Nesër dhe pasnesër në orët e hershme të mëngjesit do të realizohet dezinsektim ajror kundër mushkonjave në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në qoftë se nuk lejojnë kushtet e motit, siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, dezinsektimi ajror do të realizohet ditën e parë të ardhshme, kur kushtet e motit do të jenë të volitshme. Nga Qyteti i Shkupit i njoftojnë bletarët që në kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve.
Author: almakos
Marrëdhëniet midis Greqisë dhe Maqedonisë janë acaruar përsëri, pas një incidenti, të cilin Athina zyrtare e ka konsideruar si incident diplomatik dhe provokues. Ngjarja ka ndodhur në Toronto të Kandasë, kur konsulli i përgjithshëm i Maqedonisë është shfaqur në një eveniment, duke pasur në sfond një hartë të Ish Republikës Jugosllave, me të ashtuquajturën “Maqedonia e Madhe “, me yllin e Vergjinës, ku përfshihen edhe territore greke, gjithë rajoni i Halkidhikisë, si dhe Greqia e Veriut deri në Larisa. Përveç këtij fakti, siç thekson ministria e jashtme greke, në një notë proteste që ajo i ka dërguar Shkupit, konsulli Jovica…
Në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” -Shkup sot dhe nesër është paraqitja për regjistrim në vitin e parë të vitit akademik 2017-2018. Sipas konkursit për regjistrimin e studentëve në ciklin e parë të studimeve për vitin e ardhshëm akademik, vende të lira janë gjithsej 10.818. Prej tyre 5865 janë për studentë të rregullt për të cilët participimi shkollor është 200 euro, 3793 vende janë për studentë të rregullt me bashkëfinancim për studime me 400 euro në vit dhe 1116 për studime me korrespondencë që, gjithashtu paguhen 400 euro. Risi në konkurs është heqja e studimeve të disperzuara. Kandidatët që nuk…
Moti sot pritet të jetë me diell dhe i ngrohtë e me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite në pjesët perëndimore do të ketë kushte për reshje afatshkurtra të shiut dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e dobët veriore. Indeksi UV do të ketë vlerën 8. Temperatura e mëngjesit pritet të lëvizë prej 14 deri 20 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 30 deri 36 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë e me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët veriore. Temperatura e mëngjesit parashikohet…
Pas marrjes në pyetje rreth katër orë, biznesmeni Lupço Palevski bashkë me avokatin e tij doli nga Prokuroria Speciale Publike, por nuk komentoi rreth marrjes në pyetje, por shkurt tha se bëhet fjalë për procedurë parahetimore. Edhe nga PSP nuk zbulojnë detaje rreth biznesmenit Lupço Palevski për shkak se rasti i tij është ende në fazën parahetimore.
16 August VMRO-DPMNE tërhiqet nga debati për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski. Sot pasdite deputeti i kësaj partie Ilija Dimovski i dorëzoi mendimin e Komisionit Antikorrupsion kreut të Kuvendit Talat Xhaferi dhe theksoi se VMRO-ja nuk do të bëhet pjesë e shkarkimeve të paligjshme pas çka deputetët e kësaj partie braktisën seancën. Me këtë i vihet fundi debatit për shkarkimin e Zvërlevskit. Ndërkohë që pritet që kreu i Kuvendit Talat Xhaferi të caktoj vazhdimin e seancës ku do të votohet propozimi për shkarkimin e Zvërlevskit.
Nga VMRO-DPMNE-ja sot i publikuan kandidatët e parë për kryetar komunash në zgjedhjet lokale që vijojnë. Siç informoi sekretari i përgjithshëm i partisë, Hristian Mickoski, bëhet fjalë për këto persona: Kirurgu oral Marijan Bajraktarov si kandidat për kryetar komune në Strumicë, për në Petrovec kandidat është Borçe Mitrevski, kurse kryetari aktual i Velesit Slavço Çadiev do të garojë edhe për një mandat të ri. Toni Zatkovski do të kandidohet për vendin e kryetarit të komunës në Krivo Gashtan, kurse deputeti aktual Zoran Gjorgjievski do të kandidohet për komunën e Kumanovës.
