Author: almakos

Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës Publike është institucioni më përgjegjës për administratën publike si dhe për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në administratë. Por, nga ana tjetër kjo ministri është një nga institucionet me përqindjen më të ulët të përfaqësimit të shqiptarëve. Sipas raportit të fundit të Avokatit të Popullit, publikuar vitin e kaluar, përfaqësimi i shqiptarëve në këtë ministri është shumë larg 20 përqindëshit që obligon Marrëveshja e Ohrit dhe Kushtetuta. Sipas këtij raporti, nga 214 të punësuar gjithsej, shqiptarët në Ministrinë e Shoqërisë Informative dhe Administratës Publike janë të përfaqësuar me vetëm 7 për qind, apo 15…

Lexo më Shumë

Sot ka filluar paraqitja për regjistrim në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” për vitin akademik 2017-2018, e cila do të vazhdoj edhe nesër. Sipas konkursit për regjistrimin e studentëve në ciklin e parë të studimeve për vitin e ardhshëm akademik në këtë universitet, vende të lira janë gjithsej 10.818. Prej tyre 5.865 janë për studentë të rregullt, për të cilët participimi shkollor është 200 euro, 3.793 vende janë për studentë të rregullt me bashkëfinancim, me 400 euro në vit dhe 1.116 për studime me korrespondencë, që gjithashtu paguhet 400 euro. Nga Fakulteti i Filozofisë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”…

Lexo më Shumë

Pas marrjes në pyetje për rreth katër orë, biznesmeni Lupço Palevski bashkë me avokatin e tij doli nga Prokuroria Speciale Publike. Ai nuk komentoi rreth marrjes në pyetje, por shkurt tha se bëhet fjalë për procedurë parahetimore. Para se të merret në pyetja nga PSP, Palevski kaloi 20 orë në staciononin policor. Policia ka kryer bastisje në disa objekte të tij në Shkup, por nuk kanë bërë publike nëse kanë gjetur diçka të vlefshme për hetimet. As nga PSP deri më tani nuk kanë shpalosur detaje në lidhje me këtë rast. Të pyetur nga TV Shenja, nga ky institucion janë…

Lexo më Shumë

Dega e odës ekonomike MUSIAD në Ballkan, me seli në Shkup, ka organizuar sot panelin e diskutimin “Mundësitë e investimeve në Ballkan”, ku marrin pjesë afaristë nga qyteti Afyonkarahisar i Turqisë. Përparësitë e të bërit biznes në Maqedoni, i ka prezantuar ministri pa resor i Maqedonisë përgjegjës për investimet e jashtme, Adnan Kahil, i cili tha se Qeveria e re është krenare nga ajo që sigurojnë mundësi për investime për ata që tregojnë interes për ekonominë e Maqedonisë. Ndërkohë, kryetari i MUSIAD-it në Maqedoni, i cilësoi si pozitive zhvillimet ekonomike të viteve të fundit në Maqedoni dhe rajon. BILAL KARA,…

Lexo më Shumë

Këshilli Gjyqësor vendosi t’ua marrë imunitetin gjyqësor pesë gjykatësve nga Gjykata Administrative të akuzuar në rastin “Titanik 2”, rast ky i hapur nga PSP-ja për parregullsitë zgjedhore të zgjedhjeve lokale të vitit 2013. Vendimi është publikuar zyrtarisht në veb-faqen e Këshillit gjyqësor në një fjali. Ky vendim vjen pasi gjykatësja e cila duhet ta vlerësojë aktakuzën, Verka Petkovska, ka dërguar kërkesë për vlerësimin e imunitetit të gjykatësve të akuzuar. Në rastin “Titanik 2” të akuzuar ishin edhe pesë persona nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, si dhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Lexo më Shumë

Pas shkarkimit të Marko Zvërlevskit pritet të nisin procedurat për zgjedhjen e prokurorit të ri. Procedura pritet të zgjas mes 30 dhe 45 ditë. Vlerësimi i kandidatëve pritet të bëhet nga këshilli i prokurorëve ndërsa njëri nga ana që do të marrin nota pozitive do të marr dritën jeshile në procedurën e mëtejmë të emërimit në Kuvend. Interesim për këtë post ka dhe me gjasë ai do të jetë nga radhët e ekspertëve e njohur të sistemit juridik.

