Komisioni për zgjedhje dhe emërime miratoi propozimet e VMRO-DPMNE-së dhe Lëvizjes Znam për anëtarët e rinj të komisionit për ankesa të furnizimeve publike. Për anëtarë të rinj u propozuan Natasha Jovanovska Millosheviq, Maja Malahova, Savka Taseva, Vene Tasev dhe Jovan Tërpevski. Koalicioni VLEN do të propozojë kryetarin e komisionit dhe një anëtar tjetër në mbledhjen e radhës ndërsa në garë ishin gjithsej 43 kandidatë. Mbledhjes së komisionit i parapriu debat mbi procedurën e mbledhjes dhe mos dorëzimit të materialeve në kohë. Fronti Evropian kërkoi që të shtyhet seanca ndërsa pasi kërkesa e tyre u refuzua, ata braktisën mbledhjen. “Pretendon se…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Sllovakisë, duke vënë theksin në E-shëndetësinë dhe telemjekësinë – dy fusha kyçe për të ardhmen e shërbimeve shëndetësore. Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, në Bratisllavë, ministrat Arben Taravari dhe Kamil Šaško firmosën marrëveshjen që forcon bashkëpunimin dypalësh në inovacionin mjekësor, shkëmbimin e ekspertizës dhe trajnimin e profesionistëve të shëndetësisë. Prej atje shtojnë se ky memorandum synon modernizimin e infrastrukturës digjitale shëndetësore, duke lehtësuar konsultat mjekësore në distancë dhe përmirësuar qasjen e pacientëve në shërbimet mjekësore. “Ky është një hap i madh drejt një…
Kryeministri Hristian Mickoski vazhdon të insistojë se anëtarët e Këshillit Gjyqësorë ndaj të cilëve u votua interpelanca duhet të japin dorëheqje, por sipas tij, të njëjtën rrugë duhet ta ndjekë edhe krye-prokurori Ljupço Kocevski. Mickoski është i bindur se mburoja e fundit e kriminelëve të ish pushtetit janë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. “Shumica dërrmuese, do të thosha 95% e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë njerëz që e bëjnë punën e tyre me ndershmëri, që akuzojnë dhe gjykojnë sipas ligjit dhe Kushtetutës. Por fatkeqësisht ka nga ata që mbeten shërbetorë partiakë dhe që vlerësojnë se kur e veshin togën, në vend…
Kryeredaktorja e të përjavshmes hulumtuese politike në Serbi, “Radar”, Vesna Malishiq, ka thënë se disa nga kolegët e saj gazetarë kanë njohur shumë persona nga mjedisi kriminal në Parkun “Pionirski” në Beograd, ku janë mbledhur grupe njerëzish “në mbrojtje” të presidentit serb, Alleksandar Vuçiq, i cili po përballet me protesta të shumta tash e një kohë të gjatë. Në një bisedë për median serbe N1, ajo tha se kolegët e saj nga “Radar” kanë hasur në “informacion se një grup që ka marrë pjesë në organizimin e Banjskës ka ardhur nga Kosova”. Në Banjskë, shtatorin e vitit 2023, Millan Radoiçiq,…
Edhe pas formimit të qeverisë politike në Bullgari, Shkupi dhe Sofja nuk arrijnë të ftohin gjakrat dhe të hedhin hapin e ardhshëm në drejtim të zhbllokimit të eurointegrimit. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se Bullgaria harron se si ndërtohen raportet e mira. “Me vjen keq që ministri i ri në Ministrinë e Punëve të Jashtme në shtetin fqinj lindor harron se gjithsesi raportet e mira ndërfqinjësore janë vlerë themelore e vlerave Evropiane, pa marrë parasysh a është dikush në BE ose jo. Gjithsesi ne jemi partner në NATO. Ne do të mbesim këtu dhe bashkëqytetarët tanë atje në Bullgari. Nëse ndryshimi…
Kryetari i LSM-së, Trendafilov po sillet në mënyrë katastrofike dhe është i paligjshëm, kjo akuzë vjen sot nga ish-kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Maqedonisë, Zhivko Mitrevski, i cili rritjen e pages minimale në 500 euro e vlerëson si të papërshtatshme dhe të paqëndrueshme. Edhe Mitrevski, sikur VMRO-DPMNE në pushtet, akuzon Slobodan Trendafilov si të paarsyeshëm në kërkesat e tij. “Pse duhet të jetë 550 euro? Pse jo 650 apo 700. Ju mund të vendosni një pagë minimale prej 1000 euro, por nëse punëdhënësit nuk mund ta paguajnë atë pagë, atëherë do t’i pushoni punëtorët? LSM dhe z.…
