Denion Meidani ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisës së Veriut ka uruar 8 Marsin ditën e gruas, duke theksuar se kur gratë janë të përfaqësuara drejt, e gjithë shoqëria fiton sepse barazia nuk është thjesht një synim – është një reflektim i drejtësisë, potencialit dhe vizionit të përbashkët. “Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, teksa kudo është lajtmotiv avancimi i ‘përfaqësimit të drejtë dhe adekuat’ – në Maqedoninë e Veriut, falë një kushtetute moderne, kjo është një e drejtë e garantuar – dhe teksa avancohen aktet normative garantuese është momenti të kujtojmë se barazia gjinore nuk është një…
Author: Hamdi Kumanova
Një aksident ka ndodhur në hyrje të Vlorës. Mësohet se drejtuesi i automjetit tip “porche” që ka shkaktuar aksidentin lëvizte me shpejtësi të lartë. Sipas policisë drejtuesi ka humbur kontrollin duke goditur 5 mjetet e parkuara dhe me pas është përmbysur, në anë të rrugë. Drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime të lehta.
“LSD pranoi publikisht se ata e koordinojnë LSM-në përmes Trendafilovit, i cili ndjek udhëzimet nga shefat e tij”, thonë nga VMRO-DPMNE. Trendafilov, i cili u emërua nga LSDM për kryetar të LSM-së, e ka shndërruar Sindikatën në një sallë për konferenca shtypi të partisë, përmes së cilës LSD-ja keqpërdor sindikatat dhe përhap politika të këqija ekonomike, për të cilat qytetarët janë të vetëdijshëm, sepse për pak jemi bërë shtet i falimentuar”, thotë VMRO-DPMNE. Trendafilov është vetëm një ndjekës i verbër i politikave të këqija ekonomike, të cilat LSDM i përfaqëson përmes sindikatës së tyre partiake LSM, e cila udhëhiqet nga…
Zëvendësministri i Bujqësisë, Flakron Bexheti, zhvilloi sot një takim me bujqit e fshatit Çegran dhe përfaqësuesit e bashkësisë lokale, ku u diskutuan sfidat me të cilat përballen fermerët, si dhe hapat konkretë për përmirësimin e kushteve të tyre të punës. Një nga çështjet kryesore që u ngrit gjatë takimit ishte përmirësimi i infrastrukturës bujqësore, me theks të veçantë në rikthimin e funksionalitetit të kanalit të ujitjes nga lumi Vardar dhe asfaltimin e rrugës që lidh fshatin me fushat. Fermerët theksuan se këto investime do të ndihmojnë drejtpërdrejt në rritjen e prodhimit dhe përmirësimin e kushteve të punës. Zëvendësministri Bexheti u…
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas dhe 30-vjetorin e Deklaratës së Pekinit dhe Platformës për Veprim, Zyra e UN Women në Maqedoninë e Veriut, në bashkëpunim me Postën e Maqedonisë së Veriut, prezantojnë vulë postare përkujtimore. Ky gjest simbolik vë në pah përkushtimin e vendit ndaj barazisë gjinore dhe ndjekjes së vazhdueshme të mundësive të barabarta për gratë dhe vajzat. Vula postare, e cila do të përdoret ekskluzivisht më 8 mars, është krijim i dizajneres dhe feministes së talentuar, Nita Haxhihamza Gashi. Dizajni shfaq një grusht të ngritur të një gruaje – simbol i vendosmërisë, qëndrueshmërisë dhe kërkesës për…
Me datë 07.03.2025 në ora 23:20 në DPB Gostivar, 38 vjeçarja nga Gostivari, ka raportuar se në periudhën prej datës 03.03.2025 deri më 06.03.2025, bashkëshorti i saj me të cilin nuk kushte kurrorë S.A. nga Gostivari, ka ngacmuar seksualisht dhe ka prekur vajzën e saj të mitur e cila ende si ka mbush 15 vjet. Sipas raportimit derisa ajo kishte debatuar verbalisht me S.A, ai e ka sulmuar fizikisht atë. S.A. i është privuar nga liria dhe po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka dërguar mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, duke theksuar rëndësinë e barazisë gjinore dhe përfshirjes së grave në vendimmarrje. Në një postim në rrjetet sociale, Mexhiti ka theksuar se 8 Marsi nuk është vetëm një datë simbolike, por një dëshmi e progresit të grave në luftën për të drejtat e tyre. “Kjo ditë na kujton se barazia nuk është një privilegj, por një e drejtë themelore, e cila duhet të mbrohet dhe të forcohet çdo ditë, jo vetëm me fjalë, por me veprime konkrete,” ka shkruar…
Një aksident me dy persona të vdekur ka ndodhur dje në Koçan. Kështu informojnë nga Sektori për Punë të Brendshme – Koçan. “Me datë 07.03.2025 në ora 13:15 në Stacionin Policor të Koçanit është raportuar se në rrugën e shpejtë Shtip – Koçan, në mbikalimin afër fshatit Trkanje, rajoni i Koçanit, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Peugeot 3008” me targa regjistrimi të Shtipit dhe një me targa të Shkupit, në pronësi të personit juridik nga Shkupi”, thuhet në njoftim. “Nga aksidenti, siç konstatohet nga SPB Koçan, drejtuesit e të dyja veturave kanë vdekur në…
Me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, koalicioni VLEN rikonfirmon angazhimin e palëkundur për avancimin e të drejtave të grave dhe ndërtimin e një shoqërie të drejtë, të barabartë dhe gjithëpërfshirëse. Ne besojmë se barazia gjinore nuk është vetëm një çështje e të drejtave themelore të njeriut, por edhe një faktor kyç për zhvillimin e qëndrueshëm dhe progresin shoqëror. Në këtë drejtim, jemi krenarë të theksojmë se në Qeverinë VLEN, gratë luajnë një rol të rëndësishëm në proceset vendimmarrëse. Përfaqësimi i grave në nivelet e larta të qeverisjes është një dëshmi e qartë e përkushtimit tonë ndaj…
Në organizim të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe TAV Maqedonia sot dhe nesër në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit do të mbahet ushtrim simulues për situata të jashtëzakonshme. Këtë e kanë bërë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme. “U bëjmë thirrje qytetarëve që do të jenë pranë stërvitjes që t’i binden urdhrave të punonjësve të policisë për të garantuar qarkullim të sigurtë ose rendin publik”, njoftojnë nga MPB-ja.
Doganat e Maqedonisë së Veriut në vitin 2024 kanë shënuar rritje të të ardhurave në gjashtëmujorin e dytë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk. “Vetëm në gjysmën e dytë të vitit 2024, janë paguar një miliard euro, ose rreth 65 milionë euro më shumë nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar. Në muajin janar janë mbledhur 148.5 milionë euro të ardhura, ose 5.2 milionë euro më shumë se janari i vitit të kaluar”, deklaroi drejtori i Doganave në Maqedoninë e Veriut, Boban Nikollovski. Dogana raportoi që në muajin shkurt ka pasur 312.15 milionë euro të…
Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit R.P. nën dyshimin se ka dhunuar një 15-vjeçare në Malishevë. Ai dyshohet se fillimisht ka krijuar lidhje dashurie me viktimën, e moshës rreth 15-vjeçare dhe më pas në vazhdimësi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, në një villë në Malishevë. Media ka raportuar se i dyshuari që po hetohet për këtë rast është Rinor Paqarizi, rreth 26-vjeçar. Rasti u zbulua nga vëllai i vajzës, i cili edhe e lajmëroi rastin në Polici. Sipas kërkesës së Prokurorisè, “… nga koha e pa vërtetuar deri me…

