Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe theksoi se kur politikanët të pushojnë së vënë duart mbi gjyqësorin dhe kur të zbatohen reformat e nevojshme në përputhje me agjendën e reformave, përmirësimi i situatës në të do të jetë i dukshëm për të gjithë. “Përderisa merremi me vendime personale, qoftë njëri apo tjetri, të cilët i shohim tani ashtu siç janë, nuk do të kemi një gjyqësor të pavarur. VMRO-DPMNE solli një gjyqtar dhe një prokuror, njëri prej të cilëve është i afërm i kryetarit të Radovishit, tjetri i zëvendëskryeministrit. Kjo është reforma në drejtësi? Filipçe përsëriti thirrjen që tashmë e ka…

Lexo më Shumë

Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon sot pasi që në Gjykatën themelore penale Shkup në seancën e kaluar u nxorën dëshmi me propozim të mbrojtjes së të akuzuarit Ljupço Palevski. Në seancën e ardhshme të caktuar për më 12 mars është paraparë të fillojë marrja në pyetje e të akuzuarve. Në Gjykatën penale në seancën e kaluar u dëgjua dëshmitari Stojan Kujunxhieski i cili dëshmoi se së bashku me kolegët nga SPB Veles kryen gjurmim pas të zhdukurit Zhezhovski, si dhe për bastisjen në shtëpinë e Bore Videvskit, ku u gjetën një pushkë gjuetie dhe plumba nëntë milimetërshe…

Lexo më Shumë

Anija kozmike Starship e SpaceX shpërtheu vetëm disa minuta pas ngritjes nga Teksasi, duke penguar përpjekjen për të vendosur satelitë testues. Ky është dështimi i dytë radhazi në programin e raketave për Marsin, të udhëhequr nga Elon Musk. Anija kozmike u shpërbë pak pasi filloi të rrotullohej në mënyrë të pakontrolluar, ndërsa motorët i ishin fikur, gjë që u konfirmua gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të SpaceX. Ky dështim vjen pak më shumë se një muaj pas shpërthimit të fluturimit të shtatë të Starship. Dy dështime të njëpasnjëshme ndodhën në fazat e hershme të misionit, megjithëse më parë SpaceX kishte pasur…

Lexo më Shumë

Zelensky shpreson se bisedimet SHBA-Ukrainë javën e ardhshme do të jenë “domethënëse” Bisedimet SHBA-Ukrainë do të mbahen në Arabinë Saudite javën e ardhshme, tha presidenti Volodymyr Zelensky, duke theksuar se shpreson që do të jetë “një takim kuptimplotë”. Udhëheqësi ukrainas, i cili do të jetë në mbretërinë e Gjirit, por nuk do të marrë pjesë në bisedime, tha se Kievi po punonte për të arritur një paqe “të shpejtë dhe të qëndrueshme”. Zelensky njoftoi bisedimet SHBA-Ukrainë në Arabinë Saudite në një seri postimesh në mediat sociale, pasi mori pjesë në një samit të enjten në Bruksel, ku liderët e Bashkimit…

Lexo më Shumë

Presidenti i SHBA Donald Trump tha të enjten se do të ishte “mirë” nëse fuqitë botërore do të hiqnin arsenalin e tyre bërthamor , duke thënë se ai do të dëshironte të angazhohej me Kinën dhe Rusinë për ta bërë këtë në koordinim me Shtetet e Bashkuara. “Do të ishte mirë nëse të gjithë do të hiqnin qafe armët e tyre bërthamore”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale. “Rusia dhe ne kemi shumë më tepër. Kina do të ketë një sasi të barabartë brenda katër ose pesë viteve dhe do të ishte mirë nëse të gjithë ne mund të çnuklearizonim,…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës njoftoi se ka shqiptuar mbi 31 mijë masa ndaj kundërvajtësve në trafikun rrugor, vetëm dy muajt e parë të këtij viti. Në njoftim thuhet se Policia e rajonit të Prishtinës përgjatë muajit janar dhe shkurt ka shtuar angazhimin e vazhdueshëm për rritjen e sigurisë rrugore. “Gjatë kësaj periudhe janë kryer patrullime të shtuara dhe janë ndërmarrë operacione trafiku që në shënjestër kanë pasur zonat me kundërvajtje më të shprehura si dhe kundërvajtjet që kanë cenuar sigurinë rrugore”, tha Policia në një njoftim të enjten. “Në kontekstin e kësaj për periudhën e sipër cekur janë shqiptuar gjithsej 31.110…