Elvin Kurtoviçit i shqiptohet dënimi me burg të përjetshëm për vrasjen e Vasil Eftimovit. Elvin Kurtoviç paraprakisht pranoi fajësinë për vrasjen e Vasil Eftimovit më 20 gusht të vitit të kaluar, në afërsi të Qendrës Tregtare “Mavrovasja” në Shkup. Ai para gjykatëses Monika Bahqovanovska tha se ka qenë nën ndikim të drogës dhe se nuk ka dashur që ngjarja të përfundojë në atë mënyrë. “Nuk jam mirë as në anën emocionale, as psikike. Shpreh pendim për veprën penale. Nuk kam dashur ta vras, ndodhi aksident. Isha nën ndikimin e drogave disa ditë, me të vërtet. Më herët kam bërë burg…
Që nga nesër qendra e skijimit “Kodra e Diellit” nuk do të funksionojë deri në reshjet e ardhshme të borës. “Për shkak të kushteve atmosferike dhe mungesës së borës së mjaftueshme në shtigjet tona, që nga nesër, më 13 mars, Qendra e Skijimit Kodra e Diellit do të ndërpresë përkohësisht aktivitetet deri në reshjet e ardhshme të borës. Faleminderit për pasionin dhe energjinë që sjell çdo ditë në shtigjet tona të skijimit”, njoftojnë nga Qendra e Skijimit. “Përgatitni pajisjet tuaja, sepse sapo të kthehet bora do të kthehemi edhe ne”, njoftojnë nga ski qendra. Kujtojmë se zyrtarisht sezona…
Kryeministri, Hristijan Mickoski sot duke folur lidhur me interpelancën e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe kërkesën për dorëheqje të kryeprokurorit Ljupço Kocevski, theksoi se në gjyqësor nuk duhet të ketë anëtarë partiakë. – Advertisements – “Mbrojtësi i fundit dhe mburoja solide në momentin e ish-qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së janë disa nga gjyqtarët dhe disa nga prokurorët, në mesin e të cilëve është edhe personi për të cilin po flisni tani. Shumica dërrmuese, do të thosha 95% e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë njerëz që e bëjnë punën e tyre me ndershmëri, që akuzojnë dhe gjykojnë sipas ligjit dhe Kushtetutës.Por fatkeqësisht…
Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur procedurë kundër një banori 49-vjeçar nga Tetova, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka shkaktuar rrezik nga zjarri në afërsi të Katllanovës. “Më 11 mars, në zonën e fshatit Katllanovë ku ka qenë i punësuar si bari, i dyshuari, edhe pse e dinte se ekzistonte rreziku real për të shkaktuar rrezik, ka ndezur një zjarr që është përhapur nga era, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqe prej 4.7 hektarësh, pjesë e së cilës ishte pyll dushku dhe bimësi e ulët. Nga zjarri janë shkaktuar dëme prej rreth 196.000…
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela P. Aggeler u pyet se pse i është refuzuar viza e SHBA-së ministrit të Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limanit, përcjellë TV21. Aggeler tha se nuk mund të tregojë për shkak të ligjeve të rrepta të privatësisë, por theksoi se ministri mund të përgjigjet, pasi Ambasada për çdo vendim informon aplikantin për vizë. “Pra, kemi ligje të rrepta të privatësisë në Shtete e Bashkuara, pra nuk mund të diskutojë asnjë problem me vizat, të asnjë individ, do t’ju drejtoja te ministri, ta diskutoni se çfarë ka ndodhur, por thjesht do ju them se…
Nga Prokuroria për Ndjekje të krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë ankimuar vendimin e gjykatës që të dyshuarit Asmir Jahoski masa e paraburgimit t’i zëvendësohet me masën e arrestit shtëpiak dhe masën e kujdesit, përcjell TV21. “Të pakënaqur me këtë vendim, Prokuroria Themelore Publik për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka parashtruar ankesë brenda afatit të vendosur ligjërisht në Këshillin Penal në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, për shkak të shkeljeve bazë të dispozitave të procedurës penale dhe kërkoi që Këshilli Penal të rishikojë faktet e përfshira në ankesë, si faktet vendimmarrëse në bazë të të cilave…

