Lajm i mirë. Maqedonia është ngjitur 10 vende në Indeksin e demokracisë së “Ekonomist”. Po shënojmë një kërcim prej 10 vendesh në Indeksin e demokracisë 2024 në listën e “Ekonomist”, duke u renditur e 62-ta në listë, ka shkruar kryeministri Hristijan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk. Pas Maqedonisë, ka shkruar Mickoski, ishin Serbia, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina. Serbia është në vendin e 64-të, Shqipëria në vendin e 66-të dhe Bosnja e Hercegovina në vendin e 88-të. Në vitin 2023 dhe 2022, Maqedonia u rendit e 72-ta në listën e “Ekonomist” të shquar në lidhje me Indeksin e…
Author: Hamdi Kumanova
Më datë 13.03.2025 në ora 23.55 në SPB Tetovë, personi E.A. (30) nga Tetova, ka raportuar se në kryqëzimin ndërmjet rrugës ,,Blagoja Toska” dhe rrugës ,,Lubo Bozhinovski” në Tetovë, është sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
LSDM-së, konsideron se kjo qeveri është fajtore për faturat e larta të rrymës për qytetarët. Sipas LSDM-së, çmimi i rrymës është rritur për 30 përqind dhe për këtë fajin e ka qeveria, e jo leximi i dobët i njehsorëve. “Mickoski nuk mund t’i shpëtojë përgjegjësisë për faturat e larta të energjisë elektrike, të cilat janë rritur deri në 30%. Faturat e larta të energjisë elektrike nuk janë për shkak të leximit të dobët të njehsorëve, por për shkak të menaxhimit të dobët nga qeveria. Ky është problemi kryesor, pamundësia e qeverisë për të blerë energji elektrike të shtrenjtë në treg,…
Nxënësit e shkollave të mesme në Tetovë bojkotojnë mësimin për shkak të ndryshimit të orarit, ata kërkojnë që të kenë orar të shkurtuar ashtu siç kanë pasur për dy javë, në mënyrë që ndërrimi i pasdites të arrijë iftarin në shtëpi. Por, nga Komuna e Tetovës thonë se nuk mund të ketë ndërprerje të mësimit, ndërsa shkollat duhet të përshtatin pushimin e gjatë në kohën e iftarit, shkruan Portalb.mk. Nxënësi Artan Ejupi thotë se kërkojnë që orari të vazhdojë ashtu siç ka qenë dy javët e para. “Me orar të rregullt procesi mësimor nuk do të ketë efekt, gjithashtu edhe për…
Zëvendës ministri i Drejtësisë Alen Dereban në një intervistë për Alsat duke komentuar zhvillimet e fundit për propozim shkarkimin e kryeprokurorin publik Lupço Kocevskin, tha se nuk presin që Këshilli i Prokurorëve të jap mendim pozitiv për shkarkimin e kryeporokurorit, megjithatë thotë se mendimi i tyre nuk është i domosdoshëm për shkarkimin e tij. Ai tha se është e qartë se Këshilli Gjyqësor dhe ai i Prokurorëve Publik është i partizuar, dhe se ata janë shkaktarët kryesorë për gjendjen në gjyqësor. “E dimë se si është përbërja në Këshillin e Prokurorëve, nuk presim të japin mendim pozitiv, të prononcohen pozitivisht…
Deputeti nga radhët e VLEN-it ka deklaruar sot para deputetëve maqedonas se “branitellat nuk kalojnë pa UÇK-në. “Ky ligj nuk kalon përderisa nuk janë të përfshirë edhe ish pjesëtarët e UÇK-së. Përndryshe në vazhdimsi do të kemi një problem dhe përgjegjësia për mos kalimin e ligjit do të jetë e juaja.”, është shprehu Shaqiri, u cili ka kërkuar që të ndërpritet kjo mbledhje. (INA)
