Author: Hamdi Kumanova

Koalicioni VLEN tha se po sjellin modernizim, siguri dhe jetë më të mirë për qytetarët dhe shtoi se, po i ndryshojnë komunat. VLEN tha se janë bërë investime në komunën e Gostivarit dhe Tetovës që siç tha, këto investime janë pjesë e një strategjie të koalicionit VLEN, ku infrastruktura dhe mjedisi i pastër shihen si shtyllat kryesore për zhvillimin afatgjatë të komunave. “Koalicioni VLEN po ndryshon faqen e komunave tona! Me projekte të mëdha, vizion të qartë dhe përkushtim të palëkundur, po sjellim modernizim, siguri dhe jetë më të mirë për çdo qytetar. Ky është vetëm fillimi i një…

Lexo më Shumë

Gjykata Administrative e ka anuluar mendimin negativ të Qendrës Konservatore të Shkupit për ndërtimin e objektit 17 katësh në afërsi të Spitalit Ushtarak, njoftoi Komuna e Karposhit. Komuna e Karposhit më 9 janar njoftoi se Gjykata Administrative e ka anuluar mendimin negativ dhe me këtë edhe pengesat për ndërtimin e objektit. Nga Qendra Konservatore na thanë se deri më sot nuk kanë marrë kurrfarë vendimi nga Gjykata Administrative. SDK.mk më 9 janar dërgoi pyetje pranë Gjykata Administrative në lidhje me këtë rast, por nga atje thanë se vendimi do të publikohet, transmeton Portalb.mk. Me anulimin e mendimit negativ lejohet ndërtimi…

Lexo më Shumë

“Le të kthehet vullnetarisht”, “asnjë vend fqinj për momentin nuk ka konfirmim zyrtar se ku është Grubi”, “Artan Grubi është në Shqipëri”, “është diku në hapësirat shqiptare”. Këto janë komentet e politikanëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kur u pyetën për arratisjen e ish kryeministrit të RMV-së, Artan Grubi i cili kërkohet me fletarrest ndërkombëtar, pas dyshimeve për përfshirje në korrupsion. Por, institucionet e drejtësisë “ngrenë duart” kur pyeten nëse janë thirrur në pyetje politikanët që janë deklaruar për vendndodhjen e mundshme të Grubit, shkruan Portalb.mk. A janë thirrur në pyetje nga ana e policisë Ahmeti dhe Mexhiti? Që…

Lexo më Shumë

Për Artan Grubin, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike (PThP) Shkup është shqiptuar masë “stop” disa ditë para arratisjes së tij. Sipas tij, oficeri i policisë duhej ta kontrollonte, përcjell Nistori. “Nuk po japim detaje, por janë ndërmarrë veprime, të shohim nëse fajtor është vetëm polici apo ka edhe të tjerë”, ka thënë prokurori publik shtetëror, Ljupço Kocevski në një intervistë për “360 gradë”. Duke iu përgjigjur pyetjes se a i është lejuar Grubit të arratiset, Kocevski tha se për policin është hapur procedurë në Prokurori. “Është zhvilluar një procedurë para-hetimore, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, është…

Lexo më Shumë

Sot nga ora 11:00 deri në 11:30 punonjësit e disa ministrive si dhe të Entit Shtetëror të Statistikave do të protestojnë për shkak se nuk është aprovuar rritja e shtesave në paga prej 30 përqind. Protesta pritet të zgjasë gjysmë ore para ndërtesave të ministrive, transmeton Portalb.mk. Sipas Trpe Deanoski, kryetar i Sindikatës së punëtorëve të administratës së organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve, në protestë pritet të marrin pjesë punonjësit e Ministrisë së Kulturës; Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor; Çështjeve Evropiane; Transformimit Digjital; Transportit dhe Lidhjeve. “Deri tani janë gjashtë ministri që do të dalin në protestë, si dhe…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në mbarë vendin po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë me mbetje bore pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë. Reshje bore me intensitet të ulët janë shënuar në Kërçovë, Presekë dhe Bukovë, njofton LAMM. Ndalesë qarkullimi për mjetet e rënda ka në rrugët Gostivar – Mavrovë – Dibër, Gostivar – Strazhë – Kërçovë, Strumicë – Berovë, në Presekë, Gjavatë dhe Pletvar dhe në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe…

