Author: Hamdi Kumanova

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi nuk e përjashtoi mundësinë që Kosova mund të kalojë në një fazë të ngërçit politik në periudhën kohore derisa të formohet qeveria. “Është e mundshme, kemi përjetuar ngërçe edhe në të kaluarën , ne stabiliteti a vyn më shumë se për ngërçe jemi mësuar, 6 muaj ngërç kemi pasur në vitin 2014, është viti me zhvillimin ekonomik, me rritjen e brutoprodhimin vendor me të vogël që kemi pasur sepse kriza e ka prodhuar një gjë të tillë”, tha ai. Krasniqi tha se tha se nëse do të merrnin mandatin për të formuar qeverinë, për ta…

Lexo më Shumë

Departamenti Amerikan i Shtetit mbajti një ceremoni të ngritjes së flamurit të enjten për pengjet dhe të burgosurit që mbahen padrejtësisht në shtetet e tjera. Ceremonia riafirmon angazhimin e Uashingtonit për të siguruar kthimin e qytetarëve amerikanë dhe banorëve të përhershëm të ligjshëm të ndaluar jashtë vendit. “Politikat tona janë 100% të përqendruara në kthimin e tyre në vend”, tha Adam Boehler, i dërguari special i Presidentit Donald Trump për pengjet. “Gjatë ditëve në vazhdim do të ketë zhvillime”, tha ai pa dhënë detaje. “Presidenti Trump është i përkushtuar për lirimin e të gjithë amerikanëve të mbajtur peng ose të…

Lexo më Shumë

Shoqata Kulturore Shqiptaro-Gjermane “Sali Çekaj”, e themeluar për të nderuar kontributin e një prej heronjve më të njohur të Kosovës, ka reaguar ndaj shpifjeve dhe dezinformatave të shpërndara nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë akuzuar djalin e heroit Sali Çekaj, Hysen Çekaj, për keqpërdorimin e votave me postë në mërgatë, për të manipuluar procesin zgjedhor. Në një reagim të ashpër, Shoqata ka theksuar se këto akuza janë të pabaza dhe përbëjnë një tentativë për të njollosur një proces të ndershëm dhe demokratik. Sipas reagimit, ka qenë vetë Lëvizja Vetëvendosje dhe aktivistët e saj që kanë ndërhyrë në mënyrë…

Lexo më Shumë

Nga Dashnor Kaloçi Pjesa e pestë Historia e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë, apo më saktë tentativat për zgjedhje e kanë zanafillën që nga koha e sundimit Osman, kur Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë Turke. Një nga deputetët e parë shqiptarë që u zgjodhën për në Parlamentin e parë të Turqisë, i cili hapi punimet në dhjetorin e vitit 1877, ishte Abdyl Frashëri. Por ai parlament nuk pati jetë të gjatë, pasi u prish nga vetë Sulltani, për shkak të fillimit të Luftës Ruso-Turke. Pas prishjes së parlamentit të parë të Turqisë, pati edhe disa tentativa të tjera për zgjedhje,…

Lexo më Shumë

Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump po planifikon të revokojë statusin e përkohshëm ligjor për rreth 240,000 ukrainas që kishin mbërritur në SHBA duke ikur nga lufta, ka thënë për Reuters një zyrtar i lartë i Trumpit dhe tri burime të njohura me këtë çështje. Vendimi do t’i vinte ukrainasit në një rrugë për dëbim të shpejtë nga SHBA-ja. Lëvizja, e pritshme që në prill, do të ishte një ndryshim drastik i mirëseardhjen së ukrainasve nën administratën e presidentit, Joe Biden. Heqja e statusit për ukrainasit ishte duke u planifikuar përpara se Trumpi të grindej publikisht me presidentin ukrainas,…

Lexo më Shumë

Me nderime më të larta shtetërore, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi priti në takim homologun e tij kroat, Gordan Jandrokoviq. Në fjalimin para deputetëve në Kuvend, Jandrokoviq i bëri thirrje Maqedonisë së Veriut që të vazhdojë rrugën eurointegruese dhe të mos heqë dorë, pavarësisht pengesave të shumta që ka hasur në këtë drejtim. “Pesë vite pas vendimit të KE-së, negociatat inkuadruese me BE-në ende nuk janë të hapura formalisht, kjo nuk është korrekte. Duke pasur parasysh këtë, e kuptueshme është edhe padurimi dhe pakënaqësia e qytetarëve tuaj që mund të del nga një situatë e tillë. Kroacia mbështet të gjitha…