Lexo më Shumë

Ekspertët juridik vlerësojnë se publikimi i bisedave private nga bombat në rrjetet sociale duhet të ndëshkohet ashpër nga Gjykatat. Duke komentuar rastin e fundit me të ndaluarin Lupço Palevski, ekspertja Arta Zendeli Bilalli vlerëson se në këtë rast duhet të ketë një gjykim të drejtë me të gjitha parametrat duke respektuar standardet e drejtësisë penale Personi në fjalë në qoftë se është fajtor dhe nëse argumentohet në nivel të duhur se ai është fajtori për atë vepër jo me hamendje, ta merr dënimin e merituar mendoj se do të funksionon një ndër qëllimet e dënimit që është preventive gjenerale që…

Lexo më Shumë

Pas dy javësh, qytetarët pas orës 16 do të mund të nxjerrin, certifikatën e lindjes, kurorës, të kryejnë ndonjë punë në DAP ose doganë. Por, nuk do të mund të marrin fletëpronësi nga Kadastra. Ky institucion nuk është në listën e shërbimeve publike që nga një shtatori do të punojnë në dy ndërrime. Nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës thonë se kadastra është organ i formuar me ligj të posaçëm dhe qeveria nuk ka kompetenca mbi punën e saj, kështu që nuk mund t’i urdhërojë të vendosin ndërrimin e dytë. Lista është ajo që është publikuar. Për momentin nuk…

Lexo më Shumë

Një delegacion i Misionit të OSBE-së në Shkup, i përbërë nga Gonzalo de Çezare, Sara Barbieri dhe Tatijana Temellkovska, realizuan mbledhje punuese me drejtorin e Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive (ARDB) Ilhan Rahman dhe zëvendës drejtorin Xhelal Hoxhiq. Siç kumtuan nga Agjencia, në mbledhjen punuese është arritur marrëveshje që Agjencia për realizimin e të drejtave të bashkësive dhe misioni i OSBE-së në Shkup veçmë javën e ardhshme të formojnë komision të përbashkët, i cili duhet të përgatis Memorandum për bashkëpunim dhe mirëkuptim. U bisedua edhe për nevojën për përtëritje të Forumit participativ të bashkësive nën 20 për…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Maqedonisë ka shkarkuar kryeprokurorin Marko Zvërlevski. Për shkarkimin e tij kanë votur 64 deputetë. Vendimi u mor pak momente më parë, pasi pas një drame njëmujore nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, të cilët me replika dhe kundër-replika e pamundësonin një gjë të tillë. VMRO-DPMNE-ja dje u tërhoq nga debati nga debati për shkarkimin e kryeprokurorit Zvërlevski. Dje pasdite deputeti i kësaj partie Ilija Dimovski i dorëzoi mendimin e Komisionit Antikorrupsion kreut të Kuvendit Talat Xhaferi dhe theksoi se VMRO-ja nuk do të bëhet pjesë e shkarkimeve të paligjshme pas çka  deputetët e kësaj partie braktisën seancën.  Me…

Lexo më Shumë

Katër ditë pas vrasjes, policia nuk jep asnjë hollësi për hetimin rreth vrasjes së Dilaver Bojkut. Nga SPB Ohër thanë për Alsat M se ende nuk kanë ndonjë të akuzuar për vrasjen që ndodhi në plazhin Akua Blu. SPB Ohër në koordinim me Prokurorinë edhe sot në mënyrë intensive punojnë në zbardhjen e vrasjes në Strugë. Vazhdojnë bisedat me persona nga Struga dhe disa vende përreth për konkretizimin e disa informatave dhe aspekteve lidhur me kryerësin e mundshëm. Ende nuk ka ndonjë të dyshuar- deklaroi Stefan Dimoski, SPB Ohër. Në pyetjen e Alsat M, nëse kanë bashkëpunim me Shqipërinë rreth…

Lexo më Shumë

Një pjesë e konsumatorëve të lagjes Keramidnica të Shkupit nesër prej orës 7:55 deri në orën 15 do të jenë pa energji elektrike. Në periudhën prej orës 8:30 e deri në orën 11 pa rrymë do të jenë një pjesë e konsumatorëve të rrugës “Marko Oreshkoviq” në komunën e Kisella Vodës, ndërsa prej orës 10 e deri në orën 15 një pjesë e konsumatorëve  të fshatit Bojanë të Shkupit, komuna Saraj. Siç kumtoi QRMK Shkup, ndërprerjet janë për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektrik

Lexo më Shumë