Deputeti i Levicës, Sashko Jançev, i ka dorëzuar kryeministrit Mickoski pyetje me shkrim përmes së cilës ka kërkuar që të kontrollohet kontrata e shitblerjes me të cilën EVN ka blerë ESM. Sipas partisë, motivi i pyetjes parlamentare janë faturat jashtëzakonisht të larta të rrymës që qytetarët i kanë marrë muajin e kaluar dhe për të cilat kryetari i Komisionit Rregullativ, Marko Bislimovski, ka konfirmuar se ka pasur grabitje nga monopoli i EVN-së. Qeveria e Mickoskit, përveçse konstatoi se kompania austriake po vidhte, nuk bëri asgjë për të mbrojtur qytetarët. Problem tjetër është edhe tarifa më e shtrenjtë e rrjetit, siç…
Author: Hamdi Kumanova
“Për të matur suksesin e Qeverisë, duhet të presim të kalojë një vit prodhues dhe t’i krahasojmë sasinë dhe kapacitetet prodhuese me vitin e kaluar”, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, në emisionin “Tema e ditës” në televizionin Sitel. “Unë do t’ju jap një shembull ku jemi në rrugën e duhur. Vitin e kaluar, ende në Qeverinë teknike, si ministër teknik u përpoqa të rris çmimin e duhanit duke e mbështetur edhe nga shteti me stimuj. Unë personalisht bisedova me kompanitë dhe arritëm ta rrisim çmimin gjatë vetë procesit të grumbullimit”, sqaroi ministri. Ministri Tripunovski…
Disa javë më parë, Zëvendëskryeministri Ivan Stoilkovic deklaroi publikisht se dy herë ka shpëtuar VLEN-in nga turpërimi para opinionit. Për dy javë me radhë, publiku pret një reagim nga VLEN-i: çfarë kanë neglizhuar apo tradhtuar ata, që edhe një eksponent i botës serbe ka qenë i detyruar t’i shpëtojë nga dështimi? Shqiptarët meritojnë përgjigje. Apo mos vallë skandalet e korrupsionit që po dalin në dritë për ministrat e tyre i kanë hutuar aq shumë, sa tashmë, përveç se udhëheq Ministrinë për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Stoilkovic qenka bërë edhe përgjegjës për çështjen shqiptare në Maqedoninë e Veriut? BDI-ja dënon…
Reagim nga VLEN: Bujar Osmani i njohur me rastin Pacienti lavdërohet e krekoset që BDI e ka sjellë ligjin për masa restriktive për ata që janë në listë të zezë. Por, harroi të cek se pikërisht ishin ata që kur Talat Xhaferi ishte kryeministër teknik, propozuan dhe miratuan ndryshime në ligjin për masa restriktive. Ishte pikërisht BDI, ajo e cila ndryshoi ligjin ku u ndalohej të merrnin pozita udhëheqëse personave të cilat janë në listën e zezë të SHBA-ve apo Britanisë së Madhe. Artan Grubi shërbëtor i Gruvskit dhe Mijallkovit, Bujar Osmani i akuzuar në rastin pacienti, që të dy…
Për shkak shifrave shqetësuese për rritjen e numrit të personave të prekur nga mbipesha, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) thotë se nevojiten masa më radikale, duke përfshirë vendosjen e taksave për pijet me sheqer, ndalimin e reklamimit të ushqimeve të pashëndetshme dhe rregullore të qarta për etiketimin e produkteve të përpunuara. “Në Maqedoninë e Veriut obeziteti është rezultat i ndryshimeve ekonomike, strategjive të marketingut që synojnë ushqimin e pashëndetshëm dhe një stili jetese gjithnjë e më të ulur. U bëjmë thirrje institucioneve kompetente që urgjentisht të marrin masa sistematike për parandalimin e kësaj epidemie” thonë nga Instituti. Sipas të dhënave,…
Sot, Ministria e Financave ka transferuar transhenë e parë prej 10.4 milionë eurove të mjeteve të destinuara për përkrahjenn e kompanive vendore nga buxheti qendror në Bankën Zhvillimore. Transferimi është realizuar me kërkesë të Bankës Zhvillimore për tërheqjen e mjeteve dhe pas miratimit të projekteve nga bankat afariste. Në buxhetin e vitit 2025 janë planifikuar 250 milionë euro mjete për përkrahjen e kompanive vendase, të cilat do ta stimulojnë zbatimin e një cikli të ri investimesh në sektorin privat, i cili do të ndikojë në stimulimin e aktivitetit ekonomik. “Presim që kompanitë t’i identifikojnë kushtet e favorshme që kemi siguruar…
