QENDRA KULT KOMPJUTERIKE “ALKALOID” FILLOI PUNËN PARA 50 VJETEVE
Në shkurt të vitit 1975 zyrtarisht filloi funksionimi I segmentit të teknologjisë së informacionit në “Alkaloid”, qëllimi i të cilit ishte shndërrimi i proceseve nga formati analog në atë dixhital duke përdorur të ashtuquajturat Minikompjuterë të Serisë Burroughs L-3000/4000. Në festën simbolike të pesëdhjetëvjetorit, për përpjektjet e tyre u nderuan drejtuesit e kësaj qendre të cilët kanë qenë pjesë e këtij segmenti që nga themelimi i saj e që tani janë në pension.
Në korrik 2007, Alkaloid ishte ndër kompanitë e para maqedonase që në mënyrë të pavarur prezantoi sistemin SAP/ERP. Sisteme të ndryshme dhe mjete të avancuara të analizës së të dhënave janë zbatuar dhe janë në fazën e zbatimit. Në fushën e dixhitalizimit, fokusi mbetet tek investimi i vazhdueshëm në teknologji që mundësojnë rritje të efikasitetit, vendimmarrje më të shpejtë dhe saktësi më të madhe në çdo aspekt të operacioneve./tvklan.mk/