup, Angel Aggeler vazhdimisht ka…

Lexo më Shumë

Partia opozitare maqedonase LSDM, në një kumtesë për media “pyet Prokurorinë pse hesht për skemat dhe skandalet e tenderëve të VMRO-DPMNE-së”. “Dyshim bazë për korrupsion janë rastet e marrëveshjeve miliona dollarëshe mes bashkive dhe institucioneve nën kontrollin e tyre, si dhe kontratat e lidhura vetëm me të njëjtat forma të preferuara, të cilat më së shpeshti fitojnë tenderë dhe shfaqen si të vetmit ofertues. LSDM publikoi dokumente dhe fakte se një kompani përmes disa komunave dhe institucioneve në 3 vitet e fundit ka fituar tenderë në vlerë mbi 4.5 milionë euro”. “Paraprakisht kemi publikuar dokumente dhe fakte për…

Lexo më Shumë

BDI në një kumtesë për media ka kujtuar katërvjetorin nënshkrimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, duke theksuar se do ta mbrojnë me çdo mjet demokratik Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe nuk do të lejojnë kthim pas. “Sot shënojmë katërvjetorin e nënshkrimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve – momenti kur pjesa legjislative e Marrëveshjes së Ohrit u përmbyll, duke i dhënë gjuhës shqipe vendin e merituar në shtetin tonë multietnik. Ky ligj nuk ishte thjesht një rregullim juridik, por një akt historik që vulosi barazinë dhe stabilitetin institucional të vendit. Por, katër vjet më vonë, shpirtrat anti-Ohër…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një reagimi të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, prokurorët i hedhin poshtë informatat që qarkullojnë në opinion në lidhje me trysnitë ndaj tyre për lëndët që veprojnë. Në reagim, prokurorët i dënojnë këto deklarata që godasin në integritetin e tyre. Sipas tyre, asnjë prej prokurorëve, madje as edhe kreu Islam Abazi, nuk e ka rrezikuar pavarësinë dhe përgjegjësinë e tij gjatë kryerjes së funksionit. Siç thuhet më tej, çdo tezë e paverifikuar dhe sensacion i cili shkel besimin në Prokurori, është shkelje direkte e Kushtetutës. Në reagim, gjithashtu prokurorët theksojnë se nuk guxon që të…

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtor ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, duke e dënuar me 2 vjet e 20 ditë burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Dënimi i dhënë nga GJKKO ishte 3 vite e 1 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai zbret në 2 vite e 20 ditë. Gjykata vendosi gjithashtu konfiskimin e dy pronave të përfshira në këtë çështje, me një sipërfaqe totale prej 10 mijë metrash katrorë në zonën e Dhërmiut, të cilat do të kalojnë në favor të shtetit. Ndërkohë, apartamenti i sekuestruar si…

Lexo më Shumë

Deklarata e fundit e Kryeministrit Mickoski, ku pretendon se BDI nuk kujdeset për çështjet e gjuhës shqipe dhe të drejtave të shqiptarëve, por vetëm për mbrojtjen nga krimet e supozuara, është një tjetër akt i ulët i një kryeministri që ka helmuar dhe polarizuar skenën politike dhe etnike deri në atë pikë sa po e bën vendin jofunksional. Ironia është se këto akuza vijnë nga partia që ka kërkuar zyrtarisht anulimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në Gjykatën Kushtetuese. Partia që kundërshton vetingun ndërkombëtar të politikanëve dhe funksionarëve shtetërorë. Partia që është kapur nga oligarkët e privatizimit kriminal dhe…

Lexo më Shumë

Qeveria do të mbështesë marrëveshjen për pagën minimale ndërmjet punëdhënësve dhe punëtorëve, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke shtuar se në gjysmën e dytë të marsit mund të mbahet mbledhja e re e Këshillit Ekonomiko-Social. “Dhe çdo marrëveshje që ata arrijnë, ne si Qeveri do ta mbështesim. Propozimin, të cilin e kam dëgjuar nga një përfaqësues i punëtorëve, konkretisht nga kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, dallon nga propozimi i disa muajve më parë, kur u zgjodh kjo Qeveri. Nuk pritën asnjë javë që ajo të zgjidhej dhe të dilnin me propozimin për pagën minimale prej 400 euro. Tani…

Lexo më Shumë

Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska u mirëprit në Baku nga homologu i saj, Ministri i Energjeikës së Azerbajxhanit Parviz Shahbazov, në kuadër të një vizite zyrtare kushtuar nxitjes së bashkëpunimit energjetik midis dy vendeve. Në takimin tete-a-tete, i cili u mbajt në Ministrinë e Energjetikës së Azerbajxhanit, u theksua angazhimi i përbashkët për forcimin e partneritetit në fushën e furnizimit me gaz. Bisedimet u përqëndruan në mundësitë e marrëveshjeve afatgjata të furnizimit me gaz, si dhe investimet potenciale në infrastrukturën e gazit në Maqedoninë e Veriut. “Maqedonia mund të bëhet një qendër rajonale për transportin e…

Lexo më Shumë

Në mes të negociatave të intensifikuara ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për ndërtimin dhe modernizimin e hekurudhës nga Korridori 8 nga pala maqedonase dhe bullgare, qeveria në Bullgari mori vendim për shtyrjen e modernizimit të seksioneve Sofje-Pernik dhe Pernik-Radomir, të cilat janë pjesë e këtij korridori, transmeton Portalb.mk. Një vendim i tillë është marrë nga qeveria e kryeministrit bullgar Rosen Zheljazkov, në kuadër të ndryshimeve në programin “Lidhja e transportit 2020-2027”. Sipas njoftimit të portalit bullgar “Mediapool”, realizimi i dy projekteve hekurudhore Sofje-Pernik dhe Pernik-Radomir, për të cilët janë ndarë 500 milionë euro, janë përjashtuar nga financimi në periudhën…

Lexo më Shumë

Deputeti nga Aleanca per Shqiptaret – koalicioni VLEN, në Kuvend foli për interpelancën e iniciuar për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Ai, thuhet në kumtesë, tha se fillimisht duhen faktet pastaj vijnë konstatimet dhe e natyrshme është që ne si deputetë e kemi për obligim ta kthejmë besimin në gjyqësi. “Ne dëshirojmë ta ç’mbështjellim atë mbështjelljen disfatiste të ndjesisë së qytetarëve se gjyqësori nuk mund të funksionojë. Si deputet kemi obligim të kontribojmë në funksionalitetin e sistemit gjyqësor dhe kthimit të besimit që për momentin është vetëm dy për qind.Ne kemi për obligim të bëjmë konstatimin e fakteve. Ato…

Lexo më Shumë

Njëmbëdhjetë komuna fituan grante në kuadër të projektit “Përforcimi i këshillave komunalë për zbatimin e projekteve”, shkruan Alsat. Deri në 50 mijë dollarë morën vetëm tre komuna, mes tyre edhe komuna e Çairit. “Njëmbëdhjetë vetëqeverisje lokale aplikuan dhe fituan më shumë se 15 grante që shpresoj se në periudhën që vijon, përmes mbështetjes së pushtetit qendror dhe ndihmës së donatorëve të huaj, se këto projekte do ta shohin dritën dhe do të mundësojnë që komunat të bëhen vende më cilësore për jetesë”, tha Zllatko Perinski, Ministër i Vetëqeverisjes lokale. Ambasadorja e Suedisë tha se gjatë 3 viteve të fundit, Suedia…

Lexo më Shumë