Lexo më Shumë

Pozitë e opozitë ia pamundësuan Kosovës që të përfitojë financiarisht nga marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare. Kjo pasi 9 marrëveshje ndërkombëtare, përfitimet nga të cilat vlerësohet se do të ishin milionëshe, kanë mbetur pa u miratuar në Kuvendin e Kosovës. Të gjitha ato rrezikojnë të kthehen në pikën zero. Kuvendi nuk ka arritur ta ratifikojë as amendamentin e marrëveshjes për anëtarësim në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në organizatat e grupit të Bankës Botërore. Ndërkaq, dy taborët politikë nuk arritën të shtyjnë para as marrëveshjen e financimit me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim, si dhe atë të kredisë me Bankën Evropiane për Investime…

Lexo më Shumë

Për shkak të sanksioneve të reja të SHBA-së kundër Rusisë çmimet e naftës janë rritur me rreth pesë për qind brenda dy ditësh. Kjo rritje çmimi do të çojë edhe në rritjen e kostove të mallrave. Sanksionet e reja amerikane kundër prodhuesve rusë të naftës dhe anijeve cisternë që transportojnë naftë pritet të kenë një ndikim të rëndësishëm në tregun botëror të naftës. “Prej sanksioneve pritet që brenda një kohe të shkurtër flota e anijeve cisternë që përdor Rusia për eksportimin e naftës të zvogëlohet ndjeshëm, gjë që do të sjellë edhe rritjen e kostot e mallrave,” tha Matt Wright,…

Lexo më Shumë

Kryeministri Albin Kurti e ka krahasuar me “mizë” Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), gjatë një fjalimi të hënën në Pejë. Këtë deklaratë kandidatja e LDK-së për deputete, Besa Gaxheri ka thënë se është një turp i madh që një deklaratë e tillë të dëgjojë nga një kryeministër. Ajo tha se Kurti nuk i përngjanë një lideri të një shteti demokratike dhe ai tashmë është në panik. “Ne jemi aq aktive dhe nuk po humbin kohë që t‘i dëgjojmë këto pallavra të Kurtit. Ky nuk është në gjendje të ballafaqohet me argumente për asgjë, të shkojë në studio televizive as ai…

Lexo më Shumë

Beogradi zyrtar para tetë vjetësh kishte nisur një tren drejt Kosovës, i dekoruar me flamuj serbë, me mbishkrimin Kosova është Serbi në 20 gjuhë dhe ikonografi mesjetare. Treni ishte nisur pa lejen e Prishtinës zyrtare, e cila e vlerësoi synimin për hyrjen e tij në Kosovë si provokim dhe shkelje të sovranitetit të saj, andaj edhe nuk e lejuan hyrjen e tij. Nisja e trenit provokues, sipas autoriteteve të Beogradit, ishte një “sprovë me synimin për vendosjen e linjës së rregullt Beograd – Mitrovicë”. Presidenti i atëhershëm Hashim Thaçi ishte i qartë në qëndrimin e tij se treni me afishe…

Lexo më Shumë

Natën e Vitit të Ri siç ndodhë pothuajse çdo vit u festua me armë e me fishekzjarrë në Kosovë. Në plot qytete, pati incidente me lëndime trupore, por fatmirësisht pa pasoja fatale. Për një ndër rastet ku dyshohet se u shkaktua rrezik nga të shtënat me armë në Prishtinë, Policia ka zhvilluar një aksion të hënën. Siç merr vesh media, Policia ka zbarkuar mëngjesin e djeshëm në shtëpinë e familjes Neziri, në rrugën “Shaban Shala” në kryeqytet, në kërkim të 27-vjeçarit që gjuajti me armë. Bazuar në informacionet e para, njësia policore nuk ka arritur ta gjejë të dyshuarin, por…

Lexo më Shumë

Suedia njoftoi se planifikon të mobilizojë mjete ushtarake, përfshirë anije luftarake, në patrullat e NATO-s në Detin Baltik, pas një sërë incidentesh të dyshuara sabotazhi që kanë rritur shqetësimet e sigurisë rajonale. Qeveria suedeze ka zbuluar se do të kontribuojë me deri në tre anije luftarake, një avion vëzhgimi ASC 890 dhe anije dhe burime të tjera të rojes bregdetare për të forcuar praninë e NATO-s në zonë. Katër anije të rojes bregdetare do të vendosen menjëherë, ndërsa shtatë anije shtesë do të jenë në gatishmëri. Ky është kontributi i parë i forcave të armatosura të Suedisë në përpjekjet mbrojtëse…

Lexo më Shumë