Autori i dhjetë librave, Zekirja Idrizi, vjen nesër me promovimin e gjashtë librave të tij të fundit, në Shkup. Para dashamirësve të librit shfaqet me një nismë krejtësisht vullnetare. Kjo nismë motivohet nga dëshira për ‘demokratizim’ të dijes në një kontekst që në mënyrë jo edhe aq demokratike shpërndan të drejtat për qasje në librat e tij. Ai paraqitet me synimin se jetojmë në një trend që objektivisht e bën të vështirë për disa njerëz të kenë qasje në libra, ndërkaq që një pjesë tjetër ka më tepër mundësi në këtë drejtim, ku mundëson vet autori me prezencën e tij, që do t’ua fal librat, bashkëkombësve të tij. Dhënia e mundësisë për një shtresë të shoqërisë për qasje falas në libra në gjuhën shqipe, për autorin Idrizi është se do të jep informacione mbi çështjen aktuale të shqiptarëve. Ai me veprat e tij paraqet një binom, ku takon kombin me fenë. Trajton çështjen e kauzës shqiptare, si akoma të pazgjidhur, ku të gjithë e shohin në këndvështrimin e vet, ai në aspektin fetar, njohton Almakos.
Autori ka zgjedhur të promovojë librat në objektin e rektoratit të Universitetit “Nëna Terezë”, ku edhe do të shoqërohet në panel me njerëz të fushës ku vepron ai, si: Fadil Curri, Kristaq Shabani, profesor Bexhet Asani, përfaqësues nga BFI, etj.
Zekirja Idrizi, u lind në vitin 1969, në lagjen “Dizhon”, Shkup. Shkollën fillore dhe të mesme në Medresenë “Isa Beu” -Shkup. Studimet në fushën e religjionit dhe filozofi, pranë fakultetit të shkencave Islame, në Sarajevë. Deri më tani ka botuar qindra shkrime në revistën informative, kulturore e shkencore islame “Hëna e Re”, me bordin drejtues të Bashkësisë Fetare Islame, në Maqedoni. Ka botuar edhe në gazeta të tjera, që sot janë shuar si gazetën “Flaka”; “Fakti”, botime këto në Shkup dhe diasporë. Në gazetën “Koha Ditore”, në Prishtinë dhe “Bota Sot”, në Zvicër. Gjithashtu ka botuar edhe në revistat “familja”, në Tiranë dhe “Dituria Islame”, që e boton Bashkësia Islame, në Kosovë. Njihet si përkthyes i veprës “E drejta Islame”, me autor Jusuv Kardavi dhe si bashkë përkthyes i veprës “Të vërtetat Esenciale të Islamit”, të autorit Abdullah Seadi.
Deri më tani ka botuar 10 vepra autoriale, si: “Mozaiku Fetar dhe Çështja Kombëtare”, botoi Komuniteti Shqiptar Mysliman, Shkup, në vitin 1997; “Xhamia në analet e historisë – Hoxhallarët dhe tempujt fetar, në shërbim të çështjes kombëtare”, viti 2009, në Cyrih; “Letër bijave të mia”, botoi shoqata Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë, Amanda Edit, në Bukuresht, në vitin 2015; “Veprimtaria e Imamit në kurbet”, nga sh.b “Shkupi, në Shkup; “Fundamentalizmi islamik si fiksion dhe shqiptarët antifundamentalistë”, Shkup – 2015; “Letra Shpirti”, sh.b “Shkupi”-2016; “Tradhëtia me profil dhelpre – Megaintervistë me H.Sulejman Efendi Rexhepi, Reisul Ulema i BFI, në RM”, botuar nga bibloteka “Hëna e Re”, Shkup 2017, po këtë vit është botuar edhe në gjuhën maqedonase; “Stop dukurive negative në shoqëri”, nga Biblioteka “Hëna e Re”, BFI, në RM, viti 2017, në Shkup; “Letër bijave të mia”, ribotoi sh.b “Shkupi”, 2017; “ Arratisja nga vdekja”, botuar në Tiranë, viti 2017; “Në botën e Artit”, botuar, poashtu këtë vit, në Bukuresht. Autori jeton dhe vepron në Berlin – Gjermani
Zekirja Idrizi ka marrë çmimin më të lartë “Mufti Vehbi Dibra” për tërë veprimtarinë retorike dhe botuese, me theks të veçantë për librin mbi “Fundamentalizmin”, nga kreu më i lartë i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni. Ndërsa këto ditë është nderuar në Tiranë, për veprën “Arratisja nga “vdekja” nga kreu i Lnpsha Pegasi Albania.
Delvina Kërluku
Almakos.com