Banorët e fshatit Poroj të Tetovës që brenda dy muajve dy herë u godit nga vërshimet akoma vazhdojnë t’i ndiejnë pasojat dhe ende nuk i janë kthyer normalitetit. Banorët ankohen se pas vërshimeve të dyta asnjë institucion lokal apo qendror nuk ka intervenuar, ndërsa sezoni i vjeshtës po ofrohet dhe rreziku nga shirat shtohet çdo ditë e më tepër. Edhe përkundër premtimit se do të bëhet për dy javë, kanë kaluar dy muaj dhe kjo urë që u shkatërrua nga vërshimet, kjo urë ende nuk është kthyer në gjendjen e saj të mëparme dhe nuk është vënë në funksion. Për…
Author: almakos
Një informacion se në qendër të Kumanovës do të vendoset pllakë përkujtimore për branitellat, ka shqetësuar shqiptarët e këtij qyteti. Por, kryetari i Komunës sot tha se nuk është caktuar saktë se çfarë pllake do të vendoset në parkun e ri në Kumanovë, dhe se çfarëdo vendimi duhet të kalojë në këshillin komunal me votim sipas modelit të Badenterit. Ai tha se komuna vetëm ka informuar se do të fillojë ndërtimi i gjelbërimit të një parku të vogël në atë lokacion, dhe se në të ekziston hapësirë që të vendosen pllaka të ndryshme përkujtimore, pasi shoqatat civile disa herë e…
16 August Lideri i ri i sidikalistëve Darko Dimovski sot doli me akuza. Ish kryetari i sindikalistëve Zhivko Mitrevski ka gëzuar privilegje më të mëdha edhe nga vetë deputetët. Përveç rrogës prej 50 mijë denarëve, ka pasur edhe sigurim jetësor, veturë dhe shofer zyrtar, telefon celularë, të drejtë që të arsimohet dhe kompletohet në llogari të LSM-së si dhe benefite tjera. “Kryetari ka të drejtë të kompensimit për shfrytëzim të banesës, edhe pse i njëjti kryetar ka banesë në Shkup si dhe të drejtë për kompensimin e shpenzimeve për energji elektrike, ujë, shërbime komunale, ngrohje qendrore dhe të gjitha shpenzimet…
Deponia ilegale në hyrje të qytetit jo vetëm që nuk pastrohet dhe dislokohet, por ditëve të fundit ajo është zmadhuar edhe më shumë dhe mbeturinat kanë dalë tanimë në rrugën kryesore. Qytetarët e Tetovës thonë se kjo është një pamje e hidhur për qytetin, ndërsa banorët dhe afaristët për rreth ankohen se era që kundërmon ështëe bërë e padurueshme. Banorët e Tetovës dhe aktivistët e sektorit civil akuzojnë administratën e kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, se nuk ka as interesimin më të vogël për të zgjidhur këtë problem, në emër të së cilit katër vjet më parë morën…
< Qeveria ka kërkuar nga kreu i Parlamentit Talat Xhaferri që një herë në javë të mbahen takime në të cilat do të diskutohet rreth cështjeve tematike të deputetëve të cilat parashihen të zgjasin një orë. Në letrën zyrtare të kryeministrit Zaev ndaj kryeparlamentarit, thuhet se një gjë e tillë kërkohet të bëhet me qëllim të zbatimit të plotë të Planit qeveritar 3-6-9. Zaev në komunikatën dërguar Xhaferit, kërkon që një gjë e tillë të zbatohet sipas normale ligjore dhe procedurave parlamentare. Gjithashtu në komunikatë thuhet se Qeveria në mënyrë aktive përkushtohet në kyçjen e Kuvendit në reformat e shërbimeve…
16 August Edhe pre ditë pas vrasjes së biznesmenin kontrovers nga Struga, Dilaver Bojkun ende nuk ka asnjë gjurmë për autorin e krimit. Nga policia e Ohrit për Alsat M thonë se policia në kuadër të Sektorit për punë të brendshme është e fokusuar në mbledhjen e informatave dhe të dhënave në lidhje me këtë ngjarje, por ende nuk ka asnjë person të dyshuar. “Vazhdojnë aktivitetet me anketimin e qytetarëve dhe marrjen në pyetje të personave të caktuar në stacionin e policisë. Të gjitha këto masa bëhen në bashkëpunim me Prokurorin Publik, i cili jep udhëzime për masa të mëtejshme-…