Grupi rinor “Zgjohu” zyrtarisht është formuar më datë 8 Nëntor të vitit 2015, grup ky që ka marrë përsipër avancimin e të rinjve në jetën e kulturës, artit, shkencës, njohton Almakos. Në një intervistë për Almakos, përfaqësuesi i këtij grupi, Zenel Miftari thotë se rininë tonë e ka përfshirë një pasivitet në jetën shoqërore dhe pikërisht duhet zgjuar këtë brez të të rinjve, për të qenë më aktiv dhe më kreativ. “ Unë e kam një shprehje “Ditët e rinisë janë ditët e shkëlqimit“ – thotë Bayron, prandaj duhet shfrytëzuar. Një vit më parë, bashkë me disa shokë bëmë grupin tonë…
Para disa ditëve Presidenti i vendit, Gjorgji Ivanov, nënshkroi rishikimin e buxhetit, i njejti u votua nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Rishikimi i buxhetit ka paraparë që të reduktohet një shumë e të hollave në disa krerë të Kuvendit, dhe institucione, ndërsa të prekur janë edhe institucionet ku udhëheqin shqiptarët. Një ndër ato është Universiteti “Nënë Tereza”, i cili ka filluar vitin me 22 programe të reja, poashtu edhe me konkurse për pranimin e stafit akademik dhe stafit administrativ. Pasi është goditur rëndë nga rishikimi më i ri i arkës shtetërore, do të reduktohet edhe numri i punëtorëve në…
Rekomandimet e Pribes për reforma në institucionet e shtetit janë shkatërruar. Kështu kanë vlerësuar deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare, gjatë debatit të sotëm në seancën parlamentare për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski. Edhe seancën e sotme deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë vazhduar diskutimet dhe replikat vetëm në mes vete. DIMITAR STEVANANXHIJA, VMRO-DPMNE “Supozoj se flokët do t’i ngrihen se çfarë ndodh në Republikën e Maqedonisë. erdhëm deri në këtë derexhe që edhe Mogerini të reagojë në partizimin e institucioneve në Maqedoni. Në shkeljen e gjithë asaj që ishte ligj dhe normë. Por, kjo është diçka që duhet të presim të deklarohen ata…
Vendimi për marrjen e një borxhi të ri nga ana e Qeverisë, ka nxitur reagimin e opozitën maqedonase VMRO DPMNE. Nga ky subjekt politik kanë deklaruar se opinioni i vendit është dëshmitar që Qeveria po fut çdo ditë në borxhe vendin. Ata kanë akuzuar ministrin e Financave, Dragan Tevdoski, të cilin ata e quajnë ministri i borxheve, duke thënë se fut në borxh vendit 80.555 euro në orë. HRISTIJAN DELEV, VMRO DPMNE “Qytetarët nga kjo Qeveri për këtë periudhë nga reformat kanë parë vetëm borxhe. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë kanë të drejtë të dijnë ku shkojnë paratë e tyre…
Me çekiç në dorë dhe levë, 46-vjeçari Spase Veljanov ka vrarë fqinjin e tij dhe ka lënduar katër anëtarë tjerë të familjes. Tragjedia ka ndodhur në qytetin e Velesit rreth orës dy pas mesnate. Prokuroria Publike njofton se Veljanov ka thyer derën hyrëse të shtëpisë së fqinjëve dhe është futur në dhomën ku ka qenë vajza e fqinjit, 30-vjeçarja T.N. Të parën e ka goditur atë në kokë, ndërsa më pas në dhomë janë futur prindërit e vajzës, ndërsa i dyshuari i ka goditur edhe ata duke u shkaktuar lëndime të rënda. Babai i vajzës, 65 vjeçari D.N., iu është…

