MPB ka njoftuar se me 11.03.2025, në orën 18:50, në SPB Tetovë është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Boris Kidriç” me rrugën “Blagoja Toska” në Tetovë, një automjet i drejtuar nga një grua ka goditur A.Z. (18) nga Tetova dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Si pasojë e aksidentit, A.Z. ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, përmes një video që ka shpërndarë në rrjetin e tij social me pak fjalë ka pasqyruar investimet e fundit që janë bërë në Shtëpinë e Shëndetit Likovë. “Investime në Shtëpinë e Shëndetit në Likovë”, ka shkruar ministri Arben Taravari. Këtë mbishkrim e ka shoqëruar me një video të realizuar ku janë kapur pamjet e brendshme të Shtëpisë së Shëndetit në Likovë ku vërehet një ndryshim drastik nga gjendja e mëparshme. Në këto investime që janë bërë nga video shihet qartë se bëhet fjalë për një rinovim të plotë e të detajuar që nga muret e…
Pas paralajmërimit të BDI-së për interpelancë ndaj gjykatësve kushtetues, kryeministri Hristijan Mickoski tha se qëllimi i vërtetë i BDI-së është ta mbulojë krimin e saj. Sipas tij, BDI-së nuk i intereson as çështja e gjuhës e as interpelanca ndaj gjykatësve kushtetues. “BDI-ja ka më së paku interesim për gjuhën dhe çdo gjë tjetër, duke përfshirë edhe gjykatësit kushtetues. Ata kanë frikë për kapitalin e tyre të fituar në mënyrë kriminale dhe për dyshimet e bazuara për krimet që ndodhën vitet e fundit, sidomos dy vitet e fundit, sepse në këtë mënyrë të egër kriminale me të cilën ndryshuan kodin penal,…
TV21 mëson se Bekim Fetaji është zgjedhur rektor i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup. Ai ka siguruar 38 vota, respektivisht tre vota më shumë se Blerim Saiti, i cili ka siguruar 35 vota. Në opinion pati reagime për kandidatin Blerim Saiti, i cili u kritikua pasi u zbulua se kishte nota 2-sha në shkollë të mesme, mirëpo si rrjedhojë, Saiti nuk morri “dritë jeshile” nga studentët dhe profesorët e UNT-së.
Kreu i Kuvendit Afrim Gashi caktoi deputeten Imërlije Saliu që të udhëheqë me komisionin për politikë sociale, demografi dhe të rinj. Ky vendim erdhi pasi Fronti Evropian nuk e ka ndërmend të propozojë kryetar të ri të komisionit ndërsa para pak ditësh deputeti Bejxhan Iljas refuzoi të udhëheqë komisionin. Në rend dite ishte vetëm një pikë, propozim ligj për sigurim pensional dhe invalidor. Duke tentuar të vendosë në votim rendin e ditës, ndërhyri deputetja e LSDM-së, Jovanka Trençevska. “Para konstatimit të rendit të ditës kam propozim për të shtuar pikë tjetër të rendit të ditës, e ajo është si pikë…
Në SPB Veles, dje në orën 13:25, Ndihma e Shpejtë e Velesit ka raportuar se në oborrin e shtëpisë familjare është gjetur i vdekur 63-vjeçari G.K. nga Velesi, me gjurmë gjaku në kokë, njofton sot policia e Velesit. Ata sqaruan se mjeku konstatoi vdekjen, ndërsa në vendngjarje hetimet u kryen nga një prokuror publik në bashkëpunim me ekipin hetimor të SPB Veles. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dërgua për autopsi.
Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se do të ketë përgjegjësi për të gjithë personat e përfshirë në rastin me furnizimin me mazut të dëmshëm, shkruan Alsat. Mickoski tha se nuk do të komentojë vendimin e gjykatës, por nënvizoi se këta persona janë pasuruar në kurriz të qytetarëve dhe kanë rrezikuar jetën e tyre duke e shkelur të drejtën për jetë, e cila është e garantuar me Kushtetutë. “Të presim të përfundojë hetimi dhe pasi të përfundojë mund të komentojmë se cilat janë dyshimet e bazuara për te cilat këto persona do të akuzohen. Deri atëherë do të mbetemi në atë që…
Komisioni për Politikë Sociale mbetet i bllokuar, edhe pse kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi, për kryesuese e emëroi deputeten nga koalicioni në pushtet VLEN, Imërlije Saliu Fetai, pasi Parlamenti i votoi mosbesim ish-kryetares së këtij organi, Ilire Dauti. As Fetai nuk arriti ta vërë në votim rendin e ditës së mbledhjes, pasi deputetja nga LSDM, Jovana Trençevska, kërkoi që në rend dite të shtohet Ligji për “branitellat”. “Si pikë e parë e rendit të ditës të vendoset plotësimi i Ligjit për të drejtat e posaçme për pjesëtarët e sigurisë të Maqedonisë së Veriut dhe të anëtarëve të familjeve të tyre…
Ndarja aktuale nga Buxheti i Mbrojtjes është mbi dy për qind dhe kjo përqindje do të rritet me rritjen ekonomike, por tani për tani është vështirë të arrihen pesë përqindëshi, tha ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski. “Ato janë shumë mjete për cilindo vend. Disa vende mund të arrijnë deri në pesë për qind. Ne jemi mbi dy për qind të buxhetit tonë, gjegjësisht BPV-së. Ajo që është e rëndësishme, është që ekonomia të rritet, sepse me rritjen e ekonomisë, përqindja jonë do të ishte më e lartë”, tha Misajllovski, duke shtuar se kjo duhet bërë me kujdes, hap pas hapi.…
Pasi ministrit Fatmir Limani i është refuzuar viza amerikane, që sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak të veprimtarisë së tij politike në të kaluarën. Për këtë, ka reaguar Aleanca për Shqiptarët-krahu i Selës, që siç tha, kjo është goditje e rëndë për imazhin e shtetit dhe nuk është vetëm dështim personal i Limanit, por i gjithë qeverisë. ASH-Sela tha se arsyetimi i ministrit është manipulim i pastër, ndërkohë që kërkoi dorëheqjen ose shkarkimin e tij. “Dje u zbulua një lajm tronditës: Ministrit për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinjë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Fatmir Limanit, i është…
Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, me rastin e një vjetorit të nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë “Saubermacher”, e cila është përgjegjëse për menaxhimin me mbeturinat në Tetovë, tha se është i kënaqur nga puna gjatë një viti. Kasami i ftoi qytetarët që të paguajnë faturat për menaxhimin me mbeturinat, duke shtuar se nuk mund që ta marrin shërbimin për qytet më të pastër dhe të mos e paguajnë të njëjtin shërbim. “Patëm forum për çështje ekologjike, i cili Tetovën nga një vend i problemeve po e kthen në vend të zgjidhjes së problemeve. I gjithë shteti ka pasur…
Qeveria në seancën e fundit miratoi ndryshimet në Ligjin e Mediave, me të cilin parashikohet të rregullohet statusi i internet portaleve, që sipas kornizës ligjore ekzistuese nuk trajtohen si media. Sipas Qeverisë, kjo do të kontribuojë në stimulimin e vetërregullimit të mediave, profesionalizimit dhe konkurrencës. “Propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për media synon të forcojë konkurrencën në hapësirën mediatike dhe të zgjidhë problemet ekzistuese me portalet e internetit, duke krijuar një kornizë ligjore që i njeh ato si të tilla, përkatësisht duke përcaktuar rregulla të qarta për themelimin dhe regjistrimin e tyre”, njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë së…

