Presidenti kinez, Xi Jinping dhe homologu i tij rus Vladimir Putin, kanë zhvilluar një video-telefonatë disa orë pasi Donald Trump u betua si President, duke u zotuar se do t’i çojnë lidhjet dypalëshe edhe më lartë. Sipas mediave shtetërore nga të dyja palët, duke e quajtur Xi një “mik të dashur”, Putin tha se Rusia dhe Kina po ndërtonin lidhje “mbi bazën e miqësisë, besimit të ndërsjellë dhe mbështetjes” pavarësisht presionit të jashtëm. Xi i bëri thirrje Putinit që të vazhdojë të thellojë koordinimin strategjik, të forcojë mbështetjen e ndërsjellë dhe të ruajë interesat legjitime. Kujtojmë se Trump deklaroi të…
Author: Hamdi Kumanova
Bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij dhe e ka larguar nga shtëpia së bashku me fëmijët. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosoëvs bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 19.01.2025 rreth orës 14:00, në Prishtinë. Tutje bëhet e ditur se i dyshuari posedonte një armë. “Dyshohet se i dyshuari m/k bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës f/k dhe e ka larguar nga shtëpia së bashku me fëmijët e saj. I dyshuari, po ashtu dyshohej se posedonte një armë”, thuhet në raport. Po ashtu siç thuhet në raport njësiti policor gjatë kontrollit…
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Nëpër lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, në pjesët perëndimore nga drejtimi perëndimor, ndërsa në pjesët juglindore nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -3 deri 4, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 4 deri 12 gradë Celsius. Në Shkup mot i ndryshueshëm dhe i qetë me paraqitje të mjegullës. Temperatura minimale do të bie deri -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 4 gradë. Në ditët në vijim moti do të jetë…
Kërçova sot është qyteti më i ndotur në Maqedoni, ndërsa Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor informon se sipas të dhënave të Sistemit Shtetëror për monitorim automatik të cilësisë së ajrit të ambientit dhe parashikimit të motit të marrë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, pragu i alarmit për grimcat e pezulluara me një madhësi deri në 10 mikrometra për dy ditë rresht. Në përputhje me rekomandimet, masat e mëposhtme hyjnë në fuqi: Të intensifikohen inspektimet e jashtëzakonshme të instalimeve me Leje Mjedisore A të Integruar; Të intensifikohen inspektimet e jashtëzakonshme në terren për kontrollin e instalimeve me Leje dhe Elaborate…
Kur përmendet BDI nuk mund të mendojm tjetër pos për keqpërdorime dhe korrupsion. Dëshirojmë të informojmë opinionin publik për një çështje të rëndësishme që lidhet me aktivitetin ekonomik të kompanisë “Everest JD” DOOL, e cila është pronë dhe menaxhohet nga Drin Ahmeti, nipi i liderit të partisë non grata BDI, Ali Ahmeti. Sipas informacioneve të disponueshme, kompania në fjalë nuk ka paguar tarifën e koncesionit për shfrytëzimin e burimeve minerale në lokacionin “Bukoviq”, duke shkelur kështu ligjet dhe rregulloret. Ky veprim i papërgjegjshëm paraqet një formë të rëndë të mostransparencës dhe abuzimit me privilegjet e dhëna për shfrytëzimin e pasurive…
Prej muajsh, nga vera e kaluar e deri më sot, Klinika e Onkologjisë ka numër të reduktuar të infermierëve, mjekëve dhe administratorëve. Ministria e Shëndetësisë duhet të punësojë 50 persona në këto pozita për ta sjellë Klinikën në një nivel minimal të gatishmërisë. Ministria e Financave duhet të japë miratimet për këto punësime, të cilat ende nuk ishin finalizuar para Vitit të Ri edhe pse premtimet për punësime u dhanë për publikun dhe pacientët me kancer që në korrik, raporton Sloboden Peçat, transmeton Portalb.mk. Nga dje në Klinikën e Onkologjisë ka mbaruar papritur terapia biologjike Atezolizumab (Tecentriq), Bevacizumab (Avastin), Palbociclib,…
Drejtoria e Policisë Financiare ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit kundër A.B.G., në cilësinë e pronarit dhe menaxherit të subjektit juridik Shoqëri për Shërbime Konsulente ALTERA CONSULTING SHPK Shkup, si dhe kundër vetë subjektit juridik Shoqëri për Shërbime Konsulente ALTERA CONSULTING SHPK Shkup, për dyshime të bazuara se kanë kryer veprën penale sipas nenit 60-a të Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. I dyshuari i parë, që nga data 03.08.2021, me qëllim përfitimi të paligjshëm pasuror për vete dhe për subjektin juridik të dytë, Shoqëri për Shërbime Konsulente ALTERA CONSULTING SHPK Shkup, ka vepruar në…
Kuvendit sot në orën 13 duhet ta vazhdojë seancën e 31-të. Deputetët mes tjerash duhet të debatojnë për ndryshimet e Ligjit për veprimtari komunale, për ndryshmet dhe plotësimet e Ligjit për policinë financiare, për ndryshimet e Ligjit për ndërtim dhe për ndryshimet e Ligjit për transportin rrugor, të gjitha me procedurë të shkurtuar.
