Deklarata e fundit e Kryeministrit Mickoski, ku pretendon se BDI nuk kujdeset për çështjet e gjuhës shqipe dhe të drejtave të shqiptarëve, por vetëm për mbrojtjen nga krimet e supozuara, është një tjetër akt i ulët i një kryeministri që ka helmuar dhe polarizuar skenën politike dhe etnike deri në atë pikë sa po e bën vendin jofunksional.
Ironia është se këto akuza vijnë nga partia që ka kërkuar zyrtarisht anulimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në Gjykatën Kushtetuese.
Partia që kundërshton vetingun ndërkombëtar të politikanëve dhe funksionarëve shtetërorë.
Partia që është kapur nga oligarkët e privatizimit kriminal dhe me çdo kusht refuzon rihapjen e këtij procesi korruptiv.
Partia që po kap shtetin duke shkatërruar pavarësinë e gjyqësorit dhe institucioneve mbikëqyrëse, duke shkelur parimet e sundimit të ligjit dhe duke tentuar të zhbëjë mekanizmat e Marrëveshjes së Ohrit.
BDI është partia që ka integruar një popull të tërë të përjashtuar nga sistemi, që e ka bërë vendin anëtar të NATO-s dhe që ka ndërtuar një demokraci funksionale multietnike.
Dhe pikërisht kjo është ajo që i frikëson këta politikanë: një demokraci multietnike evropiane, sepse ata duan mungesë monitorimi nga Evropa, duan që nacionalizmi dhe urrejtja etnike të dominojnë diskursin publik – si një mjedis perfekt për të kapur shtetin dhe për të vjedhur paratë e qytetarëve.
BDI nuk do të lejojë që e ardhmja evropiane e vendit të sakrifikohet nga interesa të errëta dhe manipulime politike të atyre që duan ta kthejnë vendin prapa në kohërat e përçarjeve dhe pasigurisë.
Data 15.11.2026
Aktuale
- SpaceX arrin një moment historik: Starship kapet për herë të parë nga Mechazilla
- Adelina shfaqet zonjë e rëndë në postimin e fundit
- Dy gra me djegie të rënda gjatë një feste familjare në Shkup, dërgohen urgjentisht në spital
- Misteri i zhdukjes së 31-vjeçarit zgjidhet në Prishtinë
- BDI i përgjigjet VLEN-it: Alta Banka është kopili juaj dhe kopilin tuaj nuk mund ta lini në derë të huaj!
- Dy kompani, zero konkurrencë/ Emiriana Sako masakroi fondet e rindërtimit në Durrës. Çfarë zbulohet nga raporti i KLSH dhe anatomia e vjedhjes së tragjedisë
- Ankohet Vuçiq: Prej vitesh nuk mund të hyjë në Kosovë, Kurti s’lejon!
- VLEN: Artan Grubi personalisht e ka nënshkruar shitjen e aksioneve shtetërore që përfunduan te Davor Macura



