Transporti publik në Tetovë mbetet një nga problemet kryesore të këtij qyteti dhe një nga premtimet më të rëndësishme të cilat i shkeli kryetarja e kësaj komune, Teuta Arifi, gjatë mandatit katër vjeçarë në krye të Tetovës. Transporti publik ishte një nga premtimet kryesore të fushatës së zgjedhjeve të kaluara lokale, ndërsa Arifi e kishte premtuar edhe gjatë çdo fundviti. Ajo kishte kërkuar që Qeveria t’i ndajë autobusë dhe nëse nuk i plotësohet kjo kërkesë ishte zotuar se ato do t’i sigurojë me mjete të Komunës. Viti 2017 ishte viti kur transporti publik duhej të ishte vënë në funksion. Teuta…
Author: almakos
Pavarësisht formimit të Qeverisë së re kriza politike në Maqedoni vazhdon edhe më tej. Kështu vlerëson analisti politik Selim Ibrahimi, i cili thotë se akoma nuk mund të ndjehen reformat të cilat janë premtuar, duke shtuar se për t’u arritur e gjithë kjo, kësaj Qeverie do i duhej edhe një tjetër mandat. Ai vlerëson po ashtu edhe se zvarritja e procesit për ndërrimin e kryeprokurorit Zvërlevski është një konflikt brenda VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, që e pengon zgjidhjen e çështjeve që i tangon shqiptarët. Ndërkaq, analisti politik, Branko Gerovski, gjithë këtë situatë e cilëson si një proces të daljes nga kriza…
Në ditën kur skadon afati për shfrytëzimin e fondeve IPA për ndërtimin e pikë kalimit kufitar të përbashkët “Bellanoc-Stançiq” mes Maqedonisë dhe Kosovës, Qeveria sikur u zgjua nga gjumi dhe aprovoi debllokimin e realizimit të këtij projekti pas çka firmosi revidimin e marrëveshjes me BE-në. Zv.kryeministri Bujar Osmani tha se ndërtimi i objektit të përbashkët do ti kalojë në kompetencë Qeverisë së Kosovës. Ndryshe, tenderi për ndërtimin e pikë kalimit kufitar duhet të kishte përfunduar në korrik, për t’i hapur rrugën thithjes së rreth 1.2 milion eurove për këtë projekt. Qeveria sapo aprovoi debokllimin e implementimit të projektit për pikën…
Edhe këtë vit nuk do të ketë regjistrim të studentëve të rinj në degët e disperzuara të Universitetit Shtetëror të Tetovës, njoftoi prorektori për Arsim në USHT, Reshat Qahili. Ai gjithashtu bëri të ditur se USHT, sot ka hapur konkursin për regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2017/18, nga i cili janë paraparë 4 000 vende të lira për studentët e rinj. Qahili, me rastin e fillimit të afatit të parë të regjistrimit u shpreh i kënaqur nga interesimi i maturantëve për regjistrim në këtë universitet. Ai po ashtu bëri të ditur se regjistrimi do zgjasë deri të…
S’kanë fund replikat mes deputetëve të opozitës në debatin për shkarkimin e prokurorit publik Marko Zvërlevski. Nga shumica parlamentare thonë se nuk marrin pjesë në debat me qëllim që ta shkurtojnë procesin e stërzgjatur në mënyrë që të kalohet në temat tjera që, siç thonë, drejtpërdrejtë prekin ekzistencën e qytetarëve. Ne presim që deri në fund të javës Marko Zvërlevski të shkarkohet nga Kuvendi i Maqedonisë. Ne heqim dorë nga replikat dhe debatet tona pikërisht për shkak të asaj që ishte temë e kësaj pres- konference, pra të kalohet në temat me prioritet për qytetarët e Maqedonisë, përkundër përpjekjes së…
Përkundër angazhimeve për shuarjen e tyre, zjarret në afërsi të kryeqytetit të Greqisë në Athinë, po vazhdojnë duke kapërcyer edhe në qytetet fqinje, raporton Anadolu Agency (AA). Zjarret pas rajonit bregdetar Kalamos, 50 kilometra në veri të Athinës, me ndikimin e erërave të forta kanë përfshirë edhe qytetet fqinje në jug. Në rajon ku u shpall gjendja e jashtëzakonshme mijëra akra të sipërfaqes pyjore u shkatërruan. Në punimet e kërkim-shpëtimit po marrin pjesë 180 zjarrfikës, 70 automjete zjarrfikëse, si dhe dy avionë dhe një numër të madh i helikopterëve. Për shkak të zjarrit i cili ka shkatërruar pyjet me pisha…
