Author: almakos

Komunikacioni në rrugët shtetërore është duke u zhvilluar në thatësi. Intensiteti i rrugëve të drejtimit rrugor jashtë mjediseve të qytetit është rritur, njofton LAMM. Në kalimet kufitare nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga shtetit. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi e caktuar dhe rrespektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes më të madh nëpër lugina dhe shpate, ku është e mundur edhe rrëshqitja e tokës.

Lexo më Shumë

Mbrëmë rreth orës 19, banorët e Shkupit u shqetësuan nga zëra të eksplozionit për të cilët më vonë erdhi kumtesë nga Gjeneral shtabi i ARM-së se janë vetëm prova për aktivitetet e ceremonisë së përvjetorit të ARM-së që do të mbahen nesër. “Rreth orës 19, ARM-ja bëri gjuajtje kryesore provë me artileri të rëndë nga kazerma Ilinden për ceremoninë e nesërme qendrore me rastin e Ditës së ARM-së”, njoftuan nga Zyra për marrëdhënie me publikun e Gjeneralshtabit të ARM-së. Për ceremoninë e ditës së nesërme, në ora 19 paralajmërohen dhjetë gjuajtje me artileri të rëndë për këtë përvjetor të ARM-së

Lexo më Shumë

18 August Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët deri në mesatare me drejtim të ndryshueshëm. UV Indeksi do të ketë vlerë 8. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri 19 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 27 deri 37 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë mesatare me drejtim të ndryshueshëm Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri 18 gradë, ndërsa ajo e ditës deri 35 gradë Celsius. Deri të shtunën moti do të jetë kryesisht me diell dhe…

Lexo më Shumë

18 August Një qytetar i Maqedonisë, i cili momentalisht në sulmin në Barcelonë ka qenë në afërsi, ka pësuar thyerje të kuçit të këmbës.  Ai nuk është në rrezik për jetën  dhe është trajtuar nga ana e shërbimeve spanjolle mjekësore, njoftoi sot në mëngjes Ministria e Punëve të Jashtme. Një përfaqësues i Ambasadës së Maqedonisë gjatë natës shkoi në spitalin ku ndodhej shtetasi i lënduar i Maqedonisë. MPJ mbrëmë në njoftim i rekomandoi numrat e telefonit 00 34 620 126 308 – numër i përfaqësuesit të Ambasadës së Maqedonisë në Spanjë dhe 00 34 932 142 124 – numër nga institucionet spanjolle…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët deri në mesatare me drejtim të ndryshueshëm. UV Indeksi do të ketë vlerë 8. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri 19 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 27 deri 37 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë mesatare me drejtim të ndryshueshëm Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri 18 gradë, ndërsa ajo e ditës deri 35 gradë Celsius. Deri të shtunën moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë…

Lexo më Shumë

Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit: Konstatoj se Marko Zvërlevski është i shkarkuar nga funksioni Prokuror publik i Republikës së Maqedonisë. Pas 12 ditëve debat dhe replika të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, kuvendi sot arriti që me 64 vota pro dhe asnjë “kundër” dhe “të përmbajtur”, të shkarkojë kryeprokurorin Marko Zvërlevski. Deputetët e VMRO-DPMNE-së mbrëmë morën vendim të tërheqje nga diskutimet maratonike pas mendimit të Komisionit anketues, se nuk mund të emërohen dhe shkarkohen funksionerë pas shpalljes së garave zgjedhore. Sipas deputetit të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, votimi është në kundërshtim me kodin zgjedhor. Por kryeparalamentari Talat Xhaferi dha argumente të kundërta. Ekziston…

Lexo më Shumë

Me te rejat e ndeshjes  Milano – Shkendija mund ti ndiqni minut pas minute. E pikërisht kur akrepat e orës të shënojnë 20:45, brohoritjeve “ Shkëndija, Shkëndija” të rreth 2000 Ballistëve nga stadiumi i San Siros, do t’u bashkëngjiten edhe mijëra shqiptarë të cilët nëpërmjet ekranit me emocion do të presin më të mirën nga lojtarët e ekipit tetovar.