16 August Komisioni Shtetëror Kundër Korrupsionit iu përgjigj kërkesës së VMRO-DPMNE-së dhe dha mendimin e tij në lidhje me ligjshmërinë e procedurës për shkarkimin e prokurorit publik Marko Zvrlevski. Aktikorrupsionerët njëzëri vendosën se ajo do të ishte në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Sipas interpretimit të tyre, me Neni-n 8 paragrafi 1 i këtij ligji ndalohet emërimi ose shkarkimi i zyrtarëve nëse më parë jenë shpallur zgjedhjet. Në këtë rast bëhet fjalë për zgjedhjet lokale të cilat kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi i shpalli më 6 gusht. Opozita menjëherë pas kësaj tha se tashmë ka një arsye ligjore për të ndaluar…
16 August Ndërkohë, edhe sot vazhdoi seanca për shkarkimin e prokurorit shtetëror, Marko Zvërlevski. Edhe këtë seancë e karakterizuan replikat dhe kundër replikat mes deputetëve të VMROD-DPMNE-së. Ndërkaq, deputetët e shumicës parlamentare edhe sot nuk morën pjesë në debat, sepse siç thonë, ky debat është i pakuptimtë. Sipas opozitës, pushteti dëshiron ta shkarkojë Zvërlevskin me qëllim që kryeministri Zoran Zaev të shpëtojë nga proceset gjyqësore të ngritura kundër tij, si dhe për defokusimin e opinionit prej disa temave aktuale, siç janë huamarrjet, zjarret, strategjia për emigrantët dhe çështje të tjera.
Nuk ka ende asnjë të dyshuar për vrasjen e Dilaver Bojkut. Policia është duke punuar në mënyrë intensive në kapjen e autorit. Nga SPB Ohër për TV SHENJA kanë thënë se në bisedë informative kanë ftuar disa persona dhe janë realizuar anketa me qytetarët. Përveç autorit, për MPB-në të paktën zyrtarisht janë ende të panjohura edhe motivet e vrasjes. Në opinion spekulohet se bëhet fjalë për hakmarrje. Kujtojmë se Dilevar Bojku- Leku u qëllua për vdekje tre ditë më parë me plumb në kokë, në restorantin e tij “Aqua Blu”. Policia ka publikuar edhe përshkrimin e personit i cili kërkohet për…
Katër muaj pas ngjarjeve të dhunshme në Kuvend, Prokuroria Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion refuzon të përgjigjet nëse janë ftuar të dëshmojnë deputetët e VMRO-së Kërste Mukoski dhe Sashe Vasilevski, të cilët sipas incizimeve të kamerave të sigurisë në Kuvend, kanë hapur dyert e institucionit ligjvënës për t’iu ndihmuar dhunuesve të depërtojnë më lehtë brenda objektit të Parlamentit. Nga kjo Prokurori thonë se lënda është në fazë para hetimore, dhe se sipas normave ligjore nuk lejohet që të zbulohen të dhëna rreth personave që thirren në Prokurori. Procedura për këtë lëndë e cila udhëhiqet nga ana e Prokurorisë…
16 August Sot në Prishtinë është nënshkruar protokolli teknik mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë për hapjen e pikës kufitare Stançiq- Bellanoc. “Zv/kryeministrit Osmani dhe anëtarëve të tjerë të kabinetit qeveritar, projekti për pikën kufitare “Bellanoc-Stançiq” mori drejtimin e duhur. Me nënshkrimin e Protokollit me palën kosovare sot në Prishtinë, Qeveria e Maqedonisë përmbyll pjesën e detyrimeve të saj duke i mundësuar palës kosovare edhe kontraktimin e menjëhershëm të kompanisë për ndërtimin e objektit të përbashkët në pikën kufitare “Bellanoc-Stançiq”, shkruan në “Facebook”, zv/ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu.
VMRO ka marrë edhe një mbështetje tjetër në përjekjen për të parandaluar shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski nga Kuvendi. Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka sjellur vendim se shkarkimi i Zvërlevskit është në kundërshtim me ligjin. Sipas këtij Komisioni, nuk duhet të ketë emërime as shkarkime pas shpallje së zgjedhjeve. “Edhe ky vendim është në përputhje me vendimet e mëhershme se nuk ka emërime e shkarkime pasi të shpallet data e zgjedhjeve. Ky ishte mendimi në katër ose pesë cikle zgjedhore, në atë mendim ngelemi edhe tani”, vlerësoi Komisioni Antikorrupsion. Ky vendim i Komisionit vjen pas kërkesës së VMRO-së.…

