Pas marrjes në pyetje për rreth katër orë, biznesmeni Lupço Palevski bashkë me avokatin e tij doli nga Prokuroria Speciale Publike. Ai nuk komentoi rreth marrjes në pyetje, por shkurt tha se bëhet fjalë për procedurë parahetimore. Para se të merret në pyetja nga PSP, Palevski kaloi 20 orë në staciononin policor. Policia ka kryer bastisje në disa objekte të tij në Shkup, por nuk kanë bërë publike nëse kanë gjetur diçka të vlefshme për hetimet.
As nga PSP deri më tani nuk kanë shpalosur detaje në lidhje me këtë rast. Të pyetur nga TV Shenja, nga ky institucion janë përgjigjur se bëhet fjalë për procedurë parahetimore dhe se nuk mund të publikohen detaje.
Deri më tani nuk janë as PSP dhe as Ministria e Punëve të Brendshme nuk kanë dhënë detaje se për çfarë veprash dyshohet biznesmeni dhe ish funksionari i LSDM-së, Lupço Palevski, i cili u arrestuar me kërkesë të Prokurorisë Speciale.
Por, jozyrtarisht thuhet se Palevski dyshohet për lëshimin e bisedave të përgjuara telefonike në rrjetin social “Youtube” me emrin e koduar “Tesla”. Ky emër pati lëshuar disa biseda private të ish deputetes së BDI-së Ermira Mehmeti, liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, ish kryeministrit Hari Kostov, biznesmenit Jordan Kamçev, redaktorëve të televizonit “Sitel” Dragan Pavlloviç Llatas dhe Ivona Talevska, gazetares Olivera Trajkovska dhe analistit Mersel Bilalli, liderit të PDSH-së, Menduh Thaçit e të tjerë. Ermira Mehmeti, Llatasi dhe Talevska patën denoncuar publikimin e bisedave private në internet deri tek Prokuroria Speciale, por asnjëherë nuk janë dhënë detaje nëse ka nisur ndonjë hetim për autorin. Teuta Buçi

