Maqedonia vazhdon me dukurinë e marrjes së borxheve të reja për të larë borxhet e vjetra. Shteti sot do të futet në borxh te kreditorët vendorë, bankat dhe kompanitë e sigurimit për një shumë prej 2 miliardë dhe 750 milionë denarë ose në vlerë prej 44.7 milionë eurove. Në web-faqen e Ministrisë së Financave sqarohet se bëhet fjalë për ankand të 12 muajve të letrave me vlerë, si dhe 5 dhe 15 vjet bono thesari. Ndërkaq, nesër duhet të kthehen 32.5 milionë euro, borxh i vjetër.
Author: almakos
Shumica parlamentare shpreson ta shkarkojë Marko Zvërlevskin këtë javë. Ndërkohë sot, kur në Kuvend ka vazhduar avazi i vjetër i VMRO-DPMNE-së me fjalime procedurale dhe replika, asnjë deputet nga shumica parlamentare nuk foli, por nga foltorja e qendrës për media iu bë apel që të zhbllokojnë punën e Kuvendit në mënyrë që të lejohet rrjedha e proceseve reformuese. Deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski i tërhoqi vëmendjen VMRO-së që të mos vazhdojë ta mbrojë kriminalitetin dhe të lejojë shkarkimin e Zvërlevskit. Por, VMRO DPMNE – ja refuzon të kontestohet figura dhe profesionaliteti i Marko Zvërlevskit. Ata janë të bindur se propozimi…
U bënë pesë vjet që kur ndërroi jetë Arben Xhaferi, ish-kryetari i PDSH-së. Xhaferi ka qenë deputet i Parlamentit të Maqedonisë që nga viti 1994. Ai synonte krijimin e një sistemi dydhomësh në institucionin ligjvënës. Në kohën e konfliktit të armatosur në vitin 2001, partia e tij ishte në pushtet. Ai është një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, por me zvarritjen e zbatimit të saj, ai synonte një marrëveshje të re midis shqiptarëve dhe maqedonasve. Xhaferi njihej për opinionet filozofike gjatë paraqitjeve në media dhe është autor i shumë eseve dhe artikujve analitikë, pas tërheqjes nga politika aktive. Xhaferi…
Prokuroria publike e Strugës këtë mëngjes ka informuar se intensivisht janë duke u ndërmarrë masat dhe aktivitetet për gjetjen dhe prangosjen e autorit të vrasjes së Dilaver Bojkut-Leku, pronarit të restorantit Akua Blu në plazhin e Strugës.“Prokurori publik kujdestar në Prokurorin Publike-Strugë, bashkë me ekipin e ekspertizës ligjore nga SPB-ja e Ohrit dhe SP të Strugës, dje ka kryer inspektim ligjor në vendngjarje ku ishte kryer vrasja e pronarit të restorantit. Sipas informacioneve paraprake, vrasjen rreth orës 17 e ka kryer një person i panjohur me armë zjarri, në tarracën e restorantit Aqua Blue në Strugë. Nga vendngjarja janë marrë…
15 August Vrasësi i Dilaver Bojkut – Leku akoma është në arrati dhe i pakapshëm për policinë. Nga sektori për Punë të Brendshme të Ohrit njoftojnë se janë marrë masa intensive për kapjen e autorit. Ndërkohë që konfirmojnë se ngjarja ka ndodhur në te-rasën e restorantit Akua Blu që është në pronësi të Lekut. Në afërsi të tij është afruar tani për tani një person i panjohur i cili në drejtim të kokës ka shtënë me pistoletë, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse. Më pas personi në fjalë me vrap ka braktisur vendin e ngjarjes duke ikur në drejtim të rrugës…