Lexo më Shumë

Lëvizja BESA vlerëson se reformat në drejtësi, aq të paralajmëruara nga shumica parlamentare, nuk kanë filluar akoma. Shefi i kabinetit të kryetarit të kësaj partie, Faton Fazliu, tha se Lëvizja BESA do të angazhohet për zbardhjen e të gjitha proceseve të montuara, ku viktima kryesore kanë qenë shqiptarët.  Fazliu shtoi se do të merren të gjitha masat e nevojshme për t’u arritur një gjë të tillë, ndërkaq nuk përjashtoi mundësinë edhe organizimin e protestave. FATON FAZLIU, SHEF I KABINETIT TË KRYETARIT TË LËVIZJES BESA “Lëvizja BESA do të angazhohet maksimalisht që të zbardhen të gjitha proceset e montuara gjyqësore, të…

Lexo më Shumë

Në një prononcim, për Almakos, disa qytetare nga Shkupi thonë se viteve e fundit kemi rënie të numrit të lindjeve. Por, edhe dështimet në lindje janë të mëdhaja, për shkak, të ajrit të ndotur dhe produkteve ushqimore me kimikate. Sipas studentes Valbona Musliu, e cila studion për biokimi, thotë se përpos ajrit të ndotur që vjen si rezultat i aktiviteteve industriale, shkarkohen kimikatet, ku edhe pason ndryshimi në ujë, tokë, bimë barishtore, etj, ku edhe ndikon në jetën e njeriut, dhe në zhvillimin e embrionit, raporton Almakos. “Ndotja zakonisht ndodh kur ndotësit infektojnë një mjedis natyror, i cili sjell ndryshime…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e mbajtur në Toronto të Kanadasë, ku ka marrë pjesë edhe konsulli maqedonas, Jovica Pallashevski, ka ngritur sërish tensionet mes Greqisë dhe Maqedonisë. Në skenën ku është mbajtur evenimenti, Pallasheski ka paraqitur në sfond  hartën e “Maqedonisë së Madhe”, e cila përfshin edhe territorin grek. Në lidhje me këtë ka reaguar menjëherë Athina zyrtare, e cila simbolet e paraqitura nga Pallashevski i ka quajtuar simbole irredentiste. MPJ GREKE “Dënojmë pjesëmarrjen e konsulit të përgjithshëm të IRJM-së në Toronto, Jovica Palleshevski në ngjarje irredentiste, pjesëmarrje që paraqet edhe një shkelje nga ana e IRJM-së të Marrëveshjes së Përkohshme, me…

Lexo më Shumë

Autori i dhjetë librave, Zekirja Idrizi, vjen nesër me promovimin e gjashtë librave të tij të fundit, në Shkup. Para dashamirësve të librit shfaqet me një nismë krejtësisht vullnetare. Kjo nismë motivohet nga dëshira për ‘demokratizim’ të dijes në një kontekst që në mënyrë jo edhe aq demokratike shpërndan të drejtat për qasje në librat e tij. Ai paraqitet me synimin se jetojmë në një trend që objektivisht e bën të vështirë për disa njerëz të kenë qasje në libra, ndërkaq që një pjesë tjetër ka më tepër mundësi në këtë drejtim, ku mundëson vet autori me prezencën e tij,…

Lexo më Shumë

Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës Publike është institucioni më përgjegjës për administratën publike si dhe për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në administratë. Por, nga ana tjetër kjo ministri është një nga institucionet me përqindjen më të ulët të përfaqësimit të shqiptarëve. Sipas raportit të fundit të Avokatit të Popullit, publikuar vitin e kaluar, përfaqësimi i shqiptarëve në këtë ministri është shumë larg 20 përqindëshit që obligon Marrëveshja e Ohrit dhe Kushtetuta. Sipas këtij raporti, nga 214 të punësuar gjithsej, shqiptarët në Ministrinë e Shoqërisë Informative dhe Administratës Publike janë të përfaqësuar me vetëm 7 për qind, apo 15…

Lexo më Shumë