OBRM-PDUKM vazhdon vazhdon të kritikojë kryetarin e LSM-së, Sllobodan Trendafilov, duke e quajtur atë “një degë të LSDM-së, Levicës dhe BDI-së”. “Slobodan Trendafilov nuk është sindikalist, ai zbaton politika të përafruara me koalicionin opozitar, të pashpallur publikisht, LSD-BDI-Levica. LSM, nën udhëheqjen e Trendafilovit, nuk ka aksionin e vet autentik për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, por ndjek udhëzimet e dhëna nga opozita. Në vend të veprimit sindikal, Trendafilov me vetëdije u kanalizua në aksion partiak dhe punoi për LSD, BDI dhe Levicën, duke manipuluar punëtorët dhe anëtarët e LSM. Por ata lexohen dhe plani i tyre ekspozohet dhe prishet.…
Zelanda e Re ka shkarkuar të dërguarin e saj më të lartë në Mbretërinë e Bashkuar për komentet që vënë në pikëpyetje zotërimin e historisë së presidentit amerikan Donald Trump. Në një ngjarje në Londër të martën, komisioneri i lartë, Phil Goff krahasoi përpjekjet për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës me Marrëveshjen e Mynihut të vitit 1938, e cila i lejoi Adolf Hitlerit të aneksonte një pjesë të Çekosllovakisë. Goff kujtoi se si Winston Churchill e kishte kritikuar marrëveshjen, më pas tha për liderin amerikan: “Presidenti Trump e ka rikthyer bustin e Churchillit në Zyrën Ovale. Por…
Me kërkesë të prokurorit publik dhe në bazë të urdhëresës së gjykatës, është bërë bastisje te ish-zëvendësdrejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”, Sasho Drango, dhe po ndërmerren veprimet në procedurë para hetimore, njofton Prokuroria. Po ashtu është duke u kryer edhe kontrolli i celularit të tij. “Prokurori publik kompetent ka lëshuar edhe disa urdhra për MPB-në, disa prej të cilave ende janë duke u vepruar. Tek i dyshuari është bërë bastisje me kërkesë të prokurorit publik dhe me urdhër të gjykatës. Pas përfundimit të të gjitha veprimeve do të merret vendimi i prokurorit publik”, thonë nga Prokuroria Publike. Dje…
Një person është gjetur i pajetë pranë rrugës nacionale në Fushë Milot. Trupi i pajetë është gjetur pranë trafikndarseve nga punonjësit e mirëmbajtjes në anë të rrugë. Menjëherë kanë lajmëruar policinë e Kurbit të cilët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Nga hetimet paraprake dyshohet për aksident, sakaq autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Rritja e Bruto prodhimit vendor (BPV) në tremujorin e katërt është treguesi i parë se ekonomia po rimëkëmbet dhe po ecim në drejtimin e duhur, theksoi sot kryeministri Hristijan Mickoski. Ai tha se si qeveri e kanë stabilizuar situatën në vend në më pak se tre të katërtat, që, thotë ai, ka qenë synimi parësor, ta stabilizojnë atë nga rënia e lirë dhe më pas përmes politikave aktive, politikave familjare, qeverisjes së ndershme dhe të mirë, të sigurohet rritje ekonomike. “Ju kujtoj se në tremujorin e tretë ishte 3 për qind, tani është 3,2 për qind. Pres që ky trend…
Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit ka nisur procedurën dhe ka propozuar masa kujdesi për dy persona pas aksidentit të pardjeshëm të trafikut në magjistralen Gostivar-Tetovë. Bëhet fjalë për dy drejtuesit e mjeteve, pasi sipas informacioneve fillestare, njëri 19-vjeçar nga Vrapçishti me nënshtetësi të RMV-së dhe Sllovenisë e ka vozitur veturën Mercedes me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, ndërsa 47-vjeçari i dytë nga Ohri duke drejtuar veturën Hyundai ka ndërruar korsi pa u siguruar më parë se mund ta bëjë këtë pa rrezikuar përdoruesit e tjerë të rrugës. “Në aksidentin mes dy veturave që po udhëtonin njëra pas…