LSDM-ja ka shprehur shqetësim serioze për gjendjen katastrofike në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, ku pacientët nga mbarë Maqedonia përballen me mungesë të barnave jetëshpëtuese, mungesë të personelit shëndetësor dhe kushte elementare për trajtim. “Kjo situatë është rezultat i paaftësisë dhe pakujdesisë së qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe ministrit Taravari, i cili shëtit nëpër Uashington dhe poston fotografi ndërsa pacientët vuajnë. Mungesa e barnave, mungesa e stafit dhe mospërfillja e dukshme e nevojave të pacientëve janë tregues i drejtpërdrejtë i shkatërrimit të sistemit shëndetësor nën drejtimin e kësaj qeverie. Premtimet e tyre për reforma dhe përmirësime në shëndetësi doli…
Në Komisionin për politikë të jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u refuzua kërkesa për njohjen e shtetit të Palestinës nga Maqedonisë e Veriut. Në fillim të mbledhjes, sipas AIM, anëtarët e Komisionit nuk e pranuan kërkesën Propozim deklaratën për njohje të shtetit të Palestinës. Kjo kërkesë ishte parashtruar nga E Majta, duke kërkuar që të vihet si pikë në rendin e ditës. Pasi u refuzua kjo kërkesë, deputeti nga E Majta e braktisi mbledhjen. Ndryshe, shteti i Palestinës vitin e kaluar u njoh nga Spanja, Irlanda e Norvegjia.
Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, prezantoi zyrtarisht Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025–2028, një udhërrëfyes strategjik për forcimin e qëndrueshmërisë dhe sigurisë së shtetit në hapësirën kibernetike. Kjo strategji shënon një pikë kthese në përpjekjet e shtetit për të mbrojtur infrastrukturën e tij digjitale dhe për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt dhe më të besueshme për të gjithë. Strategjia miratohet pas një periudhe trevjeçare pa një kornizë kombëtare për sigurinë kibernetike, ku mungesa e një rregullative gjithëpërfshirëse kibernetike e la vendin të ekspozuar ndaj kërcënimeve në rritje. Maqedonia e Veriut është përballur me sulme kibernetike të…
Temperatura më e ftohtë sot në mëngjes ka qenë në Manastir, ku janë matur -4 gradë, -2 në Prilep dhe Kodrën e Diellit. Pastaj -1 në Lazaropole, 0 në Tetovë, Demir Kapi, Strumicë, Shtip, Berovë, Kavadar, Krushevë dhe Mavrovë. 1 në Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid, Kriva Pallankë, Pretor, Vinicë, Veles dhe Dibër, 2 në Kumanovë, 3 në Ohër dhe Gjevgjeli. Trashësia e borës në orën shtatë të mëngjesit të sotëm ka qenë 49 centimetra në Kodrën e Diellit, 40 në Mavrovë, 22 në Krushevë, 15 në Manastir, 7 në Tetovë, 5 në Demir Kapi, Berovë, 4 në Shtip, Lazaropole.