Shpallja e zgjedhjeve lokale ka hapur sërish debatin për listën zgjedhore, nëse do të ketë ose jo përmirësime nga zgjedhjet e dhjetorit apo votimet do të mbahen me listën e njëjtë. Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kërkojnë që në listën zgjedhore të kthehen votuesit e dyshimit të cilët ishin hequr nga lista për shkak të të dhënave jo të sakta apo që nuk korrespondonin me adresat e banimit apo për mangësi tjera. Shumica nga këta votues ishin nga Çairi, Tetova, Shkupi, Kërçova e vendbanime tjera. Konform normave ligjore listës zgjedhore do t’i rikthehen të gjithë ata votues të cilët në…
15 August Iluzion është se prokurori shtetëror Marko Zvërlevski nuk do të shkarkohet, e VMRO-DPMNE-ja do t’ia dalë ta parandalojë këtë, konsideron ish deputetja nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gjulistana Markovska. Sipas saj, sjellja e opozitës në Kuvend i tejkalon kufijtë e arsyes dhe pa nevojë shpenzohen para publike për seanca joproduktive. Markovska thotë se zgjedhjet lokale janë arsyeja pse VMRO-DPMNE-ja e zgjodhi këtë taktikë, respektivisht ”okupimin” e foltores kuvendare. Nëse nuk do të gjendeshim para zgjedhjeve lokale, me gjasë nuk do të ndodhte kjo, ose sigurisht jo në periudhë kaq të gjatë. Konsideroj se është mundësi kur dikush e shfrytëzon…
Policia ka ngritur padi penale kundër pesë personave për shkak dyshimit se kanë shkaktuar zjarre në mënyrë të qëllimshme. Sipas raportit policor, më 4 gusht, rreth orës 12, në fshatin Mogile në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit ka filluar një zjarr. Më pas, i njëjti është zgjeruar dhe ka djegur dy shtëpi dhe një sipërfaqe e madhe e pyjeve me pisha. Policia dyshon se zjarri është shkaktuar nga një cigare e ndezur e cila është gjetur në shtëpi. Është ngritur padi edhe kundër 36-vjeçarit nga fshati Kosovë i Makedonski Brodit, për shkak të shkaktimit të zjarrit. Ai dyshohet për zjarrin…
Maqedonia vazhdon me dukurinë e marrjes së borxheve të reja për të larë borxhet e vjetra. Shteti sot do të futet në borxh te kreditorët vendorë, bankat dhe kompanitë e sigurimit për një shumë prej 2 miliardë dhe 750 milionë denarë ose në vlerë prej 44.7 milionë eurove. Në web-faqen e Ministrisë së Financave sqarohet se bëhet fjalë për ankand të 12 muajve të letrave me vlerë, si dhe 5 dhe 15 vjet bono thesari. Ndërkaq, nesër duhet të kthehen 32.5 milionë euro, borxh i vjetër.
Shumica parlamentare shpreson ta shkarkojë Marko Zvërlevskin këtë javë. Ndërkohë sot, kur në Kuvend ka vazhduar avazi i vjetër i VMRO-DPMNE-së me fjalime procedurale dhe replika, asnjë deputet nga shumica parlamentare nuk foli, por nga foltorja e qendrës për media iu bë apel që të zhbllokojnë punën e Kuvendit në mënyrë që të lejohet rrjedha e proceseve reformuese. Deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski i tërhoqi vëmendjen VMRO-së që të mos vazhdojë ta mbrojë kriminalitetin dhe të lejojë shkarkimin e Zvërlevskit. Por, VMRO DPMNE – ja refuzon të kontestohet figura dhe profesionaliteti i Marko Zvërlevskit. Ata janë të bindur se propozimi…
U bënë pesë vjet që kur ndërroi jetë Arben Xhaferi, ish-kryetari i PDSH-së. Xhaferi ka qenë deputet i Parlamentit të Maqedonisë që nga viti 1994. Ai synonte krijimin e një sistemi dydhomësh në institucionin ligjvënës. Në kohën e konfliktit të armatosur në vitin 2001, partia e tij ishte në pushtet. Ai është një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, por me zvarritjen e zbatimit të saj, ai synonte një marrëveshje të re midis shqiptarëve dhe maqedonasve. Xhaferi njihej për opinionet filozofike gjatë paraqitjeve në media dhe është autor i shumë eseve dhe artikujve analitikë, pas tërheqjes nga politika aktive. Xhaferi…

