Me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, koalicioni VLEN rikonfirmon angazhimin e palëkundur për avancimin e të drejtave të grave dhe ndërtimin e një shoqërie të drejtë, të barabartë dhe gjithëpërfshirëse.
Ne besojmë se barazia gjinore nuk është vetëm një çështje e të drejtave themelore të njeriut, por edhe një faktor kyç për zhvillimin e qëndrueshëm dhe progresin shoqëror. Në këtë drejtim, jemi krenarë të theksojmë se në Qeverinë VLEN, gratë luajnë një rol të rëndësishëm në proceset vendimmarrëse.
Përfaqësimi i grave në nivelet e larta të qeverisjes është një dëshmi e qartë e përkushtimit tonë ndaj krijimit të një kulture politike që promovon barazinë, meritokracinë dhe respektin për diversitetin.
Aktualisht, kemi tre zëvendësministre gra të cilat kontribuojnë aktivisht në hartimin dhe zbatimin e politikave gjithëpërfshirëse dhe progresive. Ky është një hap domethënës drejt fuqizimit të grave dhe garantimit të përfaqësimit të tyre të barabartë në vendimmarrje.
Koalicioni VLEN është i bindur se fuqizimi ekonomik i grave, rritja e rolit të tyre në institucione dhe mbrojtja e të drejtave të tyre janë vendimtare për ndërtimin e një shoqërie të përparuar dhe demokratike. Për këtë arsye, ne do të vazhdojmë të ndërmarrim hapa konkretë për të luftuar çdo formë të diskriminimit dhe dhunës ndaj grave. Krijimi i kushteve për një pjesëmarrje më të madhe dhe përparim më të shpejtë të grave në të gjitha sferat e jetës publike dhe politike mbetet një prioritet i yni.
VLEN do të vazhdojë të punojë me përkushtim për të ndërtuar një shoqëri ku gratë kanë jo vetëm barazi formale, por edhe barazi të vërtetë dhe mundësi të plota për pjesëmarrje aktive dhe kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e vendit tonë.
Në këtë ditë të veçantë ne i shprehim mirënjohjen tonë të thellë të gjitha grave për kontributin e tyre të çmuar në familje, shoqëri dhe institucione. Le të jetë kjo ditë një kujtesë për rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve tona për një të ardhme më të barabartë dhe më të drejtë për të gjitha gratë.
Data 15.03.2026
Aktuale
- Zyrtarisht në pranverë, njihuni me parashikimin e motit për sot! Sa do të jenë temperaturat
- Shpërthim me eksploziv në makinën e agjentit të krimeve
- Dronët iranianë godasin Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit
- Raportohet se një vajzë ka rënë nga kati i 4-të në Tetovë
- Mexhiti takon ish-këshilltarin e administratës Trump, diskutohet bashkëpunimi ekonomik dhe energjetik
- Të shtëna me armë në Sarandë, kanoset një person! Autori u largua me “Audi Q7” drejt Borshit
- Mexhiti: Drunjtë e kampusit “Nënë Tereza” zhvendosen në parkun “Rilindja”
- Problem i madh nëse shfuqizohet Ligji për Gjuhët” – Paralajmërimi i fortë i Pendarovskit