– Hapja Madhështore e BIT Loft në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik: Një Pikë Kthimi në Inovacionin Dixhital – Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) organizoi një ceremoni madhështore për inaugurimin e pritshëm të Balkan Information Technology (BIT Loft). Kjo ceremoni u ndoq nga të ftuar të shquar, kompani lidere dhe komuniteti akademik, duke shënuar një hap të rëndësishëm në nxitjen e përparimit teknologjik dhe inovacionit në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë. Ndër të ftuarit e shquar ishte edhe z. Stefan Andonovski, Ministër i Transformimit Dixhital i Maqedonisë së Veriut, prania e të cilit theksoi rëndësinë kombëtare të kësaj iniciative. Në fjalën e…
Informacioni i fundit i bukur nga VLT vjen nga Probishtip. Lojtari ynë me fat N.M. fitoi xhekpotin SUPER MILIONARE, me vlerë 7.400.427 denarë. Po e mbyllim këtë javë me disa lajme të lumtura për VLT. Lojtari N.M. nga Probishtipi fitoi çmimin më të lakmuar VLT – xhekpot SUPER MILLIONARE, me vlerë 7.400.427 denarë. Loja e tij me fat është Super Hot, e cila i solli fitoren e tij me fat më 13 Mars 2025. Çmimi u fitua në terminalet e Video Lotarisë në partnerin tonë të biznesit Sportlife Trade në Probishtip. Video Lotaria Kasinos Austria ka kënaqësinë të përgëzojë fituesin…
Familja Jahoski nga Plasnica ee ka në pronësi ndërtesën administrative të ish-gjigantit ndërtimor “Beton” në Karposh, menjëherë pas Ministrisë së Ekonomisë. Vitin e kaluar u raportua se “Pucko Petrol” i Asmir Jahoskit kishte blerë ndërtesën afariste-administrative për 5 milionë euro, por kjo u mohua menjëherë. Aktualisht, në regjistrin e parcelave kadastrale mund të shihet se pronari i këtij pasuri të paluajtshme është BI Holding, një kompani për ndërtimin e ndërtesave banesore në Shkup. Pronare e kësaj kompanie është Hana Jahoska nga Plasnica. Kjo kompani është themeluar në vitin 2013 dhe ka vetëm 7 të punësuar. Në fund të vitit 2023…
Pikërisht sot më 14 mars, 24 vite më parë në Tetovë filluan krismat e para e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtarë në Kalanë e Tetovës. Pikërisht në këtë ditë ishte thirrur një protestë masive nga shoqatat joqeveritare si ajo e ish të burgosurve dhe përndjekurve politik shqiptarë, Shoqata e Gruas Shqiptare dhe shoqata tjera. Brohoritjet e shumë protestuesve shqiptarë ishin të shumta por e veçanta e kësaj proteste ishte pikërisht në momentin kur protestuesit brohorisën “Ndal dhunës ndaj shqiptarëve”, për një çast u zëvendësuan me brohoritjet “UÇK, UÇK”, të cilat brohoritje pasuan pas krismave të para të ushtarëve të UÇK-së në…
Ilire Dauti nga ASH u ka dërguar një mesazh shumicës parlamentare që të mos luajnë me intelegjencën e qytetarëve. “Sot në ora 11:00 është thirur Komisioni për Politikë Sociale, Demografi dhe rini. Presim që mos luani me inteligjencën e qytetarëve, lidhur me Ligjin për “Branietellat”, sepse: E para: E dinë deputetët që kërkojnë të shtohet kjo pikë, që nuk mundet të shtohet sepse afati sipas Rregullores moti ka kaluar edhe atë prej kur kanë kaluar 24 orët e para (shih fotografinë e parë) prej kur Afrim Gashi më kishte ngarkuar mua në atë kohë si Kryetare e Komisionit…
Këshilli Ekonomik-Social deri në fund të këtij muaji do të mbajë një seancë për të diskutuar mbi pagën minimale dhe sa do të rritet. Sipas zgjidhjes ligjore, rritja do të ishte rreth 1.800 denarë, ndërsa Lidhja e Sindikatave kërkon rritje prej 6.000 denarë duke marrë parasysh koston e jetesës, dhe kontributet për diferencën deri në 30.000 denarë, që do të ishte paga minimale, të subvencionohen nga Qeveria për një vit. Qeveria pohon se janë dakord me zgjidhje për të cilën do të pajtohen punëtorët dhe punëdhënësit, por thonë se buxheti nuk parasheh mjete për pagë minimale 30 mijë denarë. Nga…