Policia ende është duke e kërkuar vrasësin e 55-vjeçarit Dilaver Bojku. Nga policia kanë vërtetuar se ngjarja ka ndodhur në restorantin “Akua Blu” e cila është në pronësi të Bojkut.“Një person rreth orës 16:45 ka ardhur dhe ka shtënë me armë zjarri duke e goditur D.B në pjesën e kokës dhe më pas ka ikur. Menjëherë më pas, djali i D.B së bashku me një person tjetër kanë vrapuar pas tij në tentim për ta zënë atë, por sulmuesi ka shtënë disa plumba në drejtim të tyre dhe ka ikur”, ka njoftuar mëngjesin e sotëm MPB, përcjell SHENJA.I lënduari, thonë…
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot pritet ta vazhdojë debatin për shkarkim të prokurorit publik Marko Zvërlevski. Propozimi për shkarkim të Zvërlevskit është parashtruar nga Qeveria për shkak të, siç thuhet në elaborim, ushtrimit joligjor, jo në kohë dhe me profesionalizëm të pamjaftueshëm të funksionit. Gjithashtu, në dokument thuhet edhe se Zvërlevski me sjelljen dhe veprimet e tij ka treguar se nuk është i aftë për ushtrim të funksionit, si dhe për shkak të asaj që nuk ka dorëzuar kërkesë për ngritje të procedurës penale për raste të parapara me ligj dhe prishje të prestigjit të funksionit. Kërkesa e Qeverisë,…
Si pasojë e plagëve të marra nga gjuajtjet me armë zjarri në plazhin e Strugës, ka humbur jetën Dilaver Bojku. Sulmi ndaj tij, në lokalin ku ai ka qenë pronar, është kryer rreth orës 16:45 minuta, në Plazhin Akua Bluskaj, në qendër të Strugës. Bojku është dërguar në spitalin e Strugës, megjithatë nuk ka arritur që t’u mbijetojë plagëve të marra, pas çka ka humbur jetën në spital. Televizioni Shenja kontaktoi policinë, nga ku nuk japin detaje rreth ngjarjes. Ata informojnë vetëm se është duke u formuar një ekip hetues, që do të punojë në drejtimet që do t’i marrin…
Vritet Dilaver Bojku, pronari i plazhit ‘Akva Blu’ në Strugë. Të shtënat janë dëgjuar në plazhin e Bojkut sot rreth orës 16:45. Bojku në SPitalin e Strugës është dërguar me plagë nga armë zjarrri në kokë në, i cili pas një kohe të shkurtër ka ndërruar jetë.
Vritet Dilaver Bojku, pronari i plazhit ‘Akva Blu’ në Strugë. Të shtënat janë dëgjuar në plazhin e Bojkut sot rreth orës 16:45. Bojku në Spitalin e Strugës është dërguar me plagë nga armë zjarrri në kokë , i cili pas një kohe të shkurtër ka ndërruar jetë.
Obligues për pagesën e taksave të përcaktuara janë qytetarët me rastin e parashtrimit dhe zgjidhjes së kërkesave të tyre nga fushëveprimi i organeve të administratës dhe institucioneve tjera të Komunës. Pagesat mblidhen nga shteti, për të cilat nuk merret asgjë si shkëmbim, në formë të shërbimeve dhe mallrave në mënyrë direkte. Tatim ky i pagesës që shkon në buxhetin e shtetit, e cila është e detyrueshme, e pakthyeshme. Në rast të mos pagesave të taksës vjen edhe ndëshkimi administrativ, së bashku me interesin për pagesë të vonuar. Fitimin e vetëm në paratë e harxhara të popullit, është se realizohen përfitime…
Vazhdojnë diskutimet brenda partiake për listat e kandidatëve që do të konkurojnë për kryetarë të komunave, të qytetit të Shkupit, si dhe kështilltarë komunal dhe të qytetit të Shkupit. Ndërkohë që nga ana tjetër rrjedhin afatet e përcaktuara në kalendarin e KSHZ-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Zgjedhjet lokale tashmë janë përcaktuar për më 15 tetor. Mbajtja e Zgjedhjeve lokale – 15 tetor Ndërkaq sipas kalendarit të KSHZ-së, për zgjedhjet lokale, partitë politike obligohen që më së voni deri më 9 shtator t’i dorëzojnë listat e kandidatëve në Komisionet komunale, respektivisht, 35 ditë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve.…