Lexo më Shumë

Për herë të parë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, asnjë shqiptar nuk mban pozitat kryesore në ushtrinë e Maqedonisë së Veriut. Heqja e gjeneralit të vetëm shqiptar nga Komanda Operative ka lënë shqiptarët pa përfaqësim në katër pozitat më të larta ushtarake. Për më tepër, emërimi i gjeneralëve Orce Jordev dhe Mirce Gjorgevski, të cilët kanë marrë përgjigje negative nga NATO për certifikatat e sigurisë, ngre shqetësime serioze mbi orientimin strategjik të vendit tonë. Këto zhvillime sugjerojnë një prirje drejt udhëheqjes anti-NATO, pro-serbe dhe pro-ruse në ushtri, ndërsa shqiptarët po përjashtohen sistematikisht nga sistemi i sigurisë. Për herë…

Lexo më Shumë

Në Tetovë ende nuk është bërë ndërtimi i Urës së Kazazëve dhe Kullës së Sahatit ashtu siç u premtua nga Komuna e Tetovës. Megjithatë nga komuna konfirmojnë se këto dy projekte do të realizohen me përkrahje nga dy komuna turke, por nuk japin afat se kur do të përfundojnë, shkruan Portalb.mk. Në programin zgjedhor ‘Me ka krejt për Tetovën’ 2021-2025 me të cilin kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami garoi dhe fitoi në zgjedhjet e fundit lokale tetorin e vitit 2021, mes tjerash përmend edhe ndërtimin e Urës së Kazazëve dhe Kullës së Sahatit. Te pjesa e kulturës, konkretisht…

Lexo më Shumë

Qeveria miratoi dje zonat kadastrale në të cilat lejohet kultivimi i bimës së kanabisit për qëllime industriale. Vendimi është marrë dje në mbledhjen e qeverisë. Ky hap vjen pas miratimit të ligjit nr. 61/2023, i cili ka për qëllim kontrollin dhe rregullimin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit, duke hapur mundësi për zhvillimin e një industrie të re, që mund të sjellë përfitime ekonomike dhe shëndetësore për vendin. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, tha se janë caktuar 10 zona të përshtatshme në të gjithë vendin, ndërkohë që theksoi se në Myzeqe dhe Korçë nuk do…

Lexo më Shumë

Dita e Mësuesit, 7 Marsi, festohet sot në të gjitha trevat shqiptare. Kjo ditë festohet në të gjitha shkollat e vendit me aktivitete të shumta në shenjë falënderimi për mësuesit për punën që kryejnë në edukimin e brezit të ri. E cilësuar si ngjarje me rëndësi arsimore dhe kulturore, sot të gjithë kujtojnë edhe mësuesit e parë të shkronjave shqipe. Dita e Mësuesit i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve dhe në këtë ditë, të gjithë së bashku nderojmë traditat më të mira të shkollës kombëtare shqipe, si dhe të figurës së mësuesit. Mësuesit shqiptarë në çdo kohe e…

Lexo më Shumë

Në dekadën e fundit shkolla të tëra janë mbyllur, teksa klasat vit pas viti po boshatisen nga nxënësit si rrjedhojë e procesit të plakjes së popullsisë, me rënie të mprehtë lindjeve dhe emigrim të lartë të moshave të reja. Zhvillimet demografike e kanë përmirësuar ndjeshëm raportin nxënës për mësues sidomos vitet e fundit. Të dhënat zyrtare tregojnë se në vitin shkollor 2023-2024 një mësues në para-universitar mësoi mesatarisht 11.4 nxënës, nga 18.9 në vitin 2000 dhe 16.1 në vitin 2010. Faktet tregojnë se rënia e numrit të nxënësve për mësues nuk e ka përmirësuar as cilësinë e arritjeve mësimore dhe…

Lexo më Shumë

Megjithëse me distancë të largët Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partner tregtar i rëndësishëm i vendit tonë. Vitin e kaluar SHBA u rendit e pesta për nga vlera e importeve dhe 13-ta për eksportet. Importet amerikane shënuan 20.5 miliardë lekë më 2024, duke u rritur me 19 për qind nga viti 2023. Katër vitet e fundit importet nga SHBA në vlerë janë rritur me 104.%. Vitin e kaluar SHBA ishin furnizues kryesor të Shqipërisë me mallra bashke më Italinë, Kinën, Greqinë dhe Gjermaninë. Madje importet nga SHBA ishin më të larta në vlerë edhe se ato të Kosovës. Importet…

Lexo më Shumë