Lexo më Shumë

Qeveria njofton se në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, Prodhimi Bruto Vendor ka shënuar rritje për 3,2 për qind, ndërsa sipas zëdhënëses, Marija Miteva, faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë rritje janë, sektori i ndërtimtarisë, rritja e veprimtarisë në dixhitalizim dhe inovacion si dhe investimet e huaja. “Bruto prodhimi vendor në Maqedoni, ka shënuar rritje prej 3,2 për qind, në tremujorin e fundit të vitit 2024. Me çka rritja e përgjithshme e bruto prodhimit vendor kap shifrën 2,8 për qind. Viti 2024 ka bërë një kthesë historike në investimet e huaja direkte që kanë arritur mbi 1…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e thellë dhe indinjatën lidhur me vendimet e fundit të Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova për ndryshimet në strukturat komanduese të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këto veprime jo vetëm që margjinalizojnë shqiptarët, por gjithashtu cenojnë drejtpërdrejt integritetin dhe sigurinë e strukturave tona mbrojtëse.​ Zhvendosja e gjeneralit Besnik Emini nga posti i Komandantit të Komandës së Operacioneve—një pozicion kyç që mbulon rreth 80% të kapaciteteve operative të ushtrisë—drejt një pozite administrative në Ministrinë e Mbrojtjes, përbën një goditje serioze ndaj rolit të shqiptarëve në ushtri. Kjo lëvizje dobëson strukturën komanduese të ushtrisë dhe…

Lexo më Shumë

Presidentja Gordana Siljanovska mbështetë kërkesën e Lidhjes së Luftëtarëve të Maqedonisë për mos ndryshimin e emrave të rrugëve në Tetovë, shkruan Alsat. Siljanovska me këtë qëndrim e ka arsyetuar me mbështetjen për historinë që tregojnë këto emra, edhe pse të njëjtët nuk përkojnë aspak me realitetin etnik të vendit. “Me pasardhësit e luftëtarëve të LNÇ, sot u pajtuam se nuk guxojmë ta harrojmë historinë dhe duke i nderuar personalitetet që kanë qenë pjesë e luftës anti-fashiste, tregojmë se mbetemi siç kemi qenë në anën e progresit. Heronjtë që na sollën lirinë nuk janë të paramenduar. Emrat e tyre tregojnë dhe…

Lexo më Shumë

Arrestohet 72-vjeçari nga Siniçani i Tetovës, kishte prerë dhe po transportonte dru për djegie MPB ka njoftuar se me datë 05.03.2025 në ora 18:55 në fshatin Siniçan të Tetovës, zyrtarë policorë nga NjP Kamnjan kanë privuar nga liria personin G.M.(72) nga ky fshat. Ai u gjet dhe ndaluar nga një roje pylli në fshat, me dru zjarri të prera pa leje të ngarkuar në një traktor. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Me datë 05.03.2025 në ora 23.00 në kryqëzimin e rrugës “rrugën Magistrale” me bulevardin “Zelezhniçka” në Kërçovë, zyrtarët policorë nga DPB Kërçovë kanë ndaluar N.K (36) nga Kërçova. Gjatë kontrolleve në trafik policia ka ndaluar një automjet “Renault” pa targa të regjistrimit, të cilin e drejtonte N.K., dhe u konstatua se ai ishte nën efektin e alkoolit dhe e larguan menjëherë nga qarkullimi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzim nga neni 297 i Kodit Penal “Drejtim të automjetit në mënyrë të pakujdesshme”.

Lexo më Shumë

Posta e Maqedonisë as për vete e as për qytetarët. Nuk është fitimprurëse, por as efikase. Të dhënat financiare që dalin nga raporti vjetor i Agjencisë së Postës për vitin 2024, i cili u gjet para deputetëve në seancën e Komisionit për Transport, tregojnë se në dy vitet e fundit Posta shtetërore punon me humbje, shkruan Alsat. Në tremujorin e parë të vitit 2024, Posta ka dalë me minus 2.9 milionë euro, ndërsa një vit më parë humbja ka arritur në rreth 1 milion euro. Situata është krejt ndryshe te 35 postat private në vend, të cilat i bëjnë konkurrencë…

Lexo më Shumë